Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Programet televizive shqiptare fotokopje e programeve italiane. Italianët ironi tallëse për shqiptarët
English

Programet televizive shqiptare fotokopje e programeve italiane. Italianët ironi tallëse për shqiptarët

Media italiane “Corriere della Sera”, i ka kushtuar një shkrim programeve televizive shqiptare, të cilat janë të kopjuara ose më mira akoma të “klonuara” nga programet e medieve italiane. Shumë programe shqiptare janë të kopjuar nga televizionet italiane si “RAI” apo “Mediaset”. Në këtë shkrim hidhen mjaft kritika për drejtuesit shqiptarë të këtyre programeve dhe në disa raste është përdorur edhe ironi tallëse. Si fillim në shkrim është përmendur “Top Channel”, i cili kur u hap, pjesën më të madhe të programeve e kopjoi në mënyrë të pandryshuar nga mediat italiane. Atje përmendet emisioni "Fiks Fare" (Top Channel), dhe “Ça thu...?!” (Agon Channel), të cilët janë klon të emisionit italian “Striscia la Notizia”.

Ndërsa më tej shkrimi ka vijuar duke treguar edhe për denoncimet e bëra nga mediat italiane, kundrejt medieve shqiptare, pasi vazhdojnë t’ia kopjojnë në mënyrë identike programet e tyre.

Pak ditë më parë “RAI”, në programin televiziv 'Che tempo che fa' (çfarë kohe bën) drejtuesit e këtij programi denoncuan televizionin më të ri shqiptar “Agon Channel”, pasi u kishte kopjuar programi i tyre me emisionin 'Krasta Show' që transmetohet në këtë televizion. Përveç denoncimit ata kanë ndërmarrë edhe një fushatë tallëse, duke i identifikuar drejtuesit e emisionit si “skafistë”. Në qendër të polemikave ka përfunduar producenti televiziv i “Agon Channel”, Alessio Vinci, i cili është cilësuar si papagall nga një program 'Le iene' i vetë “Mediaset”-it, ku ai më parë punonte atje.

Në shkrim janë përmendur disa nga emisionet që janë marrë nga televizionet shqiptare “Copy –Paste” nga rrjeti televiziv “Mediaset”. Ja cilat janë ato: Portokalli te ( Top Channel ) dhe Al Pazar ( në Vizion +) =Zelig; Fiks Fare (Top Channel) dhe Ça thu...?! (Agon Channel) =Striscia la Notizia; E diell ( Top Channel ) dhe Diela Shqiptare ( Tv Klan) = Buona domenica; Pasdite në TCH=Pomeriggio Cinque. Gjithashtu në shkrim është folur edhe për kopjimin e logove të mediave ndërkombëtare nga TV-të shqiptare/Shekulli/

KOMENTE