Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Meta priti dje, Shefen e Misionit Vëzhgues të Zgjedhjeve të OSBE/ODIHR
English

Meta priti dje, Shefen e Misionit Vëzhgues të Zgjedhjeve të OSBE/ODIHR

Kryetari i Kuvendit z. Ilir Meta priti dje Shefen e Misionit Vëzhgues të Zgjedhjeve të OSBE/ODIHR gjatë zgjedhjeve parlamentare të 23 qershorit, znj. Conny McCormack.

Kryetari i Kuvendit, z. Meta pasi vlerësoi mbarëvajtjen e zgjedhjeve të fundit në Shqipëri si një zhvillim tepër pozitiv për demokracinë shqiptare, i shprehu mirënjohjen znj. McCormack për përkushtimin dhe kontributin e saj dhe të Misionit Vëzhgues të ODIHR ndaj standardeve të zgjedhjeve të 23 qershorit, si dhe për rekomandimet e raportit përfundimtar për vëzhgimin e zgjedhjeve.

Z. Meta theksoi se shqiptarët treguan pjekuri dhe qytetari duke votuar për një të ardhme evropiane dhe duke iu larguar klimës konfliktuale të të kaluarës. Në këtë drejtim, z. Meta nënvizoi se standardet e arritura në 23 qershor duhet të konsolidohen si standarde të pacenueshme për të ardhmen, duke theksuar njëkohësisht rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit me OSBE/ODIHR.

Znj. McCormack, pasi shprehu kënaqësinë për punën e Misionit Vëzhgues gjatë zgjedhjeve të fundit parlamentare, u shpreh se OSBE/ODIHR është i gatshëm të punojë me institucionet shqiptare, me grupet e interesit dhe me shoqërinë civile për të rritur më tej standardet e zgjedhjeve të ardhshme, me fokus kryesisht në rritjen e kapaciteteve trajnuese të stafit administrativ dhe të komisioneve.

Duke diskutuar mbi Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Kryetari i Kuvendit z. Meta u shpreh se çdo ndryshim apo riformatim i tij duhet bërë përmes frymës së konsensusit politik dhe në bashkëpunim të plotë me institucionet dhe ekspertët ndërkombëtarë, në mënyrë që të evitohen ndërhyrjet politike ndaj integritetit të punës së këtij institucioni të rëndësishëm në të ardhmen.

KOMENTE