Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Telefonata mister e Eduart Belegut i zhdukur që prej vitit 2010
English

Telefonata mister e Eduart Belegut i zhdukur që prej vitit 2010

“Po më shqetësojnë prapë për ato problemet e vjetra”, “…mendoj të largohem disa ditë…”. Këto janë dy mesazhet misterioze që prej gati tre vjet me radhë nuk kanë mundur të deshifrohet nga policia dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda, për të mësuar të vërtetën e zhdukjes së Eduart Belegut, njeriut më të besuar të dy ish-ministrave të Ekonomisë Dritan Prifti dhe Genc Ruli.

Gazeta “Shqiptarja.com”, ka zbardhur dy mesazhet e fundit që janë dërguar në adresë të vëllait të Belegut, Gëzim Belegu. Ku i fundit pasi është njohur me tekstin, është mundur të lidhet me të vëllanë, ndërsa telefoni i Belegut, rezultonte i mbyllur.

Një tentativë të tillë Gëzimi e ka bërë dy herë, por telefoni gjithmonë ka dalë i mbyllur. Sipas dëshmisë së Gëzim Belegut, i vëllai nuk ka pasur probleme personale, por ato i ka pasur vetëm me njerëz të shtetit, dhe se për këtë sipas tij, Belegu ishte arrestuar nga prokuroria e Elbasanit dhe ishte futur në burg.

Zhdukja misterioze e Belegut ka ndodhur në 23 mars 2010. Po këtë ditë në drejtim të biznesmenit të "Fero-Kromit" Arefi Jakupllari është bërë një telefonatë e mistershme. Arefi Jakupllari ka dëgjuar Belegun t'i thoshte i shqetësuar “…do të telefonoj më vonë…” dhe se në këto pak sekonda Jakupllari ka dëgjuar dhe shumë zhurma. Biznesmeni është përpjekur të rilidhet sërish, por pa rezultat.

Dy SMS-të

Eduart Belegu, rezulton të jetë zhdukur prej datës 23.03.2010, datë në të cilën është larguar nga shtëpia në orën 09:00 të mëngjesit.

Në këtë datë, ai është larguar nga shtëpia për të shkuar tek magazinat e një personi. Po këtë datë me anë të dy SMS-ve, Eduarti i thoshte vëllait të tij Gëzim Belegu “…po më shqetësojnë prapë për ato problemet e vjetra…”, “…mendoj të largohem disa ditë…”, duke menduar që të kujdesej vëllai i tij për ata të shtëpisë.

Gëzim Belegu thotë: “Nuk besoj se kishte probleme personale. Problemet e tij ishin me shtetin, pasi kishte qenë një herë në burg.”. Më pas i rashë telefonit nja dy herë dhe më dilte i fikur.”

Telefonata mister

Gjatë hetimeve të bëra, është marrë dijeni edhe për një telefonatë tjetër, të bërë nga Eduart Belegu, rreth orës 11:28 të datës 23.03.2010, ortakut të tij Arefi Jakupllari. Ky person është pyetur, në lidhje me këtë telefonatë, ai ka shpjeguar se nuk ka mundur t’i përgjigjet herën e parë, por e ka rimarrë në telefon vetëm 1 minutë më vonë. Telefonat ka qenë e shkurtër dhe përveç Eduart Belegut, që i thoshte me një zë shqetësues se do t’i telefononte më vonë, ai ka dëgjuar edhe disa zhurma. Pas një ore, Arefi Jakupllari është përpjekur disa herë që të kontaktojë me të, por kjo ka qenë e pamundur, pasi Eduarti nuk përgjigjej në telefon. Ai i ka rënë telefonit, deri në momentin që celulari është fikur.

Organet hetimore kanë kryer edhe disa veprime të tjera, që kanë të bëjnë me kontrolle, këqyrje, janë marrë në pyetje disa persona, që mund të kishin dijeni për ngjarjen e janë analizuar të dhënat e numrave personalë të personave të ndryshëm, por asnjë prej këtyre veprimeve nuk ka dhënë rezultat për për gjetjen e autorit të veprës penale, “Rrëmbim ose mbajtje peng e personit”, parashikuar nga neni 109 i Kodit Penal, apo për gjetjen e vendndodhjes së Eduart Belegut.

KOMENTE