Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Bie në pranga shefi i kirurgjisë së spitalit Nënë Tereza dhe sekseri i tij
English

Bie në pranga shefi i kirurgjisë së spitalit "Nënë Tereza" dhe sekseri i tij

Mëngjesin e sotëm policia arreston arrestuar sot shefin e kirurgjisë në spitalin universitar “Nënë Tereza”, Ilir Broqaj dhe sekserin e tij, Arben Doda.

"Ushtrim të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, është akuza që rëndon mbi dy të arrestuarit.

Arrestimi i tyre u bë gjatë operacionit të koduar “Skaner 2013” nga seksioni kundër korrupsionit, pas një hetimi një mujor të policisë.

Nga hetimet e kryera, në kuadër të këtij procedimi penal, ka rezultuar se shtetasi Arben Doda, ish-punonjës i sigurimit të QSUT-së, u merrte qytetarëve të ndryshëm, shuma nga 15.000 deri në 17.000 lekë të reja, në funksion të kryerjes së skanerit të përgjithshëm, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

Çështja do t’i kalojë për hetim të mëtejshëm prokurorisë së rrethit gjyqësor Tiranë.

KOMENTE