English

Veshjet e familjes Beckam, listohen në eBay

Ata i dhanë më shumë se 20 kuti me rroba, çanta dhe këpucë në një përpjekje për të mbledhur para për viktimat e Tajfunit.
Davidi dhe Victoria Beckham i dhuruan Kryqit të kuq këto kuti me veshje por ato kanë përfunduar tashmë në duart e më pak të ndershmëve.

Vetëm disa orë pasi dyqani i Kryqi të Kuq filloi shitjen e donacioneve të familjes Beckham, artikujt nga shitja janë të listuara në eBay.

Midis tyre janë një pirëse duhani që i përkisnin ish-futbollist dhe një palë këpucë Dolce & Gabbana që janë veshur vetëm një herë nga gruaja e tij.

Para dyqanit ishin rradhë të gjata që prisnin për të blerë veshjet por shumë prej tyre përfunduan ne eBay, me çmime tepër të larta se ato që ishin në të vërtetë në dyqan.

Veshjet ishin të viteve të kaluara që ishin veshur në evenimente të rëndësishme gjatë karrierës së saj.
Megjithatë në përgjithësi atmosfera e shitjeve ishte e kënaqshme.

KOMENTE