Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Renald Rista, ish shefi i IT-së së Tatimeve thirret në prokurori (VIDEO)
English

Renald Rista, ish shefi i IT-së së Tatimeve thirret në prokurori (VIDEO)

Ish-shefi i IT në Drejtorinë e Tatimeve, Renald Rista është thirrur në Prokurorinë e Tiranës në cilësinë e personit nën hetim për dyshimet se ai mund të ketë kopjuar e më pas zhdukur të dhënat kompjuterike të katër viteve të fundit në Drejtorinë e Tatimeve.

Ato përmbajnë deklaratat tatimore të qindra bizneseve për katër vitet e fundit. Por ish-shefi i IT pretendon se e gjithë kjo është një sajesë pasi sipas tij ai nuk është aspak i përfshirë në këtë cështje.

“Të dhënat që mungojnë janë të rreth 4-5 viteve. Janë rreth 4.3 milionë deklarata që mungojnë. Këtu nuk ka alibi, këtu ka vetëm pafajësi. Veprimin nuk e kam kryer unë. Autorët do t’i gjejë prokuroria. Ky është një trillim, histori triller”, tha ish-shefi i IT në Drejtorinë e Tatimeve, Renald Rista.

Hetimet e kësaj cështjeje kryesohen nga prokurori Julian Zonja, i cili mësohet në rrugë jo zyrtare se ka kërkuar kamerat e sigurisë në institucion dy ditë përpara se të ndodhte fshirja e këtyre të dhënave raporton top channel.

Ky veprim hetimor bëhet pasi i pandehuri që akuzohet për shpërdorim detyre dhe ndërhyrje në rrjetin kompjuterik pretendon se ka konstatuar në datën 22 nëntor fshirjen e të dhënave dhe ka tentuar menjëherë të rikuperojë ndërhyrjen, sipas tij, në rrjet nga persona të panjohur.

Për këtë, Rista pretendon se persona jashtë institucionit kanë hyrë në objekt dhe kanë fshirë të dhënat.
1999

KOMENTE