Warning: file_get_contents(): php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vdekja enigmë e vëllezërve Çollaku. Shteti hesht. Pa ekspertizë ligjore u dërguan në banesën e fundit
English

Vdekja enigmë e vëllezërve Çollaku. Shteti hesht. Pa ekspertizë ligjore u dërguan në banesën e fundit

"Lotët më janë thare, zeri më ka ikur, shpirti më është bëre helm, pasi në fshatin ku kam lindur percjell dy vellezerit e mi Klevis dhe Melsi Çollaku për në banesen e përhershme. Vëllai mbante vëllain e plagosur mbi supe kur policët qena qrekë i vranë mbas shpine. Ishin dy djem puntorë, dy vellezer te dashur, dy prinder te kater femijëve tashmë jetimë, burra të dy grave qe sdo t'i takojnë kurrë. Djem të nje nene qe varroset me ta sot se jeta s'ka me kuptim.
U prefshi ne paqe vellezerit e mi. Ju percjell nga larg me mall motra juaj"

Ky është mesazhi i një prej familjarëve për vëllezërit e saj Çollaku që nuk arriti dot t'i puthte për herë të fundit.
Ndërsa për gjithë të tjerët që morrën pjesë në ceremoninë mortore ka qënë një shok i vërtetë psikologjik, nuk kishte fjalë pasi lotët në sytë e të gjithëve nuk lejonin që fjala të dilte, ndërsa për familjarët ishte shpirti që transformohej në fjalë teksa shprehnin dhimbjen e papërshkueshme.
Nuk kishte mbetur pa erdhur i madh e i vogël nga i gjithë Devolli madje edhe nga qytete të Shqipërisë ndërsa binte në sy mungesa e përfaqsuesve ligjorë shqiptarë të cilve u bie një përgjegjësi e madhe por që kurrë nuk kanë për ta pranuar.
Nuk ka qenë një ceremoni mortore normale ajo e dy vëllezërve Çollaku të vrarë nga policia greke. Pas tërheqjes së trupave, familjarët kanë hapur dyert e mortit në mënyrë që të gjithë t’i shihnin për herë të fundit dy djemtë, por teksa kanë hequr kapakët e arkivoleve, teksa kanë zbuluar trupat, janë përballur me një dhimbje të dytë.

Trupat e Melsit dhe Klevisit nuk janë trupat e dy djemve të vrarë, por dy trupa të masakruar nga dhuna e, më tej, të qëlluar me armë zjarri. Ata kanë refuzuar të varrosin dy djemtë, çka ka bërë që policia të urdhërojë kryerjen e një ekspertize të dytë, përveç asaj të kryer nga pala greke. Ekspertiza ka zgjatur rreth 1 orë e 30 minuta, ndërkohë që ende nuk dihen rezultatet e saj. Pas saj u zhvillua ceremonia, ku dy vëllezërit u prehën pranë njëri-tjetrit, ashtu siç vdiqën. Tronditës ka qenë edhe rrëfimi i motrës së viktimave, Alma Çollaku, e cila pavarësisht dhimbjes ka gjetur forcën për të kërkuar të vërtetën.

Pse keni kërkuar një ekspertizë të dytë?

Sepse kemi parë me sytë tanë që vëllezërit e mi janë masakruar. Ata janë gjithë shenja të dukshme që nuk janë shkaktuar me armë zjarri. Ndaj tyre janë bërë tortura çnjerëzore. I kam parë me sytë e mi në çfarë gjendje ishin dhe jam e sigurt që këtu fshihet e vërteta e vrasjes së tyre.

Pse thoni se janë masakruar?

Sepse në gjithë trupin kanë shenja, gërvishtje, të nxira dhe fraktura. Njëri ka brinjët e thyera, tjetri njërin krah. Në pjesën e këmbëve janë goditur të dy. Policia greke, para se t’i vriste, i ka tërhequr zvarrë, i ka goditur. Nuk e di të them me çfarë janë shkaktuar gjithë ato shenja, por ata janë vrarë pasi janë rrahur me një kafshëri të tmerrshme.

Ju dyshoni se ekspertiza greke ka mbuluar të vërtetën?

Po, e them me bindje se realiteti nuk është kjo ekspertiza e saktë. Fillimisht vëllezërit e mi i bënë kriminelë, pastaj trafikantë, i konsideruan vrasës e çfarë nuk u thanë, por ata shkuan atje për bukën e gojës dhe morën 7 plumba pas shpine. Do të kishim preferuar që shteti ynë të kishte dërguar ekspertë në Greqi kur atyre u bënë autopsinë, sepse ne e pamë me sytë tanë që ata kanë dëmtime.

Sipas jush, çfarë ka ndodhur vërtet?

Unë di vetëm që më kanë vrarë vëllezërit, ndaj kërkoj të zbardhet urgjent e vërteta. Shteti të mos heshtë. Djemtë nuk ishin trafikantë, u vranë pabesisht nga policia greke. Njeri ka 5 plumba, tjetri ka 2 dhe trupat ishin të goditur e të masakruar. I sollën lakuriq me gjak e plagë të hapura. Vëllain e madh e kanë goditur me qytën e automatikut në gjoks, i kanë thyer brinjët, krahun e ka të thyer. Poshtë(organet genitale)i kanë bërë pleh, pastaj i kanë qëlluar me plumba. Njërit i mungonte edhe unaza e floririt. Kjo është çnjerëzore, ne nuk mund ta përballojmë dot këtë dhimbje.

A keni një apel?

Drejtësia lejoi që të na i quanin vëllezërit kriminelë, drejtësia të nxjerrë të vërtetën se boll na shkaktuan dhimbje me vrasjen e tyre. Boll u vramë kur i pamë se në ç’gjendje ishin, të paktën fëmijët e tyre të dinë të vërtetën. Nëna, unë, nuset e tyre, fëmijët, të gjithë që mbetëm pas kur të shkojmë te vari që t’i qajmë, të dimë se ç’ndodhi realisht dhe, nëse ka një përgjegjës për atë që ndodhi, ta gjejë shteti. Njerëzit përpiqen të mbijetojnë, rrezikojnë për bukën e gojës dhe vriten si kafshë.

KOMENTE