Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pagat e punonjësve të Policisë së Shtetit do të rriten20 deri në 25 përqind
English

Pagat e punonjësve të Policisë së Shtetit do të rriten20 deri në 25 përqind

Pagat e punonjësve të Policisë së Shtetit do të rriten në masën 20 deri në 25 përqind.

Gjatë një konference për shtyp, ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, duke prezantuar buxhetin e vitit 2014 për policinë, u shpreh se kjo është rritja më e madhe e bërë ndonjëherë në historinë e policisë shqiptare.

“Kemi buxhetin më të lartë në historinë e Ministrisë së Brendshme dhe rritjen e pagave më të lartë në historinë e Policisë së Shtetit. Dje është miratuar rritja e pagës për thuajse 93% e punonjësve të Policisë së Shtetit, ose e thënë ndryshe 8367 punonjës, që do të thotë rritje e pagës për to në masën nga 20-25%”, u shpreh ministri Saimir Tahiri.

Ministri ka akuzuar qeverinë e mëparshme, se e ka zhytur Ministrinë e Brendshme në një kaos financiar dhe i ka lënë asaj detyrime dhe fatura të prapambetura dhjetra milionë dollarëshe.

“Nga sot, pa frikë mund të thuhet që Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit janë të zhytura në borxhe. Borxh ndaj investimeve janë 10 milionë dollarë, ndaj njësive të varësisë janë 4,7 milionë dollarë, janë 5,2 milionë dollarë vetëm për uniformën e Policisë së Shtetit, për lindjen e fëmijëve, ai shpërblimi për lindjen e çdo fëmije pranë gjendjes civile, kemi një borxh prej 4,3 milionë dollarë, sepse qeveria e mëparshme s’e ka paguar që nga viti 2008”, shtoi më tej ministri i Brendshëm, Tahiri.

Tahiri tha se u trashëgua një rraskapitje morale e punonjësve të Policisë së Shtetit, ndërkohë që sot, kjo polici po hedh një hap themelor dhe solid për ndërtimin e modelit europian./Top Channel/

KOMENTE