Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ahmetaj: Nuk ka ende tabelë përfundimtare për taksën mbi të ardhurat personale (VIDEO)
English

Ahmetaj: Nuk ka ende tabelë përfundimtare për taksën mbi të ardhurat personale (VIDEO)

Arben Ahmetaj, ministër i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, gjatë një interviste për edicionin qendror të lajmeve në Top Channel, thotë se qeveria nuk e ka ende gati tabelën për taksimin e ri të pagave.

Ministri Ahmetaj thekson se nga modeli i ri i taksimit do të përfitojnë 95% e shqiptarëve dhe se qeveria nuk heq dorë prej këtij premtimi.

“Do ta bëjmë publike, vetëm pasi - me përgjegjshmëri - të kemi diskutuar, negociuar dhe vendosur së bashku me FMN-në. E theksova, Situata është thelbësisht e ndryshme nga ajo situatë papërgjegjshmërie dhe korrupsioni e qeverisë së kaluar. Me të mbaruar negociatat me FMN-në dhe BB-në, në mes të dhjetorit besoj, qytetarët shqiptarë do të kenë të rejat mbi atë çka do të vendosim së bashku me institucionet ndërkombëtare”, përfundoi ministri Ahmetaj.

Intervista e plotë

TCH: Zoti ministër, gjatë fushatës elektorale Partia Socialiste ka premtuar se do të ulë taksat për të gjithë ata individë që i kanë të ardhurat deri në 150 mijë lekë në muaj. A vazhdoni t’i qëndroni këtij premtimi? Sepse të paktën nga varianti që sapo pamë, taksa rritet për të ardhuara shumë më poshtë këtij niveli. Pra, rritet edhe për të ardhurat mbi 90 mijë lekë në muaj.

Ahmetaj: Duhet të sqaroj se nuk ka ende një tabelë përfundimtare për taksën mbi të ardhurat personale. Ajo që ka parë publiku nuk është e vërtetë. Nuk ka akoma një tabelë të taksës mbi të ardhurat personale. Gjithë kjo zhurmë është propozuar nga opozita, që është shkaktarja e parë e gjendjes së mjeruar ekonomike. Sot në pushtet ka ardhur një qeveri e përgjegjshme, që nuk vrapon pas prerjes së shiritave dhe është e gatshme të mbajë premtimet e bëra.

TCH: Zoti Ahmetaj, ju thoni që drafti është ende në fazë diskutimi. Mund të na thoni në vija të përgjithshme se cilat janë variantet e tjera që po diskutohen? A kanë ato një progresivitet më të rëndë nga ky variant që është publikuar në media?

Ahmetaj: I garantoj shqiptarët se premtimi ynë është në themel të programit tonë. Ne jemi duke u përfshirë në një program me FMN dhe Bankën Botërore për të stabilizuar ekonominë shqiptare dhe për ta futur në rrugën e një rritjeje cilësore. Për të arritur këtë duhet të stabilizojmë këtë gjendje të mjeruar. Shqiptarëve do t’u duhet të bëjnë sakrifica për shkak të asaj papërgjegjshmërie të qeverisë së djeshme. Është pikërisht opozita e sotme shkaktare e rrënimit ekonomik.

TCH: Pavarësisht se ende nuk ka një variant përfundimtar, a mund të thoni si llogaritete konkretisht tatimi mbi të ardhurat për paga mbi 90 mijë lekë?

Ahmetaj: 95 për qind e shqiptarëve do paguajnë më pak. Ne nuk heqim dorë nga ajo që kemi premtuar: kush fiton më pak paguan më pak dhe kush më shumë paguan më shumë. Pasi të kemi përfunduar programin me FMN dhe Bankën Botërore, sistemi monetar do të bëhet i tillë që 95 për qind të paguajnë më pak. Situata është e rëndë dhe kërkon sakrifica. Me të mbaruar negociatat me FMN dhe BB, në mes të dhjetorit, shqiptarët do të kenë të rejat mbi atë çka do të vendosim së bashku me institucionet ndërkombëtare. Nuk dhashë një përgjigje konkrete sepse nuk ka tabelë.
1994

KOMENTE