Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Asgjësimi i armëve kimike siriane duket se ka gjetur zgjidhje. Vetëm 90 ditë
English

Asgjësimi i armëve kimike siriane duket se ka gjetur zgjidhje. Vetëm 90 ditë

Një anije, dy makineri të lëvizshme dhe më pak se 90 ditë, ky është plani i Pentagonin që synon të shkatërrojë qindra tonë mbetje të armëve kimike siriane.

Pas refuzimit të Shqipërisë për të shkatërruar armët kimike siriane, Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike i ktheu sytë nga SHBA-të për t’i dhënë zgjidhje një herë e mirë këtij procesi.

Sipas një marrëveshje ndërkombëtare, e cila u nënshkrua për të shmangur ndërhyrjen ushtarake të SHBA-ve ndaj regjimit të damaskut, armët kimike të Sirisë duhet të nxirren jashtë vendit deri më 31 dhjetor. Propozimi amerikan për asgjësimin e mbetjeve kimike konsiston në kryerjen e këtij operacioni mbi ujërat ndërkombëtarë.

Pentagoni ka nisur tashmë që të rekrutojë pajisjet e nevojshme për këtë operacion. Baza do të jetë një anije luftarake e bazës së Norfolkut të Virxhinias, e cila është gati të marrë urdhrat nga institucioni më i lartë ushtarak amerikan.

Prioritet ka asgjësimi i agjentëve kimikë, të cilët duhet të asgjësohen deri në prill të 2014-ës dhe më pas janë disa qindra tonë kontejnerë me lëndë të ndryshme kimike më pak të rrezikshme.

Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike,raporton "Shekulli" ka deklaruar se ushtria siriane do të garantojnë transportin e kontejnerëve deri tek porti Latakia, ku ato më pas do të ngarkohen tek anija e një pale të tretë.

Deri më tani nuk dihet se kush shtet do të marrë përgjegjësi për ngarkimin e tyre, ndërsa duket se Norvegjia dhe Danimarka janë dy kandidatët e mundshëm.

Pasi këto lëndë të jenë ngarkuar në anijet përkatëse, këto të fundit do të ndjekin një kurs prej 48 orësh teri në Kepin Rei, aty ku do të qëndrojë edhe anija-bazë ku do të shkatërrohen edhe armët.

SHBA-të do të ndërtojnë dy baza të sistemit të hidrolizës, të cilat do të jenë në gjendje që të asgjësojnë armët, pa shkaktuar ndonjë dëm mjedisor.

KOMENTE