Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Skifteri: Pelushi dhe lëkura moda e veshjes në dimër
English

Skifteri: Pelushi dhe lëkura moda e veshjes në dimër

Stilistja e njohur Rezarta Skifteri, vjen në një intervist te “Shekulli”, dy muaj pas lindjes së vogëlushit Xhoel, për të ndarë momentet e lumtura që po kalon këto kohë. Elegante, si gjithmonë dhe me stilin e saj të veçantë, Rezarta tregon copëza nga jeta e saj familjare dhe pasionin e pandalur për modelingut. Me një agjedë të ngjeshur në punë dhe jashtë saj, ajo di të përballojë më së miri çdo moment të ditë.

Rezarta, pas lindjes së djalit, në aspektin e punës, si kanë rezultuar këto dy muaj? E angazhuar apo një pauzë totale?

Unë kam punuar në atelie tri ditë para se të lindja. Një javë pas lindjes jam rikthyer. Kam qenë në punë të reduktuar. Vija dy herë në javë me orare të shkurtuara dhe tashmë është bërë rreth një javë që ka nisur puna e plotë pas dy muajsh. Momentalisht nuk jam me orar të plotë por duhet të them është angazhim i përditshëm.

Duke krahasuar pjesën tjetër të vitit me periudhën e tanishme, intensiteti i punës është më i madh apo më i vogël?

Zakonisht unë i dëgjoj njerëzit që kanë periudha pune të ngjeshura dhe periudha të qeta. Unë nuk kam periudha të qeta. Agjenda është gjithmonë shumë e ngarkuar, sidomos në sezonin e verës dhe të dimrit. Tani përgatitemi për festa. Për janarin dhe shkurtin që pretendohen si muajt më të qetë, pasi njerëzit i kanë kaluar ditët e festave, mund të them se rinis një agjendë e ngjeshur sepse klientët përgatiten për koleksionin e pranverës. Puna fillon që në janar dhe në momentin që vjen pranvera koleksionet duhet të jenë në gardërobat e klientëve.

Çfarë u frymëzon në punën tuaj? Ka një emër stilisti apo ndikoheni nga rryma artistike të ndryshme kur bëhet fjalë për ngjyra dhe stil?

Unë frymëzohem kur jam psikologjikisht mirë dhe kur ndihem e mbushur shpirtërisht. Frymëzohem kur shikoj dy zogjtë e mi të vegjël në shtëpi, kur dal për të ngrënë një drekë për tu relaksuar, kur takoj një shoqe, kur takoj miqtë e mi. Më pëlqen natyra. Më pëlqen jeta dhe kur gjërat shkojnë mirë unë jam e frymëzuar.

Për më shumë se një dekadë i jeni përkushtuar këtij profesioni. Sa e vështirë ka qenë për ju kjo rrugë?

Unë kam qenë në bankat e shkollës kur kam filluar të punoj dhe të krijoj për shumë programe dhe spektakle, në vitin 1999 dhe 2000. Kam qenë shumë e vogël në atë periudhë dhe kam pasur shumë dëshirë të punoja me spektaklin. Kam ndjekur Akademinë e Arteve dhe kam studiuar qëllimisht për këtë fushë që sot e ushtroj si profesion. Më pas bëra një kategorizim të punës time. Vendosa të marr më pak spektakle duke bërë një përzgjedhje të re me sfilita dhe me njerëz të ekranit. Në këtë mënyrë kam gjetur qetësinë dhe kohën për ta kuruar veshjen. Puna ime ka qenë dhe vijon të jetë e bukur. Unë punoj me pasion dhe nuk ndiej asnjë lloj vështirësie. Unë nuk kam ndjerë vështirësi as në fillim, as në mes dhe as tani.

Nëse nuk do të ishit bërë stiliste, në cilin profesion do ta imagjinonit veten?

