Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
15-vjetori i Kushtetutes së Shqipërisë. Ndryshimet në Kushtetutë, nëse janë të domosdoshme
English

15-vjetori i Kushtetutes së Shqipërisë. Ndryshimet në Kushtetutë, nëse janë të domosdoshme

Sot po zhvillohet në Tiranë konferenca për 15-vjetorin e Kushtetutes së Shqipërisë, ku ndodhen të pranishëm Presidenti i Republikës Bujar Nishani, Kryeministri Edi Rama, kryetari i Kuvendit Ilir Meta, ambasadori i BE-së në vendin tonë Ettore Sequi, kreu i Gjykatës Kushtetuese Bashkim Dedja, gjyqtarë, juristë dhe shumë ekspertë të fushës.

Kreu i Kuvendit Ilir Meta, theksoi se duhet të ndryshoje qasja ndaj Kushtetutës duke theksuar se ndërhyrjet në të duhet të bëhen vetëm në raste të domosdoshme.

“Sot kemi arsye për të gjykuar për mënyrën sesi jemi sjellë me Kushtetutën e vendit. Politika ka patur konfliktet e saj të brendshme me këtë dokument themelor të republikës, edhe gjatë viteve të fundit. Në kushtetutë mund të ndërhyhej edhe brenda një natë të vetme. Kushtetuta nuk është tabu, asaj i duhet të përshtatet me mjedisn social, ekonomik e politik të vendit. Dinamikat e vazhdueshme në qeverisje, moria e problematikave të shtruara për zgjidhje, janë një nevojë për gjetjen e zgjidhjeve të reja. Dhe Kushtetuta e vendit është e një rëndësie të veçantë. Ne e kemi pjekurinë e nevojshme për të pasur një qasje të duhur ndaj Kushtetutës. Ndërsa sa i takon ndërhyrjeve, duhet të shihet nëse ato janë të domosdoshme”, tha Meta.

Në fjalën e mbajtur, Rama ka theksuar se zbatimi i Kushtetutes ndihmon një qeverisje me rregulla dhe se ky dokument është akti themelor, baza ku mbështetet funksionimi i një vendi.

"Kushtetuta e ka të nevojshme vendimmarrjen e Gjykatës Kushtetutese. Sot ne na nevojitet ndërtimi i një shteti të bashkuar evropian. Jemi në kushtet kur vendi po përpiqet për t'u integruar në BE", tha Rama.

Kreu i shtetit Bujar Nishani është shprehur se ndërhyrjet në Kushtetutë duhet të bëhen vetëm atëherë kur është një domosdoshmëri shoqërore por pa prekur bërthamën dhe vlerat e saj.
“Mbetem i mendimit se një Kushtetutë e butë nuk duhet të lihet të modifikohet sipas dëshirës së shumicës politike. Rishikimi duhet të jetë nënvizuar nga maturia. Rishikimi duhet parë si domosdoshmëri shoqërorë, po pa prekur parimet dhe vlerat e saj”, tha Nishani,
Ai theksoi se garantimi i rendit kushtetues, vlen për ruajtjen e strukturës shtetërore.
“Kushtetuta duhet të japë garanci, është guri i themelit të një shteti.Kushtetuta të jetë komponenti i vendosjes së shtetit të së drejtës.Edhe pse i ri në moshë ky akt themeltar paraqet një rëndësi të veçantë për të gjithë sistemin shtetëror. Supermacia e këtij akti themelor është i pa dyshimtë. Prej këtu lindin edhe institucionet në themel të shtetit tonë. Superioriteti i Kushtetutës në hierarkinë e piramidës së burimeve të së drejtës është i rëndësishëm për krijimin dhe ruajtjen e sturkturës shtetërore. Kjo e mban kushtetutën larg politikës së zakonshme por jo larg vëmendjes së saj” tha Nishani.

KOMENTE