English

Basha: Qeveria gostiti veten, la në harresë pensionistët, fermerët dhe shtresat në nevojë

Ndikimi i paketës fiskale dhe projektbuxhetit 2014 në ekonominë e vendit dhe jetën e shqiptarëve

Kryetari i PD, Lulzim Basha:

Dy ditë më parë jemi ulur me përfaqësuesit e investitorëve të huaj, punësuesit e mbi 57 mijë shqiptarëve të të gjitha degëve të ekonomisë shqiptare. Dje siç e keni ndjekur bashkëbisedimi është bërë me përfaqësuesit e biznesit të vogël, të agrobiznesit dhe të atyre që njihen si industria fasone, apo jo e prodhimit të konfeksioneve kryesisht për rieksportim dhe që punëson afro 80 mijë qytetarë shqiptarë. Sot ky takim do të përqendrohet tek buxheti dhe për këtë arsye kemi thirrur rreth kësaj tavoline përfaqësues të shtresave të ndryshme të shoqërisë, të cilat janë subjekt i buxhetit të shtetit, për të diskutuar së bashku dhe për të ndarë së bashku mendimet se çfarë ofron paketa buxhetore, çfarë perspektive sjell kjo në jetën e përditshme të grupeve shoqërore që ju përfaqësoni, konsumatorëve, pensionistëve, invalidëve, personat me aftësi të kufizuar, të subjekteve të legalizimit, të përndjekurve, të pronarëve, të kryefamiljarëve, të bujqve dhe fermerëve, e shumë e shumë kategorive të tjera.

Duam të them që në nisje të fjalës time që qëllimi i gjithë këtyre konsultimeve ka qenë që zëri i qytetarëve shqiptarë të jetë jo vetëm i dëgjuar, por të jetë pjesë e rëndësishme e vendimmarrjes për buxhetin e vitit 2014, natyrisht kjo është dhe mbetet detyrë kryesore e qeverisë por qeveria jo vetëm nuk e ka bërë këtë por vetëm ka shkelur ligjin për buxhetin e shtetit sepse me datën 20 tetor duhet të kishte përfunduar diskutimet dhe ta sillte në Parlament, në mënyrë që nga data 25 tetor deri më datë 1 dhjetor kur buxheti duhej të ishte miratuar të kishte kohë të bënte konsultimet me qytetarët, por po tenton tani që në këtë ngushticë kohore ku e ka futur, ta kalojë buxhetin pa asnjë transparencë, pa asnjë diskutim.

Sigurisht ne si opozitë e shikojmë si pjesë të qenësishme ta ndalojmë qeverinë që ta kalojë buxhetin pa asnjë transparencë pa asnjë proces konsultimi. Si mund të bëjë këtë? Pikërisht duke organizuar këto forume, për të dëgjuar zërin e përfaqësuesve të shtresave të ndryshme shoqërore, të biznesit dhe të tjerë, për ta marrë zërin tuaj, kështu siç e thoni ju sot, të gjitha vërejtjet që do të bëni, përfaqësuesve tanë në Kuvendin e Shqipërisë, për ta përcjellë drejtpërdrejtë në punimet e komisioneve dhe në seancën plenare, dhe së treti, duke insistuar që komisionet parlamentare, të ngrenë hapësirën duke ju ftuar ju si përfaqësues të këtyre shtresave të thoni mendimet tuaja, edhe pa ndërmjetës në këto komisione.

Çfarë vëmë re?

Vëmë re se gjatë ditës së djeshme edhe sot, ka një kundër reagim ndaj saj. Sot kryeministri ka harxhuar dy orë të kohës së tij, që e paguajnë taksa-paguesit shqiptarë, në një lulishte të parkut të liqenit, në një monolog, ku ishin të ftuar disa pensionistë, ku për fat të keq, shpresoj që nuk kanë pasur ftohtë, vetëm për ta dëgjuar, por jo për të dhënë mendimet e tyre dhe ajo që tha ishte pak a shumë se fajin e ka opozita, që opozita gënjen, etj,etj.

Tani dua t’i them këtu, në emër të opozitës, se në qoftë se shqetësimet që ne ngremë për efektet shkatërrimtare që ky buxhet do të ketë në mirëqenien e shqiptarëve, në qoftë se këto që themi ne janë të pavërteta, ne do të jemi njerëzit më të lumtur të Shqipërisë. Madje po i lutemi sot Zotit, që këto të jenë të pavërteta, ne duam që kryeministri dhe qeveria e tij të na përgënjeshtrojnë dhe që buxheti i vitit 2014 më të vërtet të jetë më historik për Shqipërinë dhe se këtu ndryshon opozita jonë nga opozita e mëparshme. Ne jemi opozitë e pranojmë rolin si opozitë dhe si opozitë duam më të mirën për këtë vend dhe qytetarët e këtij vendi nëpërmjet instrumenteve që ne si opozitë kemi, dhe do të vëmë para përgjegjësisë ata që kanë përgjegjësitë, që është qeveria.

Por kam frikë se në atë dy orësh që harxhoi për veten e tij dhe ata që kishte mbledhur rreth e qark, që vetëm e shikonin dhe s’patën mundësi të flisnin, nuk dha asnjë argument, për të lehtësuar mendjet dhe shpirtrat e milionave shqiptarëve që sot sa nga mungesa e transparencës dhe shpërfilljes kryeministrore, sa nga ato që po dalin në dritën e diellit propozimet për taksat e rritura apo buxhetimet e pamjaftueshme, për kategori të ndryshme shoqërore, jo vetëm që nuk janë të qetë por jashtëzakonisht të shqetësuar, jashtëzakonisht të shqetësuar.

I kemi bërë thirrje mazhorancës çdo ditë që të vijë në këto tavolina, nuk ka asnjë problem, përkundrazi dëshirojmë që ta përdorim këtë forum sepse qëllimi i këtij forumi nuk është tundim flamurin e PD-së, por është që të dëgjojmë qytetarët dhe shqetësimet e tyre dhe ti përcjellim në procesin e hartimit të buxhetit, nuk kanë ardhur.

