Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pranimi në universitete. Ndryshim skeme
English

Pranimi në universitete. Ndryshim skeme

0 % e të rinjve në Universitete nuk studiojnë për degën e preferuar apo atë që kanë prirje. Shumica e studenteve sot ndjekin Fakultete që në preferencat e tyre janë shënuar të fundit, me arsyen për të mos mbetur pa shkollë të lartë. Sipas të dhënave të ministrisë së Arsimit, vetëm 30% e maturantëve, jo vetëm vitin e fundit, kanë arritur të fitojnë një nga tre preferencat e para për shkollë të lartë, kryesisht degët e mjekësisë, informatikën dhe ekonominë.

Referuar këtyre të dhënave, por dhe nivelit të studentëve në universitete, drejtues të shkollave të larta e cilësojnë të dështuar procesin e maturës shtetërore dhe skemën meritë-preferencë. Dekanë të Universitetit të Tiranës, propozojnë ulje të kuotave dhe vendosjen e kritereve nga vetë shkollat e larta për pranimet e studentëve. Dekania e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, Klodeta Dibra, propozon që reforma të nisë nga arsimi parauniversitar.

Shkollat 9-vjeçare dhe ato të mesme duhet të vlerësohen sipas një sistemi pikëzimi, me pas maturanti të orientohet në Universitet, sipas cilësisë se shkollës që ka kryer, pavarësisht rrethit nga vjen. Debati për ndryshimet e maturës shtetërore behet në një kohë kur Ministria e Arsimit ka ngritur grupin e punës për rishikimin e këtij procesi.

Në fakt këtë vit nuk priten ndryshime thelbësore, por do të përcaktohen masa për të forcuar një nga pikat e dobëta të maturës shtetërore, administrimin e provimit. Keqmenaxhimi dhe kopjimi masiv i ndihmuar shpesh nga vete mësuesit ka sjellë, jo vetëm rezultate të pamerituara, por dhe studentë që ndodhen në universitetin e gabuar./V+/

KOMENTE