Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kryeministri Rama, që prej 8-dhjetorit takime të përmuajshme me qytetarët në kryeministri
English

Kryeministri Rama, që prej 8-dhjetorit takime të përmuajshme me qytetarët në kryeministri

Kryeministri i vendit, Edi Rama do të kryejë bashkëbisedime të përmuajshme dhe të hapura me qytetarët në Sallën e Hartave në Kryeministri, duke filluar që nga e diela, e cila përkon me Ditën e Rinisë.

Konfirmimi vjen direkt nga vetë kryeministri përmes një njoftimi në faqen e tij zyrtare në “Facebook”.
“8 dhjetori është Dita e Rinisë. Në 8 dhjetorin e largët të vitit 1990, nisi Lëvizja Demokratike, që kulmoi me dorëzimin e regjimit komunist përballë kërkesës së studentëve për të pranuar pluralizmin politik dhe që çoi më pas në rënien përfundimtare të diktaturës.

Në këtë 8 dhjetor, në praninë e një grupi nxënësish e studentësh të shkëlqyer dhe për të kremtuar Ditën e Rinisë, Kryeministria çel edhe serinë e përmuajshme të bashkëbisedimeve të hapura të Edi Ramës me qytetarët në Sallën e Hartave.

Jeni të ftuar ta ndiqni këtë takim jo vetëm përmes televizionit e radios, po edhe duke marrë pjesë aktive me pyetjet tuaja në “Facebook” e “Twitter”, -shkruan kryeministri Edi Rama.

KOMENTE