Jam i sigurt që po të vinte kryeministri këtu do të ishte një përdorim shumë më i mirë i kohës së tij dhe shumë më me eficencë sesa të mbajë monologje tek pishat e liqenit.

Qëllimi është të dëgjojmë dhe të reflektojmë, qëllimi ynë është që ta reflektojmë në buxhetin që do të miratohet, këtë shqetësim të madh të përbashkët, dhe buxheti të jetë buxheti që përfaqëson, buxheti i gjithë shqiptarëve dhe të mos jetë buxheti i errësirës, i procesit të errët dhe jotransparent, dhe i gafave dhe gabimeve më të mëdha, saqë vendin mund ta shtyjë drejt një kolapsi, brenda një kohe shumë të shkurtër, dhe ti rezervojmë fatin e fqinjit tonë jugor, që ne për fat të mirë kemi arritur ta mënjanojmë pikërisht falë politikave të zgjuara buxhetore, fiskale dhe ekonomike.

Sot, pra do të ndalemi tek buxheti, natyrisht jemi të hapur për të diskutuar edhe paketën fiskale. Dhe para se ta nisim diskutimin, para se t’ju dëgjojmë dhe të mbajmë shënim, për idetë tuaja, për sugjerimet tuaja, ato që ju doni që ne si opozitë, por edhe të tjetrit që përveç opozitës ti kthejnë në formën e amendamenteve dhe t’ja propozojnë qeverisë për të reflektuar, dua të bëjë disa konstatime faktike.

Buxheti kështu siç vjen, projekt-buxheti mund të quhet projekt-buxheti i vetë konsumit, apo gostisë qeveritare. Në vend që të ndihmojnë konsumin, fuqinë blerëse të qytetarëve, ai rrit konsumin e qeveritarëve. Investimet nga buxheti ulen me 80 milionë dollarë pra shteti merr përsipër që vitin e ardhshëm të investojë 80 milionë dollarë më pak, ndonëse taksat rriten, borxhi rritet. Kjo jo vetëm nuk mbështet zhvillimin ekonomik, pasi të fusësh 80 milionë dollarë më pak në investime do të thotë të frenosh zhvillimin ekonomik por edhe ato para që shënohen për t’u përdorur si investime jo publike, në fakt përdoren për të rritur konsumin “parazitar” të qeverisë, sepse për administratën e vet, qeveria e rrit nga 257 miliardë lekë në 264 miliardë lekë buxhetin, pra e rrit me afro 7 miliardë lekë buxhetin për veten e saj, për shpenzimet qeveritare, ul me 80 milionë dollarë, me 11% investimet dhe rrit me 7 miliardë lekë shpenzimet për veten e saj, zyra, makina, shpenzime qeveritare, pra rrit këto dhe jo pagat, as pensionet.

Ata që jetojnë me paga e pensione duhet të paguajnë më shumë taksat e rritura për naftën dhe shumë mallra të tjera konsumi, pra pensionistët duhet të “shtrëngojnë rripin”, sepse buxheti i paraqitur jo vetëm që rrit taksat për naftën dhe mallrat e tjera të konsumit që do rëndojnë drejtpërdrejt tek buxheti i pensionistëve por nuk garantohet as indeksimi i pensioneve. Pensionistët janë shtresa e parë e lënë në harresë dhe më e keqja është se edhe në planet për rishikimin e pensioneve, qeveria ka folur vetëm për përfitimet e atyre që dalin në pension dhe jo për pensionistët ekzistues.

E njëjta gjë për minatorët. Tullumbacja e Rilindjes u fry dhe me premtimin që jo vetëm minatorëve do u ngrohen pensionet por nuk duhet të trajtoheni si pensionistë, sepse na duheni për kontributet që do jepni. Buxheti nuk thotë asnjë fjalë për ta, nuk ka asnëj lek për rritjen e pensioneve të tyre.

Shërbimi shëndetësor, politikat e shërbimit shëndetësor. Mbani mend shërbimi shëndetësor falas, ishte thirrja e përditshme para, gjatë fushatës elektorale. Në këtë buxhet, shëndetësia ka një rritje më të ulët se sa e administratës dhe rritja vjen e gjitha nga taksat e ngritura për sigurimet shëndetësore. Foli dhe vazhdon të flasë për shëndetësinë falas. Nëkëtë buxhet rritet pa kufi niveli i pagesës mbi të cilën paguhen sigurimet shëndetësore dhe trefishon kontributet e të vetëpunësuarve në qytet, i dhjetëfishon ato të fermerëve.

Pretendohet se me heqjen e tvsh, në shkallën 10% për pagat, shërbimet shëndetësore, do të ndihmohet por në fakt 10% shkon drejtpërdrejt tek tregtarët me shumicë të ilaçeve të cilët artificialisht do rrisin çmimet e blerjes nga prodhuesit e grosistët jashtë Shqipërisë dhe efekti i përllogaritur për pacientë që blejnë ilaçe do të jetë zero në rastin më të mirë, mund të çojë edhe në rritje çmimesh.

Për arsimin ka premtuar dyfishim të buxhetit dhe se buxheti i arsimit nuk do të jetë më pak se 5% e PBB. Me këtë buxhet, arsimi ka një rritje prej 4%, afërsisht sa inflacioni ndërsa ulet ndjeshëm financimi për universitetet.

Për shtresat në nevojë, buxheti nuk garanton as detyrimet që mbulon sot, nuk mbulon as borxhet që shteti u ka sot grupeve të personave me aftësi të kufizuar, shtresat e tjera shoqërore në nevojë, për të cilat buxheti i vitit 2012-2013 ka pasur parashikimet e tij.

Për të përndjekurit, për të cilët u bënë premtimet më të bujshme, si dëmshpërblim në vitin e parë të qeverisjes për të gjithë ish-të burgosurat gra mbi 70 vjeç , ish të burgosur burra mbi 75 vjeç, dëmshpërblim brenda dy viteve të të gjithë ish të burgosurve që janë në jetë, zbritje vetëm të vlerës reale të tregut për letrat me vlerë të vlerës reale të shërbimeve në vitin 92. Në fakt, në këtë buxhet e gjithë kjo tullumbace është katandisur në 1.8 miliardë lekë, krahasuar me 3 miliardë lekë që ishte buxheti 2013.

