Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:14094458:SSL routines:ssl3_read_bytes:tlsv1 unrecognized name in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
PD-ja: inskenim teatral rasti i eksplozivit para kryeministrisë
English

PD-ja: inskenim teatral rasti i eksplozivit para kryeministrisë

Partia Demokratike rastin e mëngjesit të sotëm ku në makinën e prefektit të Vlorës Besnik Dervishi u gjet një sasi eksplozivi e ka quajtur një inskenim teatral.

Këtë e ka shprehur përmes një deklarate deputeti i PD-së Keltis Kruja i cili në deklaratën e tij ka vazhduar:

Kjo ngjarje vjen 4 ditë pasi Sajmir Tahiri njoftoi se është superblinduar për arsye që vetëm ai i di.

Pas 3 orësh hetimi para kamerave rezultoi se vetura që tronditi Kryeministrin, ishte e Prefektit të Vlorës, Besnik Dervishi, ku sipas policisë, eksplozivin e zbuloi garda.

Burimet tona sigurojnë se z. Dervishi është ftuar nga garda për të futur makinën aty ku nuk duhej dhe ka deklaruar vetë se ka parë diçka të dyshimtë.

Të gjitha të dhënat tregojnë se kemi të bëjmë me një inskenim teatral.

Besniku i Edi Ramës do të ishte i vetmi që do të merrte përsipër një skenar që të kujton shakanë me plumbat e gomës që krisën xhamat e shtëpisë së z. Rama tek 21 dhjetori, akt me të cilin kërkon të blindohet si Lejfeni i tij.

Për të bërë show, z.Rama heq gardhin e kryeministrisë, dhe që në ditët e para të detyrës i hipën makinës së blinduar, makinë e cila është blerë për miqtë dhe delegacionet e larta që vizitojnë Shqipërinë.

Akti i sotëm tregoi se me shashka tenton të justifikojë shtimin e blindit dhe shumëfishimin e rojeve, por siç tashmë thonë qytetarët, Rama ka lindur në oturak dhe kot e ka se nuk bie rrufeja mbi të.

Ngjarja e sotme nuk është vetëm shumë zhurmë për asgjë, por edhe një tymnajë e radhës për të larguar vëmendjen e publikut nga projekti i Kryeministrit për rritur taksat e për të ushtruar trysni ndaj biznesit.

Partia Demokratike i bën thirrje Prokurorisë ta zbërthejë dhe ta zbardhë këtë skenar të denjë për filma policesk.

KOMENTE