Për fatin tim të mirë e kam shtruar rrugën e jetës vetë dhe nuk kam marrë asnjë drejtim të këshilluar apo të imponuar. Që në fillim i kam vendosur pikat mbi i, me bindjen për të arritur atë çka kam dashur dhe ia kam dalë. Unë citoj gjithmonë një shprehje që thotë: “Fati nuk të bie por fatin e bëjmë vetë”. Shqiptarët thonë: “Ashtu i ra fati”. Nëse nuk do të bëhesha stiliste me siguri do të zgjidhja arkitekturën. Do të punoja për aredimin e brendshëm të lokaleve, shtëpive dhe ambienteve të ndryshme. Këtë e kam ushtruar si profesion të lirë te miqtë e mi. Gjithmonë më fal kënaqësi dhe duhet thënë se edhe kjo lidhet me modën.

A hasni vështirësi me njerëzit? Si është sjellja e tyre përballë sugjerimeve tuaja?

Nuk has vështirësi pasi duke i njohur njerëzit prej shumë vitesh e njoh dhe natyrën e tyre. Jam mësuar me këtë pjesë. Më ka ardhur çdo gjë në mënyrë të natyrshme dhe nuk e shoh të arsyeshme të shfry apo të stresohem me njerëzit. Puna është shumë e lehtë kur bëhet me dashuri dhe kënaqësi. Unë nuk shoh asnjë problem te asnjë individ dhe ata i pranojnë me shumë kënaqësi zgjedhjet e mia.

Cilat do të jenë ngjyrat dhe materialet e fundvitit 2013?

Në fundvit, njerëzit preferojnë të kuqen. Megjithatë unë preferoj më shumë koralen. Një nuancë jeshile do të ishte shumë e bukur. Ngjyra e arit e përzierë me argjendin është shumë e bukur sepse vjen si kolor pak më i shuar. Ngjyrat e pudrës dhe e zeza janë shumë elegante. Unë propozoj për këtë vit edhe materialin e lëkurës. Është një trend i momentin. I bashkëngjitur me pelushin i cili është një material i ngrohtë për stinën, lëkura kombinohet mjaft mirë. Nuk anashkaloj për këtë sezon as shantunin, kashmirin apo stofrat jo shumë të plota dhe të holla.

Kohë të lirë për Rezartën në momentet që flasim?

Para se të lindte Xhoeli kam pasur shumë kohë të lirë. Sigurisht që edhe tani kam kohë të lirë, por për momentin është pak më e reduktuar.

Në Shqipëri moda vjen nga interneti

Si e shihni modën në Shqipëri? Si ka evoluar ajo gjatë këtyre viteve?

Moda ka një ecuri të mirë dhe të fortë në pesë vitet e fundit në Shqipëri. Nuk mund të them që të gjithë njerëzit e ndjekin modën. Pjesa më e madhe e shqiptarëve janë neglizhentë për sa i përket kësaj pjese dhe shikojnë anën materiale. Mendoj se ndikon gjendja ekonomike dhe kjo i pengon njerëzit që të kujdesen dhe kurohen për lookun. Një pjesë e vogël e popullatës e ndjek modën me hapa galopantë për çdo trend që hyn në të gjitha stinët. Ka dhe nga ata njerëz, kryesisht femra të cilat quhen ndryshe fashioniste dhe krijojnë modën e tyre dhe mua më vjen mirë që ka filluar të ketë të tilla blogje, të cilat nëpërmjet internetit krijojnë modën e tyre. Më pëlqen që ky trend i ardhur nga jashtë ka hyrë edhe në Shqipëri. Kjo tregon se ne ecim përkrah botës. Lexohet një kategorizim shumë i fortë midis atyre që mbahen dhe atyre që janë totalisht jashtë këtij rrethi. Unë shoh edhe një tjetër kategori që tentojnë të mbahen, e kanë dhe anën financiare, por nuk kanë nuhatje. Moda është çështje shijeje dhe duhet të dish të zgjedhësh, të kombinohesh dhe veshjet të rrinë mirë.

Vajzat apo djemtë? Kush e dominon modën?

Sigurisht janë vajzat. Ka një prirje edhe nga ana e djemve, por vajzat janë më të kujdesshme për kurimin dhe kujdesin e look-ut të tyre.

Vitet e fundit stilisitë të rinj kanë tentuar të hyjnë në tregun shqiptar të modelingut. A e keni ndjerë konkurrencën e tyre?