E njëjta gjë edhe për pronarët. Është ulur fondi me 200 milionë lekë. Shpërndarja e parave të taksapaguesve shqiptarë dhe politika fiskale që kemi debatuar në tre tryezat e para ka treguar qartë se buxheti jo vetëm nuk mbështet aspak punësimin e shqiptarëve por ndihmon 100% varfërimin e tyre. Ndonëse ishte angazhuar të krijojë kushtet për 300 mijë vende pune të reja, taksat e rritura dhe si efekt investimet e ulura po përgatisin krizën dhe shkurtimin e vendeve ekzistuese të punës.

Goditje të madhe me këtë buxhet do të ketë edhe fshati. Fermerëve përveç taksës së naftës, duhanit, mallrave të tjera i rriten edhe kontributet e sigurimeve shëndetësore. Për fermerët që u angazhua të ulë me 35% çmimin e naftës dhe do zeronte taksën për plehrat, fidanët, makineritë bujqësore, s’ka absolutisht asnjë parashikim të tillë, në kontrast flagrant me skemën e subvencionimeve që ne kur ishim në mazhorancë u lamë trashëgim. Ka 600 milionë lekë të cilët nuk mbulojnë as 1/3 e kostos së premtimeve, u premtuan 160 milionë dollarë për ujin.

Këto janë realitetet me shifra, siç i ka shkruar dhe i ka sjellë kryeministri, për t’i miratuar në Parlament. 0 rritje, përkundrazi, rritje të kostos së jetesës përmes taksave, karburantit, mallrave të tjera të cilat do kenë impakt të drejtpërdrejtë tek çmimet, tek fuqia blerëse e secilës prej kategorive që ju përfaqësoni sot këtu.

Le të nisim së bashku diskutimin për pikëpamjet tuaja, vërejtjet, vëzhgimet tuaja mbi buxhetin aktual por edhe propozimet tuaja për ndryshimin e kësaj skeme që me të vërtetë është një skemë rrënuese dhe shkatërruese për mirëqenien e gjithë shqiptarëve por nuk godet askënd më fort e më keq se sa shtresat në nevojë rreth e qark kësaj tavoline.

Altin Goxhaj–Zyra për Mbrojtjen e Konsumatorëve:

Unë jam përfaqësues për mbrojtjen e konsumatorëve, e njohur publikisht si Zyra për Mbrojtjen e Konsumatorëve . E konsideroj këtë moment si të vetmen zgjidhje që kam si përfaqësues i kësaj organizate që të përcjell zërin në lidhje me buxhetin , pasi ka një mungesë të plotë transparence dhe mungesë arsye që këto ditë është përshkallëzuar duke na penguar edhe si pasojë e qëndrimeve të këtij kryeministri në raport me përfaqësues të shoqërisë civile nuk thanë atë që do të bëjnë. Ndaj unë e konsideroj si të vetëm mundësi që kam që shpreh këto pika të shkurtra, kemi paraqitur 25 pika dokument të organizatës , sa më shkurt , më lejoni ti them shkurtimisht.

Nafta: ngaqë do të rrisë çmimin e transportit publik , do të rrisë çmimet e mallrave dhe shërbimeve, do të rrisë kostot personale të transportit familjare, ne kërkojmë që në asnjë mënyrë të mos aplikohet kjo akcizës. Ne kërkojmë që ju të dilni në Parlament dhe ta mbroni fortë këtë argument . Akciza e naftës rritë automatikisht të gjithë serat e kostos së jetesës së konsumatorëve. Dhe pse jo se do të jetë akcizë por pesë herë më shumë si pasojë e aseteve të derivateve që krijon në të gjitha çmimet e tregut.

Pika e dytë , janë 1 milionë duhanpirës shqiptarë, rritja prej 20 lekësh e akcizës së duhanit garanton që kjo do të jetë një dëm shumë i madh për ekonominë e konsumatorëve. Për një motiv të thjeshtë nuk ndikon aspak tek duhanpirësi numri i cigareve në raport me këtë rritje , por kjo rritje ndikon thjeshtë tek ulja e parasë në xhepin e tij.

Pika e tretë , janë dy milion konsumatorë kafeje sot , nga këta janë 1 milionë që aplikojnë edhe në përdorim familjarë. Pra që e përdorin cigaren në shtëpi . janë kryesisht shtresa e popullsisë pensionist, janë kryesisht shtresa të varfra të popullsisë dhe këta goditen në mënyrë të menjëhershme, pasi ne e dimë shuam mirë se akciza në burim e derivonshme edhe më të larta në dorën finale që shkon në treg. Si pasojë e pjekjes, si pasojë e shumë kushteve të tjera.

Argumenti tjetër alkooli përfshihet në rastin tonë , në fokus ka të bëjë me rakinë si produkt lokal dhe me birrën i cili ka një konsum shuam të gjerë dhe normal në opinionin publik, po ashtu edhe vera, por të gjitha këto çfarë bëjnë, ndikojnë realisht në finalen e fundit t muajit, që do të thotë ndikon pikërisht në koston e rritjes s kostos së jetesës. Natyrisht që ne kërkojmë që të katër akcizat të ëmos merren në konsideratë.

Pika e pestë taksa e shtëpisë së dytë, taksa e shtëpisë së dytë është një problem që ka përbrneda dy probleme brenda vetës, ka të bëjë me pronarin, një ka të bëjë me konsumatorin. Pika e parë tek pronari , dimë që kurorat tona familjare jaën një person, dy persona që mund të kenë dy kurora të ndryshme dhe kanë në hipotekë vetëm një kryefamiljarë dhe kjo e bën se dy shpi dhe dy familje të trajtohen si dy shtëpia të një personi. Kjo është që ti biesh në hak gjysmës së popullsisë shqiptare që e ka këtë problem. Problemi i dytë që shkakton kjo si derivatë ka të bëjë me përdorimin e këtyre shtëpijave për qëllim ekonomike. Siç është rasti turizmit familjarë të plazhit dhe dhënia me qera si biznes, që do të thotë kjo do të ndikojë pikërisht edhe tek kjo që merr me qera, do të ndikojë edhe tek ai që do të përfitonte këtë. Ndërsa turizmi familjarë e ka të panevojshme në shumë pika të Shqipërisë sepse kostoja e taksave do të identifikohet me përfitimin që do të merren nga shërbimi i zonave të turizmit, flasim për turizëm familjarë.

