Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ministri Bushati, përfundoi takimin me këshilltarin e kancelares gjermane
English

Ministri Bushati, përfundoi takimin me këshilltarin e kancelares gjermane

Në kuadër të vizitës së tij në Berlin, Ministri Bushati kreu takime pune me këshilltarin e Kancelares Gjermane për politikën e jashtme dhe cështjet e sigurisë, z. Christoph Heusgen, me deputetet Philipp Missfelder dhe Roderich Kiesewetter si dhe morri pjesë në një tryezë të rrumbullakët me studiues, përfaqësues të shoqërisë civile, ekonomistë dhe specialistë të Ballkanit dhe të Shqipërisë.

Gjatë bisedës me z. Heusgen, z. Bushati prezantoi situatën politike në Shqipëri dhe ndau pikëpamje mbi situatën në Ballkanin perëndimor. Z. Heusgen vlerësoi politikën konstruktive të Shqipërisë në rajon, si një element që përforcon bashkëpunimin rajonal dhe ndihmon në rrugëtimin evropian të vendit.

Ai shprehu gjithashtu mbështetjen e Gjermanisë për frymën reformuese të qeverisë në kuadër të procesit të integrimit të Shqipërisë në BE. Në takimet me përfaqësuesit e Bundestag-ut (dhoma e parë e parlamentit gjerman) deputetët Missfelder dhe Kiesewetter shprehën mendimin se Shqipëria kishte tashmë një qeveri funksionale, si dhe inkurajuan përpjekjet për të vijuar reformat në fushën e sundimit të së drejtës në ekonomi dhe përforcimit të shtetit ligjor.

Gjatë tryezës së rrumbullakët të organizuar nga Instituti i Studimeve Ndërkombëtare SWP (Stiftung Wissenschaft und Politik), zoti Bushati zhvilloi një bisedë të hapur mbi prioritetet e politikës së jashtme të Shqipërisë dhe ju përgjigj pyetjeve të pjesëmarrësve në lidhje me sfidat e reja me të cilat duhet të përballet Shqipëria si në fushën ekonomike ashtu dhe në atë të politikës ndërkombëtare".

KOMENTE