English

Rrezikoi përplasjen avioni që mbante në bord Manchester United

Avioni që po transportonte Manchester United në Gjermani, për ndeshjen e djeshme të Champions League me Leverkusen rrezikoi të përplasej në fazën e uljes në aeroportin e Këlnit.

"Airbus A321" u urdhërua që të fitonte urgjentishtë kuotë kur ndodhej fare pranë pistës, në një lartësi prej vetëm 400 metrash nga toka, informoi të mërkurën "Daily Mail".

Arsyeja e këtij urdhëri të ardhur nga kontrollorët lidhet me faktin që një tjetër avion ndodhej në pistë në atë moment.

Nuk është e qartë nëse zënia e pistës nga një aeroplan tjetër lidhet me një gabim njerëzor apo me ndonjë mosfunksionim të sistemit të sigurisë në Këln.

Megjithatë, ajo që mbetet fakt është që pilotët e "A321" të United realizuan një manovër aspak komode për pasagjerët, duke ngritur me shpejtësi avioni e tyre.

Ulja në aeroport u realizua me sukses në një tentativë të dytë, në një diferencë kohore prej 15 minutash.

KOMENTE