Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kompanitë e naftës tani do të paguajnë tatim fitimin
English

Kompanitë e naftës tani do të paguajnë tatim fitimin

Ornela Manjani - Kompanitë koncesionare në sektorin e naftës nuk kanë dorëzuar në arkën e shtetit deri më sot tatimin mbi fitimin, kur në realitet kanë rritur eksportin e “arit të zi”. Tani ka ardhur koha të paguajnë. Sipas Ministrit të Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri, “Pjesa financiare ka qenë një pjesë e rëndësishme e këtyre marrëveshjeve dhe se ajo përfshin investime të mëdha, por edhe prodhimi i naftës është rritur, eksporti është rritur dhe patjetër që publiku me të drejtë kërkon që të përfitojë diçka mbrapsht e këtu lind pikëpyetja më e madhe”. Ky paralajmërim i ministrit u bë dje në takimin me shoqëritë që punojnë në sektorin e hidrokarbureve.

Përmirësimi i kushteve të punës që lidhen me jetën dhe shëndetin e punonjësve që angazhohen në kryerjen e Operacioneve Hidrokarbure gjatë kërkim-zbulimit, vlerësimit, shpimit, zhvillimit ne zonat e kërkimit dhe në vendburimet e naftës dhe të gazit janë disa nga kushtet e vendosura nga Ministria e Energjisë dhe Industrisë për bizneset hidrokarbure qe operojnë në Shqipëri.

Takimi

Ministria e Energjisë dhe Industrisë zhvilloi një tryezë diskutimi në kuadër të projektit të hartimit dhe miratimit të “Rregullores për aktivitetet e kërkimit dhe prodhimit të hidrokarbureve në Shqipëri”. Në takimin e drejtuar nga Ministri Gjiknuri morën pjesë drejtuesi i kompanisë Albpetrol, drejtuesi i Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, përfaqësues nga Ministria e Financave dhe përfaqësues të shoqërive që operojnë në fushën e kërkimit dhe prodhimit të hidrokarbureve në vend. Duke qenë se deri më tani ky aktivitet është monitoruar përmes një rregulloreje të Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, drafti i rregullores së re që po përgatitet nga Ministria e Energjisë dhe Industrisë, dhe që më pas do të kalojë në Këshillin e Ministrave, e zgjeron dhe forcon hapësirën e monitorimit duke shtuar aktorët në këtë proces, përfshirë Ministrinë e Energjisë dhe Ministrinë e Financave.

Synimet e rregullores

Rregullorja pritet të ndikojë në ngritjen dhe forcimin e rrjetit institucional te ekspertizës shkencore për studimin dhe monitorimin në drejtim të shfrytëzimit me efikasitet të rezervave hidrokarbure dhe ruajtjen e mbi dhe nëntokës të vendburimeve hidrokarbure. Rregullorja parashikon detyrimin e organeve përgjegjëse shtetërore, por edhe të institucioneve dhe subjekteve që operojnë në sektorin energjetik hidrokarbur për marrjen e masave për parandalimin e ngjarjeve te pakontrolluara, përfshirë fontanat dhe avaritë në puset e naftës dhe të gazit gjatë operacioneve hidrokarbure, si dhe organizimin dhe funksionimin e njesive te posaçme për përballimin e tyre. Ministri u la porosi përfaqësuesve të hidrokarbureve që të zhvillojmë këtë sektor, të rrisin prodhimin e naftës apo qoftë edhe të gazit, por nga ana tjetër edhe publiku shqiptar të marrë më të mirën e mundshme për ato pasuri.

Detyrimet shtetërore

Rregullorja saktëson detyrimin e organeve përgjegjëse shtetërore për sektorin fiskal dhe kontabilitetin financiar në sektorin hidrokarbur për përcaktimin dhe ndjekjen e procedurave të domosdoshme ligjore për të garantuar interesat e shtetit gjatë aktivitetit të kërkim-prodhimit të hidrokarbureve, si dhe për të mbrojtur interesat e investitorëve vendas dhe të huaj në këto aktivitete.

Të drejtën e kontrollit nga organet përgjegjëse shtetërore që administrojnë në rrugë zyrtare aktivitetin e institucioneve dhe subjekteve që operojnë në sektorin energjetik hidrokarbur, si dhe të drejtën e këtyre organeve për vendosjen e sanksioneve në rast se konstatohen shkelje ligjore.

Gjiknuri: Publiku të marrë çmimin që i takon

“Prodhimi i naftës kërkon edhe nevojën e një mbikëqyrjeje më të mirë shtetërore, për të arritur atë balancën e duhur midis interesit publik dhe interesit privat. Ne, si qeveri jemi shumë të interesuar që marrëveshjet hidrokarbure të zhvillohen, që prodhimi i naftës të rritet, por që edhe publiku të marrë atë çmimin që i takon, për shkak të gjithë këtyre burimeve që i përkasin të gjithë qytetarëve shqiptarë. Shpesh herë, këto marrëveshje, në të kaluarën kanë ngjallur shumë debate, janë shoqëruar edhe me praktika korruptive. Faktet dhe të dhënat, tregojnë se shpesh këto marrëveshje nuk janë respektuar dhe qëllimi i këtij takimi është pikërisht për të diskutuar këtë dokument të parë. Është një projekt-rregullore e cila ka vite që është punuar, mbase nuk është varianti më i mirë pa marrë edhe mendimet tuaja dhe pa u riparë edhe në prizmin e situatës ku jemi me marrëveshjet hidrokarbure”-tha Gjiknuri.

KOMENTE