English

Edi Rama vizitë zyrtare në Londër. Takime me Cameron dhe Blair

Kryeministri Edi Rama ndodhet për një vizitë zyrtare në Britaninë e Madhe. Mësohet se kreu i qeverisë, është nisur që mesditën e djeshme drejt Londrës.

Lideri i shqiptarëve, Edi Rama, gjatë ditës së sotme ka takuar kryeministrin britanik, David Cameron.

Në fjalën e tij kryeministri britanik David Cameron është shprehur se qeveria britanike mbështet integrimin evropian të Shqipërisë
Nga ana e tij, kreu i qeverisë, Edi Rama e njohu homologun e tij me reformat e ndërmarra nga qeveria shqiptare, në kuadër të luftës ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Gjithashtu kryeministri shqiptar është takuar sot edhe me presidentin e BERZH-it Suma Chakrabarti. Në takim ishin në pranishëm edhe Georgo Soros dhe përfaqësuesi i BERZH-it Erik Berglof, dhe përfaqësuesin e BERZH-it në Shqipëri Piotr Matczuk.
Kryeministri shqiptar Edi Rama gjatë vizitës së tij në Londër do të takohet edhe me këshilltarin e tij, ish-kryeministrin britanik Tony Blair, ku pritet që Rama të ndajë me Blair zhvillimet e fundit, reformat e ndërmarra deri më tani dhe sugjerime për detyrat më emergjente të qeverisë, në të ardhmen.

KOMENTE