Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rama: nëpunësve të mirë të administratës së kaluar nuk do t'u ndodhë asgjë, të aftët nuk do të hidhen në rrugë
English

Rama: nëpunësve të mirë të administratës së kaluar nuk do t'u ndodhë asgjë, të aftët nuk do të hidhen në rrugë

Në një bashkëbisedim të organizuar me administratën publike ditën e sotme kryeministri Rama ka deklaruar se do të ketë më pak taksa se vitin e kaluar.

Gjithashtu ai theksin e ka vënë edhe në të qënurit e një administrate në shërbim të ligjit dhe popullit.

“Administrata është themeli i shoqërisë evropiane. Po punojmë për një administratë në shërbim të qytetarit dhe respekt të ligjeve të vendit. Një administratë, e cila ka munguar më shumë se gjithçka tjetër në gjithë këta vite, dhe është ajo çka do të jetë themeli i Shqipërisë evropiane, si anëtare e BE-së”, -tha Rama.

Ende administrata jonë nuk ka luksin që të konkurojë me sektorin privat, për sa i përket rrogave, dhe gjendja jonë financiare nuk na lejon që kjo gjë do të jetë e mundur. Por jam i bindur që nuk është kjo arsyeja që shumë persona preferojnë privatin dhe jo shtetin”, -theksoi Rama.

Kreu i qeverisë tha se nuk janë pagat arsye e vetme që shumë persona zgjedhin të punojnë në privat e jo në shtet, por ka dhe një sërë faktorësh të tjerë, shumë më të rëndësishëm, të cilët kryeministri i sqaroi.

“Faktori i parë është imazhi i shtetit. Sepse shumë të rinj e të reja, më parë, nuk dëshironin të bëheshin pjesë e një shteti të shkatërruar.

Faktori i dytë është mungesa e besimit. Kjo mungesë besimi vinte sepse në shtet nuk vlerësohej puna dhe merita e punonjësve.

Faktori i tretë është pagesa. Ndaj ne duhet të vëmë në funksion konkurset për punësimin në administratën publike, që të merren parasysh meritat”, - theksoi Rama.

Duke sqaruar se të gjithë nëpunësit e aftë nuk do të largohen nga punë, Rama tha se do të bëjë çmos që atyre të mos u mungojnë mjetet e punës.

“Ne kemi trashëguar një situatë të vështirë, por edhe arritje dhe eksperienca pozitive, që kanë të bëjnë me shumë nëpunës të mirë të administratës së kaluar. Këtyre nëpunësve nuk do t’u ndodhë asgjë, përkundrazi do t’u jepet shansi që të rriten edhe më shumë profesionalisht. Është momenti që ta lëmë pas librin e gabimeve.

Ne sot nuk kemi mundësi që të rrisim rrogat e administratës publike dhe t’i bëjmë baraz me ato private, por ne mund ta lehtësojmë jetesën e tyre. Duke filluar që nga viti i ardhshëm, të gjithë nëpunësit do të paguajnë më pak taksa, dhe kjo do të sjellë rritje të fuqisë së tyre blerëse. Dua të theksoj se ne duam që të kemi një dialog të vazhdueshëm me punonjësit e administratës, që të bëjmë bashkarisht punën që na takon, pa u futur në punët e njëri-tjetrit, nga ana politike nuk duhet të ketë ndërhyrje. Kush punon në administratë nuk ka nevojë që të cënojë dinjitetin e tij për të qëndruar aty, apo të bëjë gjëra të tjera për të mbajtur vendin e punës. Është shumë e lehtë që të themi se e duam Shqipërinë si e gjithë Evropa, por është e vështirë që të bësh shtet, ashtu siç themi ndryshe ne shqiptarët”, -përfundoi fjalën e tij, kryeministri Rama.

KOMENTE