Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
8 dhjetor 1990 - 8 dhjetor 2013. 23 vjet pluralizëm. A po jetojmë një demokraci të vërtetë
English

8 dhjetor 1990 - 8 dhjetor 2013. 23 vjet pluralizëm. A po jetojmë një demokraci të vërtetë

8 dhjetor 1990 - 8 dhjetor 2013. 23 vjet pluralizëm. Të gjithë ata që kanë qenë studentë apo dhe në moshë mbi 13 vjeç e kujtojnë mjaft mirë atë ditë dimri e cila u bë simbol i rënies së komunizmit dhe fillimit të një demokracie edhe për vendin komunist i fundit në evropën lindore.

Shqipëria ishte fort e izoluar për të kuptuar në kohë reale se çfarë po ndodhte ne pjesën tjetër të botës, e për më tepër në Evropën Lindore ku regjimet komuniste të instaluara më së shumti pas Luftës së Dytë Botërore po shpërbëheshin në mënyrë të përshpejtuar e të pakthyeshme. Sllogani “Lindja është e kuqe” kishte pushuar së funksionuari, të paktën në Evropë, e për më tepër, në Azi po ndërmerreshin reforma të përshpejtuara. E megjithëse me vonesë në ngritjen e revoltës qytetare, sërish shqiptarët ishin në kohën e duhur për t’ju bashkangjitur vagonit të fundit të trenit që kishte marrë superxhiron për nga kahu i kundër, andej nga jeta nuk kishte mungesa, dhunë e privime të pakuptimta... Studentët e gjetën pretekstin për t’u ngritur në një revoltë të zhurmshme. Ca kushte ekonomike më të mira në ambientet e rënuara të Qytetit Studenti, ku socializmi përgatiste kuadrot e rinj për “frontin e madh të punës”. Nuk u desh më shumë se një natë e tillë që gjysma e Tiranës të mbushte sheshet e qendrës studentore në një manifestim solidarizues mbushur me parulla e kundërparulla “reaksionare”. Bislim Ahmetaj, një prej të rinjve aktivë në këtë lëvizje që do të sillte dhe demokracinë shqiptare, gjatë një interviste për “Shekullin” thotë:

23 vjet më parë, një grup studentësh e pedagogësh të universiteteve të Tiranës u bënë nismëtarë të kthesës së madhe historike, protestave paqësore që sollën rënien e komunizmit dhe lindjen e demokracisë.

Me këtë rast, Grupimi “Dhjetor ’90” ka zhvilluar një takim jubilar ku ka qënë i ftuar edhe kryeministri Edi Rama, si një nga protagonistët e kësaj lëvizjeje.
Në fjalën e tij, kryeministri Rama është shprehur se s`ka asnjë dyshim që lëvizja e dhjetorit qëndron si një dinamikë unikale për shoqërinë shqiptare.
“Sado e madhe apo e vogël është bërë ajo në ëndrrën e duam Shqipërinë si gjithë Evropa, lëvizje e dhjetorit qëndron si dinamikë unikale për shoqërinë shqiptare, si ajo lëvizje që fali një forcë si mjet ndryshimi e transformimi, se mundesh pikërisht kur mendon se të mundën. Lëvizja e Dhjetorit është forca e atyre ëndërrave që e sjellin Shqipërinë gjithmonë e më pranë Europës, shumë më ndryshe nga ato ditë që të gjithë ne që ishin këtu e jetonim ëndërrën si një realitet. Sot dhe për çdo dhjetor t`i kthehemi pas atij dhjetori që të shohim se ku jemi se kush më shumë e kush më pak kemi qenë protagonistë dhe të japim llogari. Ne mund t`i kërkojmë llogari vetes për sa u bëmë bashkë për të përmbushuar atë ëndërr” tha Rama.

Rama shtoi më tej se nuk duhet vetëm angazhim për ta bërë Shqipërinë si Evropa, por edhe për një model të qëndrushëm në vend.

“Lëvizja e dhjetorit e jetoi të tashmen me forcën që përkuli të gjithë kufinjtë, tejkaloi kufijntë e të shkuarës. Një ëndërr që mori forcë nga bashkimi dhe i bashkoi të gjithë. Kjo është një ëndërr që edhe sot na jep fuqi për të ecur para. Edhe në këtë dhjetor kemi ende ëndërrën e Shqipërisë europiane. Por jo vetëm për ta bërë Shqipërinë si e gjithë Europa, por për tu bërë europianë, për të ndërtuar një model të suksesshëm, për ta bërë Shqipërinë pjesë të lëvizjeve të ndryshme. Falë asaj lëvizjeje, sot shqiptarët e kanë Europën pjesë të përditshmes së tyre. Mbetet ende legjitime krenaria për atë dhjetor. Përpjekjet dhe kërkesat e asaj lëvizjeje janë dhe mbeten gjithmonë burim i një jehone të fuqishme për të vënë në lëvizje transformime të shoqërisë tonë” shtoi Rama.

Gjithashtu, Lëvizja e Dhjetorit do të zhvillojë ceremoninë “Një lule për ty Azem” në Qytetin Studenti tek Sheshi Demokracia, pranë Përmendores së Princit të Mendjeve te Lira, Azem Hajdari.
Me rastin e kësaj ngjarjeje do të ketë një deklarate për mediat mbi qëndrimet e Grupimit “Dhjetor 90″ për aktualitetin e vendit tonë në përvjetorin e 23-të të Pluralizmit Politik.

KOMENTE