Pika e tjetër, tek mosha e pensionit, garantohet në mënyrë të sigurtë dëmtimi i shëndetit të një kategorie njerëzish që në grup moshën përkatëse që i kap ky ndryshim i ligjit të moshës së pensionit, do të ndikojë realisht tek aftësitë dhe kapacitete e tyre fizike. Këto janë gjëra që doktori do ti shpjegojë më mirë, por do të thoja që këto do të ndikojnë edhe tek punësimi i të rinjve.
Çmimet do të rriten , cilësia do të bjerë , është ligji i tretë në një rritje çmimi brenda këtij xhepi konsumatori automatikisht edhe cilësia e mallit dhe shërbimeve do të bjerë. Tutela shoqërore është e garantuar se do të rrëzohet në atë nivel që nuk është parë ndonjëherë , edhe si pasojë e faktit që ne kemi konstatuar së buxheti i shtetit i gjithë zinxhiri dhe mbikëqyra e tregut nga institucionet shtetërore ka reduktim buxheti, ka reduktim stafi. Ne e kemi rritur gjithmonë si problem duhet të rritet buxheti i institucioneve shtetërore , duhet të përmirësohet kapacitete e burimeve shtetërore që aplikojmë të gjithë. Dhe kapitulli që do të prekemi më shumë, në nivelin e shtresave në nevojë, të cilët do ta ndjejnë të parët mungesën e shërbimit familjarë, për kohë e deklaracionit pasi xhepat e vegjël do të bjerin pak nga pak si pasojë e çmimit, si pasojë e shërbimit . në fund fare do të bëjnë që të ketë më pak para për të krijuar rekreacion . Ne e dimë shuam mirë se kush do ta hajë në fund fare në buxhetin familjarë të një kryefamiljari, në fund fare.

Nga ana tjetër do të ndikojë në shërbimet që ai ka për fëmijët e vet, i përgjigjet TVSH –së në arsim dhe shumë element të tjerë do të ndikojnë se s’bën tek fuqia që ka familja për fëmijët e vet.

Deh së fundmi do të thoja se ushqimet e rritura automatikisht të kësaj paketa fiskale ne besojmë se do të ndikojë jashtëzakonisht shumë edhe tek kostoja e jetesës për të mbajtur fëmijët e tyre. Pra pjesa e fëmijëve, pjesa e dytë janë pensionistët, tek pensionistët nuk ka asnjë të ardhur përballë një tregu që rrite çmimet, pasi ata do të ngeleni aty ku është. Pasi do t kishte një vlerësim jo thjeshtë të zbardhë inflacionin që edhe ai me çkemi parë ne me informacionet tona nuk i përgjigjet realiteti inflacionit, por mbi të gjitha do të ndikojë në dyfishimin e taksimit në bazë të çmimeve. Kjo qeveri për të rritur çmimin ka fshehur edhe një gjë që do të ishte shuam e domosdoshme, investimi i pensioneve. Fermerët me pesëfishimin e figuracionit ne besojmë që do t’i godasë shuam fortë pasi ne e dimë që fjala fermer është fjalë e madhe dhe ata nuk janë thjeshtë fermer të fuqishëm por janë qytetarë shqiptarë që kanë pak të ardhura dhe përpiqen të mbijetojnë dhe ky është tregu i tyre. Kemi të bëjmë me nëj shtrenjtim të jetesës, kemi të bëjmë me ulje të cilësisë së mallrave, kemi të bëjmë me ulje të aftësisë së shtetit për të reaguar dhe mbi të gjitha kemi të bëjmë me një shtet që po bën demagogjike duke na e dhënë sapunin për djathtë. Ne e kuptojmë shuam mirë se çfarë po ndodh. Sot kemi nevojë se s’bën që zëri jonë të përcillet në Parlament në mënyrë më të fuqishme të mundshme. Unë kam deklaruar dje në një deklaratë zyrtare si organizatë që mbështes protestën e ditës së nesërme që shuam organizata të shoqërisë civile në bazë të protestuesve të armëve kimike ne do të jemi në orën 12.00 përpara kryeministrisë, pikërisht për të protestuar kudër kësaj pakete fiskale për çmimin e naftës, për çmimin e duhanit , për rritjen e moshës së pensionit dhe për rritjen e taksave të banimit. Faleminderit.”

Sekretarja e Përgjithshme e të Përndjekurve Politikë të Shoqatës Antikomunistët e Shqipërisë:

Shoqata jonë është e njohur në gjithë Shqipërinë. Ka një anëtarësim të gjallë në të gjithë Shqipërinë dhe ne këtu iu falënderojmë më shumë për mundësinë që na dhatë që të biem zërin tonë dhe të flasim për atë që na shqetëson. të sinqertë dhe të ndërgjegjshëm që kjo qeveri nuk e do këtë shtresë dhe siç ka qenë 50 vjet, përsëri është armike e kësaj shtrese, po megjithatë jemi të detyruar të kërkojmë, se çdo qeveri e shqiperis ka detyrim karshi nesh.

Unë jam këtu për të ngrit zërin me forcë për buxhetin e shtetit të cilit e ka akorduar shtresën tonë.

Ai tha që do likuidohen për dy vjet, ai tha që do marrim 25 euro, gjë për të cilën ne s`e kemi kërkuar për 25 euro ditën e burgut, ai tha që të gjtihë ata që janë mbi 75 vjeç të gjithë atyre që janë gjallë do ti likuidojë. Dhe ulja 40 % e fondit të kësaj shtrese tregon s ajo që ka premtuar nuk do realizohet me 1.8 milionë që është. Ne kërkojmë që ky buxhet të rishikohet, me vendosmëri, e kërkojmë këtë, që buxheti për të përndjekurit politik të rishikohet me shumë seriozitet.