Unë nuk ndjej konkurrencë sepse kam natyrën time të stilimit dhe kam etiketën time, e cila dallon shumë qartë nga etiketat e tjera. Njerëzit i dallojnë veshjet e mia dhe kjo do të thotë se e kam krijuar autenticitetin tim. Unë nuk e di se çfarë mendojnë stilistët e tjerë, por për mua nuk ka konkurrencë sepse secili nga ne ka mënyrën e vet të dizenjimit, pra ka një linjë të tij. Njerëzit janë ata që zgjedhin dhe kategorizohen për të thënë se ku e ndiejnë më afër veten. Konkurrenca bëhet në bankat e shkollës. Më pas kur afirmohesh në treg, ky term rrezohet.

Rezarta Skifteri një nënë e lumtur dhe e devotshme

Prej dy muajsh jenë bërë nënë për herë të dytë. Si ndiheni?

Ndihem shumë e lumtur dhe një mama shumë aktive sepse me ardhjen e bebit duhet ta kem ditën pak më të programuar se sa e kam pasur. Përveç agjendës së punës më duhet edhe një agjendë në shtëpi, në mënyrë që të programoj punën, për të arritur të plotësoj dëshirat e dy fëmijëve të mi. Sara është në klasë të parë dhe ka nevojë për ndihmën e prindërve në mësime.

Si e ka pritur Sara ardhjen e vëllait të saj?

Sara është shumë e lumtur. E shpreh këtë lloj lumturie. Në momente të caktuara bëhet xheloze, por në pjesën më të madhe të kohës ndihet e lumtur. Ajo ka dëshirë të rrijë me të, ta mbajë, ta puthë në kokë. Flokët e rrallë të bebit i duken si push dhe i përkëdhel. Tashmë ka filluar të mësohet me idenë që duhet të kujdeset për vëllanë, si motër e madhe. Kemi mësuar që djali juaj i vogël quhet Xhoel.

Si lindi ideja për t’i vendosur këtë emër?

Kam qenë në gjumë dhe jam zgjuar me emrin Xhoel. Ndjeva sikur dikush thirri këtë emër. Isha në muajin e nëntë të shtatzënisë dhe nuk bindeshim për emrin. As unë dhe as bashkëshorti im nuk po mundeshim të gjenim një emër për djalin tonë. Jam zgjuar atë mëngjes dhe i kam dërguar mesazh bashkëshortit vetëm emrin Xhoel dhe përgjigjja e tij pas 20 sekondash ka qenë, “Më pëlqen shumë”. Kështu që ia vendosëm. Xhoel është emër që vjen nga hebraishtja dhe përkon me emrin Joel që do të thotë lider. Sara, gjithashtu është emër që vjen po nga gjuha hebraike dhe do të thotë princeshë.

Kujt i ngjan më shumë bebi i vogël?

Njerëzit janë ndarë në mënyrë të barabartë. Disa shprehen se më ngjan mua dhe disa thonë që ka tiparet e të atit. Unë jam e bindur që më ngjan mua. Për Sarën kam qenë e bindur që i ngjante babait kurse për Xhoelin jam e bindur që i ngjan nënës së vet.

A mund të na tregoni disa detaje të dhomës së Xhoelit?

Unë mund të tregoj detaje nga dhoma e Sarës sepse duke pritur djalin, ne përgatitëm dhomën e Sarës. U bë një dhomë super e madhe me modelin e barbit dhe kolore me ngjyra rozë antike dhe nuanca të jeshiles. Sara u kënaq jashtëzakonisht shumë. Për sa i përket Xhoelit, ai është ende te dhoma e mamit dhe e babit sepse është shumë i vogël dhe ka nevojë për përkujdesje gjatë natës. Në këtë mënyrë vendosëm që të mos e linim në dhomë me Sarën, e cila tani që ka filluar shkollën ka nevojë për pak hapësirë dhe duhet të bëjë gjumë të plotë. Për një periudhë kohe kemi vendosur që të qëndrojmë në këtë formë.

KOMENTE