Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Edi Rama bisedime me Kryeministrin e Italisë Enrico Letta
English

Edi Rama bisedime me Kryeministrin e Italisë Enrico Letta

Kryeministri Edi Rama u takua dhe zhvilloi bisedime dje pasdite, në Romë, me Kryeministrin e Italisë Enrico Letta.

Takimi u përqendrua në marrëdhëniet dypalëshe, avancimin e procesit të integrimit evropian dhe zhvillimet në rajon.

Kryeministrat Rama dhe Letta konstatuan me kënaqësi marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve, të cilat mbështeten mbi miqësinë e fortë dhe fqinjësinë. Ata u angazhuan për të evidentuar dhe shfrytëzuar çdo mundësi që zgjeron dhe thellon bashkëpunimin mes dy vendeve, edhe në kuadër të partneritetit strategjik mes dy vendeve.

Kryeministri Rama, theksoi se Qeveria Shqiptare po punon me seriozitet maksimal për të krijuar të gjitha kushtet lehtësuese, për të tërhequr një valë të re të investimeve italiane.

Kryeministri Letta u shpreh se Italia mbetet një mbështetëse e fortë në rrugëtimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian.

Kryeministri Rama ripërsëriti se rajoni i Ballkanit, pas paqes mes shqiptarëve të Kosovës dhe serbëve, po përjeton një erë të re, e cila duhet të shfrytëzohet për të rritur bashkëpunimin ndërmjet vendeve të tij dhe prosperuar rajonin.

KOMENTE