Prandaj, unë këtu, në qoftë se është i interesuar se sa kemi marrë për vite me radhe dhe të indetifikuara , unë kam evidencën këtu, po të doni po ja bëj të ditur.
Atëherë këtu kam një statistikë mbi ecurinë e dëmshpërblimit, ku po të flasim me të vjetra, 20 milionë kanë marrë 1207 veta, 18 milionë kanë marrë 358 veta, flas komplet në total.

1 milionë e 600 mijë kanë marrë 434 vetë, 14 milionë kanë marrë 739 veta, 12 milionë kanë marrë 851, 10 milionë kanë marrë 1 mijë e 41, 8 milionë kanë marrë 1264, 6 milionë kanë marrë 1263, 4 milionë kanë marrë 1527 dhe 2 milionë kanë marrë 1302. Dhe e gjithë kjo ka qenë 36 milionë dollarë , pra është realizuar për tre vite ky dëmshpërblim që është dhënë. Këtu kam edhe të dhënat e dëmshpërblimit për moshat mbi 85 vjev , aty janë 2 mijë vetë janë gjallë, po të dënuar, të gjallë në libër në vitin 2009 ishin 3200. Po në 2009 kanë vdekur 800 vet. Pra shuma ka mbetur 2200, pra kjo është shuma që ata mundohen të na diskretitojnë. Të dënuar të gjallë në 2011 ishin 400 , të vdekur pas kësaj dite kanë vdekur 50 dhe mbeten 350 persona.

Përfaqësues i shoqatës së pensionistëve:

Është e vështirë të trajtojmë një varfëri ekstreme të kësaj moshe. Me buxhetin e paraqitur absolutisht ne s`jemi dakord. Ky buxhet është buxhet i varfërisë dhe nuk kam dyshim. Në Shqipëri, në tërësi, por veçanërisht moshën e tretë e ka pllakosur varfëria ekstreme, të jemi të hapur, më mirë që jemi këtu, ta marrin vesh të gjithë.

Unë vetëm me këtë shoqatë kam 19 mijë të vetmuar, të braktisur dhe jetohet në varfëri të tejskajshme . Natyrisht unë kam marrë pjesë në një takim me FMN-në,por FMN dhe BB po bëjnë eksperimente.

Megjithatë, mosha e tretë në Shqipëri sot jeton me rreth 80 dollarë për fshatin, për qytetin nga 80-160 dollarë.
55 dollarë është energji elektrike, fatura dihet se si vijnë, fatura afrofe, kam 5 vjet me 2-3 milion lekë të vjetra borxh, skam me çfarë t’i paguaj kurrë.
Kryeministri shfrytëzon dhe vazhdon ti shfrytëzojnë ne takimet me moshën e tretë varfërinë e tejskajshme të tyre, qoftë edhe në fushatën zgjedhore, për të cilët ne kemi bërë vërejtjet e duhura.
Edhe sot denoncojmë këto manipulime që kërkojnë të bëjnë me ta. Rritja e takës, se alkooli, kafes, dhe produkteve të konsumit të gjerë dhe produkteve ushqimore, ëkjo do të sjelle page me te vogël dhe shpenzime me te mëdha
Ky lloj buxheti është buxheti i varfërisë.

Pensioniste:

