English

Motrat minorene "eksperte" në vjedhje. Arrestohen nga policia

Policia e Shkodrës ka arrestuar ditën e sotme dy motra minorene të cilat ishin bërë "eksperte" në realizimin e disa vjedhjeve.

Mësohet se dy motrat minorene janë R.S 13 vjeç dhe E.S 11 vjeç. Të dyja motrat nga Tirana janë kapur duke vjedhur në lagjen “Vasil Shanto” të Shkodrës.

Sipas policisë, vajzat e mitura mendohet se janë autore të rreth 50 vjedhjeve në kryeqytet, ndërsa dyshohen edhe për disa vjedhje në qytete të tjera.

Policia po i merr në pyetje, për të zbuluar persona të tjerë që mund të fshihen pas tyre.

KOMENTE