English

Enver Hoxhaj vizitë në Francë. Takime në kuadër të samitit të paqes dhe sigurisë

Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka filluar një vizitë në Francë, ku do të zhvillojë takime me burrështetas në kuadër të samitit të paqes dhe sigurisë, që do të zhvillohet në Paris, nga 6 deri më 7 dhjetor.

Gjatë qëndrimit në Paris, ministri Hoxhaj do të zhvillojë takime më përfaqësues të shumë shteteve, pjesëmarrës në këtë samit.

Gjatë takimeve, ministri Hoxhaj do të lobojë për përmbylljen e procesit të njohjeve dhe fuqizimin e marrëdhënieve bilaterale me shtete të ndryshme të botës.

Kjo vizitë pritet të ketë rezultate të rëndësishme në fuqizimin e mëtejshëm të subjektivitetit ndërkombëtar të Republikës së Kosovës.

KOMENTE