Vitin e kaluara, pensionet u rritën 4%, u dha edhe një shpërblim në dhjetor, prej 2 mijë lekësh, , ndërsa këtë vit jo vetëm që nuk parashikohet rritje por as shpërblime, pasi ua hoqi edhe administratës. Por pensionistët janë sot për nesër, nuk kanë kohë të presin më, prandaj duhet të vëjë dorën. Ne do të kërkojmë vazhdimisht të trajtojmë problemet tona.
Ish kryeministri, Sali Berisha:
Ju përshëndes përzemërsisht dhe dua t’ju siguroj se takohemi në një ndër momentet më kritike të këtij vendi, një ndër momentet kur ky kryeministër dhe kjo qeveri është lëshuar në një garë të paimagjinueshme mashtrimesh ndaj qytetarëve të vendit dhe mbarë botës. Këto ditë, kryeministri dhe zëdhënësit e tij, në mënyrën më të pacipë kalojnë nga ekrani në ekran duke mashtruar shqiptarët se po ulim taksat, duke mashtruar për çdo veprim që bëjnë, duke bërë para kamerave “matematikën e mjerimit” me mashtrimet flagrante me biznesmenët dhe e gjithë kjo për të mbrojtur një paketë ligjore që bllokon për tre vjet rritjen e rrogave dhe pensioneve, për të mbrojtur një paketë ligjore që u shton në kurriz 100% barrën fiskale, për të mbrojtur një paketë ligjore që sjell në Shqipëri me shpejtësi ose shndërron financat publike të shtetit në një piramidë, njëlloj me ato që ndërtuan gangsterët në ’97 në Shqipëri por nëse në ’97 financat publike ishin të paprekura nga piramidat dhe ato mundësuan që në një kohë rekord të rikuperohej ekonomia e vendit, kësaj here piramida ndërtohet mbi financat publike dhe kjo është shkatërrimtare për ekonominë e vendit.
Ju keni dëgjuar këtë kryeministër dy vjet rresht të bërtiste e të çirrej nga selia e tij dhe rrugëve e shesheve se Shqipëri apo mbytet nga borxhi dhe ne kishim një borxh rreth 60% por kishim një borxh ndërkohë që investonim në 4 anët e Shqipërisë dhe atë borxh e kontrollonim me vendosmërinë më të madhe. Në 8 vite, ky borxh ka lëvizur (plus/minus) 2%, nga 58-62% dhe çdo vit ne kemi rritur pensionet, rrogat, natyrisht jo aq sa do të duhej por rritje më të madhe se sa kemi bërë ne nuk ka bërë ndonjë dhe ajo ka qenë politikë, linjë politike.
Vendosëm taksën e sheshtë. Çfarë ndodhi? U formalizuan bizneset, u 2-3 – fishua numri i bizneseve, numri i taksapaguesve. Është e vërtetë që një pjesë e rrogave u “lënduan” por çfarë bëmë ne me ato rroga? Është e vërtetë se mësuesi që merrtre 220 mijë lekë e kishte (ta zemë) 5% taksën e sheshtë dhe u bë 10%, por çfarë bëmë ne?! Ne rritëm rrogat nga 220 mijë në 540 mijë, në 520 mijë dhe mësuesi pasi paguante 50-mijë lekëshin në muaj, në fund të vitit ai kishte 12-13 rroga më shumë në vit se sa ç’merrte para taksës së sheshtë. Zotëria u zotua se do jepte rrogën e 13-të mësuesve këtë vit. Po ua merr dhe atë shpërblim që u takon me ligj. Po ua merr sepse kanë shpërdoruar fondet e invalidëve dhe qytetarëve në ndihmë ekonomike.
Ka lëvizur çmimin e naftës, ka bërë lëvizje të madhe, të qenësishme të çmimit të naftës. Në një muaj ai që shpenzon 100 litra naftë, do paguajë 120 lekë të reja më shumë. Në një vit, ai do paguajë rreth 400 më shumë. Nafta nuk është problem tek vetura (është më i parëndësishmi), nafta është çmimi i kafshatës, çmimi i bukës, i grurit, i perimeve, i të gjithë ushqimeve, veshjeve. Nafta është e vetmja që lëviz gjithë çmimet e tjera. Ky me papërgjegjshmëri absolute çon vendin drejt rrënimit ekonomik, recesionit.
Ne, të dashur miq, kemi përjetuar vështirësi. Vitet e fundit, rritja ekonomike ra, nga 8 në 2% por u mbajt ama; vitet e fundit remitencat e njerëzve tanë nga Greqia, Italia u pakësuan në mënyrë të ndjeshme. Të gjithë këto shtuan dhimbjen e qindra, mijëra familjeve nga mangësitë ekonomike. Imagjinoni se ç’do të ndodhë tani me ta, me pensionistët! Çfarë do të ndodhë me rrogëultit që thonë se u lumturuan se u hoqën taksat?! Jo, taksat ua hoqëm ne, nuk kanë hequr asnjë qindarkë taksë nga ata por ata bëjnë mashtrimin publik të paturpshëm.
Sot, një zëdhënës i tij thoshte se pensionistëve u hoqën taksat e pensionit. Pacipësi! Pra, njerëz të cilët në një skllavërim të vërtetë përsërisin nga mëngjesi deri në darkë ato çka u thotë një mendje absolutisht e sëmurë dhe ju them se vetëm një i sëmurë ose një armik i vendit mund të veprojë në këtë mënyrë, të thotë që po ul taksat për 97%, në një kohë kur rrit taksat për 100% të qytetarëve; të thotë se do marr borxh dh etë thotë se do çoj borxhin në stratosferë, për të nxitur rritjen ekonomike, në një kohë që duhet bërë e kundërta, të rrisë çmimin e naftës, akcizën e cigareve, pijeve, të rrisë taksën e shtëpive të para ’67 (ato meritojnë të skontohen një herë e përgjithmonë nga taksimi, e keni parasysh ç’shtëpi janë ato!); të dyfishojë taksën e shtëpisë së dytë. Premtoi shërbimin shëndetësor falas, ua pesëfishoi kontributet fshatarëve dhe hoqi tavanin.
Ne do bëjmë një betejë të fortë në Parlament por kjo nuk e zgjidh. Ju do pyesni, pse i them unë “i sëmurë” atij? Unë jam mjek dhe nuk do i lejoja vetes përdorimin e një termi të tillë por i them se ai ka krijuar në kokë një model që nuk ekziston, një Shqipëri që nuk ekziston dhe ai tani do të rrënojë me çdo kusht këtë Shqipëri që ekziston. Nga fundi i gushtit deri më sot, në një sërë konferencash ndërkombëtare, i kanë ardhur e thënë publikisht në mënyrë të përsëritur: “detyra jote si qeveri është të parandalosh rënien në recesion të ekonomisë shqiptare”. Cila ka qenë përgjigjja e tij? Ka qenë përgjigjja e një njeriu që ka krijuar modelin fallco në kokë- Shqipëria është në recesion dhe e përsërit nga mëngjesi në darkë e një ditë si pa gjë të keq zgjohet me një hënë tjetër dhe u thotë shqiptarëve se në dhjetor e tutje s’do ketë më krizë, duke u tallur me gjithë qytetarët.
Ky është një moment shumë kritik, pasi nëse biem në recesion, nuk ka kush të na ndihmojë. Ne nuk jemi as Itali, as Greqi, as Qipro e asnjë nga këto vende. Ato e kanë vëllanë e madh, bankën e madhe europiane ku marrin kredi me një leverdi të pafundme dhe nuk i lënë të rrokullisen në humnerë. Ne nuk kemi. Në takim, ka dy muaj që negocion me FMN. Mirë! Nuk ka negociuar një ditë me popullin e tij, me njerëzit e tij, ka adoptuar kodin e heshtjes. Fondi i thotë: - të jap unë kaq por ti blloko rrogat për 3 vite! Çmimet le të rriten! Çfarë do të thotë kjo? Kjo do të thotë që në tre vite vetëm nga rritja e çmimeve dhe jo e taksave, çdo shqiptar të ketë një rënie, minimumi i minimumit 10% të nivelit të jetesës.
Cila është rrugëdalja? – Asgjë tjetër përveç se një lëvizje të fuqishme qytetare, në mbrojtje të interesave jetike të familjeve dhe qytetarëve shqiptarë. Jo, të mos kenë iluzion! Ne do të bëjmë një betejë parlamentare të padiskutueshme. Ai ka një ministër që del e u thotë shqiptarëve: - Unë po rris borxhin se dua të nxis rritjen ekonomike, në një kohë kur dihet se rritja e borxhit është sharrim i degës ku je ulur. Thotë këtë vit do jetë 75, vitin tjetër 85. 85 është fiks skenar grek. Ç’nevojë ka, pse kjo? Zotëria ka krijuar një model në mendjen e tij, se tani me këto armë kimike të Sirisë, Obama, Putin, Asad dhe unë do jemi njerëzit më kryesorë të botës. Tani nuk mban më asnjë ekonomist në kryeministri dhe del e thitë se Shqipëria nuk ka ekonomistë përveç meje. Atëherë, Zoti na ruajt prej teje! Shqipëria ka ekonomistë, akademikë shumë të mirë, ka njerëz që mund të japin mendime, asnjë nuk është pyetur.
U çorr se do ndihmonte bizneset, për muaj të tërë. Po i rrënon bizneset në mënyrë të paimagjinueshme, por nëse rrënon bizneset rrënon vendet e punës. Nuk ka biznes që mendon të investojë , përkundrazi. Kontaktoni me ta ! Të gjithë mendojnë të reduktojnë vendet e punës, për të mbijetuar. Ishim dje në takim dhe ai shkonte tek një furrë e bënte matematikën e mashtrimit, duke treguar se ai nuk njeh as alfën e sistemit fiskal. A mund të nëpërkëmbemi ne në këtë mënyrë, pas 20 vitesh vuajtjesh, mundimesh, sakrificash në rrugën e tregut !? Jo, nuk mund të nëpërkëmbemi! Nuk duhet të pranojmë ndaj edhe ftesa ime është që i madh e i vogël, nxënës, student, punëtor, fermer, pensionist, të gjithë duhet t’i themi “jo” kësaj pakete fiskale që ndërton në Shqipëri piramidën më të tmerrshme për të gjithë shqiptarët, që shndërron financat publike, shtyllën kryesore të mbajtjes së ekonomisë dhe shtetit në një piramidë nga e cila do të na duhet të paktën 10 – 15 vjet për të dalë dhe si do dalim? Në mënyrën më të pamerituar! Ky zotëri me modelin e Shqipërisë së tij largon çdo ditë investitorët e huaj nga Shqipëria, çdo ditë. Ky zotëri takohet me investitorët italianë dhe u thotë: “Fol ti i biznesit të vogël se ata të mëdhenjtë nuk i duam ne!”- Mund të thotë një kryeministër që nuk duam biznesin e madh, i cili punëson qindra , mijëra punëtorë dhe që është flamuri i zhvillimit?! Është e vërtetë që biznesi i vogël është baza e punësimit por zhvillimin në tërësinë e tij e udhëheq biznesi i madh. Kjo është Shqipëria që ka në kokën e tij.
Ky zotëri që mbajti dy muaj rresht shqiptarët pezull, në një frikë dhe terror, në ankth, njëlloj edhe për buxhetin nuk u foli qytetarëve një fjalë. Ç’është buxheti? – Buxheti është portofoli i tyre i dytë, i cili ka të bëjë me shëndetin e tyre, me tavolinën e bukës së tyre, shkollimin e fëmijëve, ka të bëjë me rrugë, me transportin, me çdo gjë.
Të jeni të sigurt se ne jemi të vendosur për të bërë gjithçka në Parlament por pa protestën e fuqishme popullore, ky revansh nuk do ndalet në rrënimin e ekonomisë së çdo shqiptari! Lëshon si lakenj Koçot e tij, u vërsulen kompanive të tjera. Do ta lëshosh ti, ta marr unë! Ky u telefonon gjykatësve, i këcënon ashtu siç kërcënonte dikur gazetarët. Të gjithë premtimet që bëri, edhe unë po të isha do votoja për një pjesë të tyre, të gjitha i mohoi një nga një. Mashtroi por njeriu ka dinjitet, nuk mund ta bësh kurrë këtë, i hoqi i zhduku, i pakësoi në maksimum fondet për të përndjekurit, fondet për pronarët. Në çdo aspekt që ta shohim, ky po e bën Shqipërinë vendin që ka në kokën e tij, po e rrënon me shpëjtësinë më të madhe, ndaj ftesa ime për çdo qytetar është t’i dalë zot vetes së tij, gjendjes së tij ekonomike, të mos e lëmë vendin të rrokulliset nga një aventurier, një analfabet në ekonomi që nuk ka nocionet më elementare, që në mënyrën më të pakonceptueshme rrit borxhin (por kur të rritet borxhi 75% në fund të vitit, këtu do takohemi prapë) në mënyrë absolute do shkojë në 90% vitin tjetër sepse borxhi është një rreth vicioz i tmerrshëm. Nëse nuk i rri çdo ditë mbi kokë, të merr përpara, rrëzon dhe rrënon! Nuk ia ka kush borxh këto atij!Jo, nuk ka marrë votat ai për këto, asnëj socialist nuk e ka votuar për këto, por për të kundërtën. Le të bashkohemi në një protestë të fuqishme! Ne jemi në të drejtën tonë. Çdo popull i qytetëruar, kur i bëhen këto veprime e të tilla akte, tregon veten. Thotë: “Stop”, nuk mund të ecim në këtë mënyrë!

