Warning: file_get_contents(): php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
BE pezullon pjesërisht të drejtën e udhëtimit pa viza (VIDEO)
English

BE pezullon pjesërisht të drejtën e udhëtimit pa viza (VIDEO)

BE pezullon pjesërisht të drejtën e udhëtimit pa viza !
Ky ishte vendimi i ministrave të brendshëm në takimin e fundit në Bruksel. Kjo masë është marrë me qëllim që të zvogëlohet numri i refugjatëve ekonomikë. Mundësinë për pezullimin e të drejtës për lëvizje pa viza e kanë kërkuar shumë vende, ndër to edhe Gjermania dhe Franca.

Pas 3 vite negociatash me Komisionin dhe Parlamentin, Këshilli i Bashkimit Europian ndryshoi rregulloren e vizave, ku përfshihet mekanizmi pezullues dhe ai i reciprocitetit.

Sipas vendimit, kur një vend anëtar përballet përgjatë 6 muajve me "rrethana të veçanta" me qytetarë të vendeve të treta, që çojnë në një 'situatë emergjente', të pakontrollueshme, atëherë ky shtet i kërkon Komisionit pezullimin e lëvizjen së lirë për një periudhë afatshkurtër për qytetarët e vendit problematik.

'Rrethanat e veçanta' konsistojnë në: Rritjen e menjëhershme dhe domethënëse të numrit të emigrantëve të paligjshëm; të kërkesave të pabazuara për azil; apo të refuzimit të kërkesave për riatdhesim, krahasuar me të njëjtën periudhë 6-mujore të një viti më parë.

Mekanizmi pezulles do të përdoret si 'mundësia e fundit' dhe nuk mund të jetë 'në mënyrë automatike' bazuar vetëm në ankesën e shtetit anëtar, por situata do të vlerësohet nga Komisioni, i cili merr parasysh pasojat për 'marrëdhëniet e jashtme' të BE-së me vendin problematik, përpara se të miratojë një 'akt zbatues' për pezullimin 6-mujor të lëvizjes së lirë.

Masat mbrojtëse për rregulloren e vizave u kërkuan nga vendet anëtare ndaj Komisionit në Këshillin e Nëntorit 2010, në ditën kur u vendos për liberalizimin e vizave me Shqipërinë dhe Bosnjen, pas dyndjeve të azilkërkuesve nga Maqedonia e Serbia.

Mekanizmi i reciprocitetit ka të bëjë më shumë me SHBA-të dhe Kanadanë, nëse aplikojnë viza ndaj një apo disa vendeve anëtare të BE-së.Me përjashtim të Britanisë së Madhe dhe Irlandës, rregullorja e ndryshuar është e zbatueshme për vendet Schengen dhe hyn në fuqi 20 ditë pas publikimit në fletoren zyrtare të BE-së.
2003

KOMENTE