English

Shtetasi turk Aliriza Duran, plagos shqiptarin në galeri

Në një galeri miniere në Qafë Mollë, në Mirditë mëngjesin e sotëm ka ndodhur një sherr mes punëtorëve të cilët po punojnë për ndërtimin e hidrocentralit mbi lumin Fan në Mirditë.

52-vjeçari Mustafa Neziri është plagosur në kokë nga një 37-vjeçar turk. Menjëherë i plagosuri u dërgua në spitalin e qytetit ndërkohë u bë arrestimi i shtetasit turk Aliriza Duran, 37 vjeç.

Policia po heton për zbardhjen e plotë të motiveve të sherrit, që çoi në plagosjen e punëtorit.

KOMENTE