Shoqata e Invalidëve të Punës së Shqipërisë:
Unë përfaqësoj Shoqatën e Invalidëve të Punës së Shqipërisë e cila është e përbërë nga 60 mijë e 70 veta. Sot për sot është shtresa më e shkelur në vendin tonë e cila ka që kur ka dorëzuar qeverinë zoti Berisha nuk marim as paratë e tona, gjë të cilën e kemi bërë problem në media, në të gjithë institucionet dhe akoma nuk ka gjetur dot as një zgjidhje. Invalid pune ne kemi 33 mijë 680 të plotë, 23 630 janë të pjesshëm, 32 100 invalid të kooperativave bujqësore të cilët këtë shpërblim që ju takon që nga muaji shtator, tetor , nëntor, dhjetor akoma nuk e kanë marrë në shtëpijat e veta. Madje nëse e keni ndjekur në mediat, një parafolës në Elbasan tha një fjalë shumë të bukur: “Sikur deputetët të mos e merrnin rrogat një muaj do ta merrnim ne këtë shpërblim të invalidëve” e vërteta këtu qëndron por këtu nuk është bërë. Nga premtimet që ka ba zoti Rama , unë kur i kërkoj për t’i ardhur në ndihmë në fushatë , i kam çuar tek “Sheratoni” 800 veta.. Kur një invalid pune merr 165 mijë lekë, 16 mijë e 500 të reja njepjesë e merr 75 mijë lekë të vjetra, 7500 të reja , si do të përballojë jetesën me këto të ardhura që kemi ne dhe me rritjen e çmimeve qe do te pasojnë atetë naftës që bën zoti Rama? Mendoj që kurrë nuk do të jemi dakord me këtë buxhet që ai ka planifikuar. Për vitin e ri 2014, Partia Socialiste ka planifikuar 2 miliardë e 600 mijë lekë, planifikim për ndihmën e paaftësisë, për ne, ndërkohë që neve na llogaritet 2 milionë e 900 mijë lekë për të përballuar ndihmë që ai na ka premtuar gjatë fushatës.
Për çdo gjë që do të bëhet unë iu garantoj se invalidët e punës të jenë në shesh bashkë me gjithë grupet e interesit.

