Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Mediat shqiptare në Kosovë interpretojnë fjalën e Vuljaniç duke aluduar se BE kërkon arrestimin e Berishës nga drejtësia shqiptare
English

Mediat shqiptare në Kosovë interpretojnë fjalën e Vuljaniç duke aluduar se BE kërkon arrestimin e Berishës nga drejtësia shqiptare

Mediat shqiptare në Kosovë dhe në trevat shqiptare në Maqedoni dhe Serbi duket se e kanë interpretuar në një mënyrë tjetër fjalën e eurodeputetit Nikola Vuljaniç. Raportuesi për Shqipërinë në PE dha një intervistë për “Top-Channel” një ditë më parë ku ndër të tjera foli për korrupsionin dhe ndëshkimin e tij.

Vuljaniç tha se Shqipëria duhet të arrestojë dhe ndëshkojë, këdo që është i përfshirë në aferat korruptive. “Duhet të shkojë para drejtësisë çdo person që kryen korrupsion, qoftë ky zyrtar i lartë, prokuror i përgjithshëm apo kryeministër”, pati thënë Vuljaniç.

Mirëpo kjo frazë ka mjaftuar që mediat shqiptare në Kosovë dhe më gjërë të aludojnë se Bashkimi Europian po kërkon nga drejtësia shqiptare që të arrestojë ish-kryeministrin Sali Berisha. “BE kërkon arrestimin e Sali Berishës”, është titulli i “Zërit” lidhur me deklaratën e Vuljaniç. Po në të njëjtën valë është edhe portali shqiptar në Maqedoni, “Zhurnal”.

Kosovarja “Express”, është disi më e moderuar në këtë pikë, por nuk mbetet shumë prapa mediave të tjera. “A po kërkon Brukseli arrestimin e ish-kryeministrit Berisha?”, ky është titulli që i vë artikullit “Express”. Në këtë mënyrë, deklarata e eurodeputetit kroat ka qenë çështje dite në Kosovë dhe trevat shqiptare në Maqedoni dhe Serbi.

Edhe “Presheva Jonë” i kushtoi të njëjtën hapësirë kësaj qasjeje. Ndërsa në Shqipëri, deklarata e Vuljaniçit nuk u interpretua për asnjë çast në këtë mënyrë në hapësirën mediatike.

KOMENTE