Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Fyle në debatin e PE-së për Shqipërinë: Pack:E meriton statusin por akoma jo, të qënit anëtare
English

Fyle në debatin e PE-së për Shqipërinë: Pack:E meriton statusin por akoma jo, të qënit anëtare

Në seancë plenare të Strasburgut, debati për Shqipërinë nuk arriti të bindë përfaqësuesin lituanez të Këshillit të BE-së, megjithëse dhënia e statusit kandidat u mbështet nga Komisioneri për Zgjerim, raportuesi, grupet kryesore politike dhe kreu i delegacionit për Ballkanin.

"Nuk dua të paragjykoj vendimin e ministrave të 17 dhjetorit. Qeveria shqiptare në fillesat e saj duket e vendosur për të përparuar në fusha kyçe. Në të njëjtën kohë, konsideratë e rëndësishme për vendet anëtare mbetet nevoja për qëndrueshmëri e besueshmëri me krijimin e gjurmëve të provave”, tha Vytautas Leskevicius, përfaqësues i presidencës lituaneze të Këshillit të BE-së.

"Rezoluta parashikohej për në janar. Unë këmbëngula që të sillej më herët. Këmbëngula për dy arsye: njëra për të ndihmuar vendin e tjetra për të ndihmuar Parlamentin. Mendoj se Parlamenti duhet të ketë një qëndrim të fortë për çështje të tilla të rëndësishme, siç është zgjerimi, e më pas i takon Këshillit të vendosë”, tha Nikola Vuljanic, raportues për Shqipërinë në PE.

"Ne jemi pro dhënies së statusit kandidat për Shqipërinë. E meriton këtë, e kjo s'do të thotë se meriton të jetë një vend anëtar. Ende jo. Por, do të donim që të nisnin edhe negociatat”, tha eurodeputetja Doris Pack.

"Dhënia e statusit kandidat është hapi i duhur përpara. Por, ne do donim të inkurajonim të gjitha forcat politike dhe autoritetet shqiptare që t'i konsolidojnë arritjet dhe të shtojnë përpjekjet për të patur një vendim pozitiv për hapjen e negociatave”, tha Libor Roucek, nga grupi S&D në Parlamentin Europian.

"Urime zotit Berisha, i cili la krahun pas zgjedhjeve pa sulme. Mendoj, pa një sulm në historinë demokratike shqiptare. Urime zotit Rama, i cili ia doli të bëjë detyrat e shtëpisë europiane për Shqipërinë. Le të shpresojmë se ministrat do t'i japin një mundësi Shqipërisë për të ecur para me procesin e reformave të saj dhe të shpresojmë se forcat politike në vend do e mbajnë këtë mundësi me të dyja duart”, u shpreh Marie Cornelissen, nga grupi i të gjelbërve në PE.

"Ky nuk është çmim për një Qeveri, apo tjetrën. Është më shumë një sinjal ndaj gjithë shqiptarëve, për t'i inkurajuar ata që të vijojnë me reformat e shumta që kanë mbetur për të arritur kritereve të Kopenhagenit. Mirëqënien e njerëzve duhet të kemi parasysh dhe janë ata që duhet të përfitojnë nga ecja përpara në rrugën e BE-së", u shpreh Marietje Schaake, nga grupi liberal në PE.

"Kjo është koha kur duhet intensifikuar miratimi i reformave të mbetura. Sërish jap mbështetjen time ndaj rezolutës, e përgëzoj raportuesin dhe shpresoj se mesazhi kryesor do të ndahet edhe nga Këshilli më vonë gjatë këtij muaji”, theksoi Eduart Kukan, kryetar i delegacionit për Ballkanin në PE.

"Arsyeja pse apelova ndaj vendeve anëtare për të marrë parasysh, përpara diskutimit për të dhënë statusin kandidat në Këshill, përpjekjet e Shqipërisë dhe rezultatet, ishte pikërisht se i çmova ato. Duhet të nënvizoj se Shqipëria përballet ende me shumë sfida dhe se ne nuk po rekomandojmë hapjen e negociatave. Besoj fort se dhënia e statusit kandidat do të çojë një mesazh inkurajues ndaj gjithë qytetarëve të saj se e ardhmja e Shqipërisë është në Europë. Do të konsolidojë më tej angazhimet e vendit për integrimin europian, si stimulues për të vijuar reformat e nevojshme dhe të përballojë më mirë sfida të tilla si situata aktuale ekonomike. Unë besoj fort se kjo do të ketë, pa asnjë dyshim, ndikim pozitiv në rajon”, tha ndër të tjera Fyle.

“Integrimi europian kërkon përpjekje serioze në nivel europian e duhet të jetë një proces gjithëpërfshirës. Angazhimi i vazhduar dhe dialogu i qëndrueshëm e konstruktiv politik është me rëndësi për suksesin e Shqipërisë. Muaji në vijim do të jetë kyç për Qeverinë që të dëshmojë vendosmërinë dhe të përjetësojë premtimet e saj. Sigurisht, është më e shëndetshme për një Qeveri që të ketë mbështetjen në nivel të lartë të qytetarëve të saj për reformat e integrimit europian. E ky është themeli domethënës mbi të cilin liderët politikë mund të punojnë një platformë të përbashkët në interes të vendit të tyre. Më lejoni në mbyllje të nënvizoj progresin e arritur nga Shqipëria vitin e kaluar, veçanërisht në këto muajt e fundit. Tregoi vullnet politik dhe rezultate konkrete për të çuar përpara reformat e shumëkërkuara. Jam i bindur se përpjekjet e mëtejshme do vijojnë gjatë 2014”, u shpreh Leskevicius.

Me këtë gjuhë, Ministrat e Jashtëm të BE-së pritet të vendosin më 17 dhjetor për kandidaturën e Shqipërisë dhe ky qëndrim pritet të konfirmohet, dy ditë më pas, edhe nga Këshilli i krerëve të shteteve dhe qeverive të Unionit./Top Channel/
2008

KOMENTE