Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Politikania serbe, foto seksi në rrjetet sociale. Pritet hetim
English

Politikania serbe, foto seksi në rrjetet sociale. Pritet hetim

Një politikane seksi serbe ka bërë bujë në mediat serbe dhe të huaja pasi ka zbuluar fotot e saj seksi, në një gazetë tabloid.

Vanja Hadzovic , 27 vjeç, një këshilltare në ministrinë e punëve të jashtme , është duke planifikuar një jetë-karriere si një diplomate.
Por fotot e saj në të përditshmen Blic kanë sjellë polemika midis eprorëve të saj në ministri.

Ka nga ata, si brenda dhe jashtë Serbisë të cilët mund të mendojnë se këto fotografi nuk janë të përshtatshme për një grua që është duke shpresuar për një jetë në diplomaci , " tha një burim i ministrisë së jashtme .

Vanja , e cila mban një diplomë në menaxhimin e medias, ka refuzuar të komentojë mbi fotot që shpërthyen nëpër internet të hënën.
Bosi i saj në ministrinë e jashtme , sekretari i jashtëm i Serbisë Ivan Mrkic , thotë se ajo do të gjejë veten në qendër të një hetimi qeveritar.

Edhe pse ajo ishte në trajnim dhe nuk kishte status diplomati, u tha më pas në një deklaratë të ministrisë.

Paraqitja në rrjetet sociale është e drejta e çdo individi. Por punonjësit tanë të ministrisë së punëve të jashtme duhet të veprojnë në përputhje me kodin e sjelljes në këto rrjete . Punëtorja që është përmendur ka mbyllur profilet e saj në këto rrjete , " shtoi ministri .
Ai gjithashtu e vlerësoi atë si një person e cila ' me ndërgjegje kryen detyrat e saj të përditshme .
Në të kaluarën Vanja Hadzovic ka qënë nënkryetare e krahut rinor të Partisë Socialiste - partia e drejtuar dikur nga i dyshuari për krime lufte dhe më vonë lideri serb Sllobodan Millosheviq.

KOMENTE