Ndërhyrje e Sali Berishës pas përfaqësuesve të Invalidëve të Punës:
Berisha: Është një moment që desha të sqaroj për ju dhe të gjithë invalidët e punës në mënyrë absolute është gënjeshtra që ne nuk i kemi lenë leka. Ne kemi lenë aty rreth 40 milionë dollarë ndihma për pensionistët dhe për ndihmën ekonomike. Tani 40 milionë dollarë mund të mos mjaftojnë për muajin dhjetor, por çfarë tha ky në tetor, e keni të shkruajtur raportin e tij, 387 milionë po i marr borxh për ndihmën ekonomike dhe invalidët dhe ne besuam se ky po i merr borxh për t’ju shlyer ju , ato jane të votuar dhe të deklaruara në Parlament , por ky i shpërdoron paratë tuaja
Shoqata e fermerëve, z. Kuçi:
Faleminderit që na bëtë pjesë e diskutimeve të këtij projekt-buxhetit, pasi bujqësia ka edhe pjesën e vet, pasi dihet se në Shqipëri 50 % e popullsisë punon dhe jeton në fshat dhe në rreth 400 mijë fermer në rang kombëtar dhe me shifrën që ju përmendet ne jemi informuar dhe me thënë të drejtën befasohemi sepse nuk ke nga t’ja nisësh përllogaritjet për skemën që mbështesin bujqësinë.
Unë dua të nisem vetëm me shumën prej 600 milionë lekësh si subvencione, dua t’ju flas me shifra të sakta se është vetëm shuma që për Qarkun e Tiranës është përdorur në tre vitet e fundit, në rreth 1200 fermerë ose në rang kombëtar me 400 mijë fermerë i bie një përkthim, 150 mijë lek të vjetra për fermë, imagjinoni se çfarë mund të bëjë një fermë shqiptare me të ardhura 150 mijë lek të vjetra. Për mua nuk ja vlen edhe nëse mund të hiqet ky fond në këtë buxhet nuk i përballon dot.
Nuk po diskutojmë rritjen e kontributeve, duhet thënë se rriten me 10% të kostos së punimeve bujqësore, apo transportit, imagjinoni sa mund të shkojë kostoja e prodhimit dhe a mund të punojë një fermë me këtë kosto nafte.
Nuk mund të them se kanë qenë fonde në vitet e mëparshme të mjaftueshme, por jo vetëm që nuk u pesëfishuan, sikurse u tha, por ne shpresuam të paktën të dy, trefishohen. Do të doja që zëri juaj të ngrihet më shumë në Parlament, jo vetëm për shtimin e buxhetit të bujqësisë, pse jo të programohet bashkë me shoqatat e agrobiznesit, por edhe të shpërndahet në ato sisteme që është me e leverdishme për fermerin shqiptar.

Ndërhyrja e kreut të PD, Lulzim Bashës:
Sot sigurimet shoqerore në zonat fushore janë 3360 lekë në vit, dhe në zonat malore 2016 lekë të reja,. Me propozimin e paketës fiskale nesër në zonat fushore, nëse në zonat fushore sigurimet shëndetësore shkojnë nga 3360 lekë në 15 528 lekë, nuk dyfishohet, as trefishohet, as katërfishohet por pesëfishohet. Në zonat malore akoma më keq, shkojnë nga 2016 shkojnë në të njëjtën vlerë në 15 528 lekë, pra këtu 7.5 -fishohen.
Një përllogaritje mesatare të përdorimit të karburantit, sigurisht që karburanti përdoret diku më shumë e diku më pak, por me një përllogaritje mesatare të përdorimit të karburantit, kosto shtesë vjetore për çdo fermer shkon 40 mijë lek, , bëhet fjalë për një numër fermerësh prej afro 300 mijë fermerësh. Kosto totale për zonat fushore 161 680 lek bashkë me karburantin, për zonat malore 175 120 lekë. Prandaj themi se ky buxhet kështu siç ka ardhur, jo vetëm që nuk ul asgjë, por çdo shqiptar do të paguajë më shumë, pa llogaritur të tjerat, si duhanin, alkoolin dhe të tjera efekte. Vetëm me këto të dyja, fermeri shqiptar, do të paguajë shtesë, 161 mijë për zonat fushore, ku është edhe përqendrimi më i madh, 175 mijë për zonat malore, nuk përfshihet këtu dyfishimi i taksës së banesës, se kemi llogaritur. Po ta llogarisim, çfarë do të thotë kjo?
Kryetare e shoqatës së gruas kryefamiljare:
Ne si shoqate e gruas kryefamiljare me këtë projekt-buxhet që ka bërë qeveria, kryeministri Rama, jemi të skandalizuar, kjo është një katastrofë për këtë target grup që përfaqësojnë 18 % të popullsisë shqiptare, të cilat përjetojnë ditët më të këqija në këto moment Sidomos rritja e naftës, shtrenjton komplet ushqimet, edhe veshjet, është komplet në kurriz të rinisë, po ta shikoni adoleshentët e këtyre familjeve janë më të prekurit, kur këto nuk do të kenë bukë për të ngrënë, shikoni çfarë katastrofe i pret, atëherë do të shkojnë direkt, të hyjnë në krime.
Arben Bastriu- Përfaqësues i komuniteti rom:
Ajo që un ngre shqetësimin për këtë target grup që është vërtet i margjinalizuar , është vërtetë një target grup që nuk kërkon vetëm lobimin e vetëm të shoqërive civile, kërkon edhe lobimin e opozitës së sotme në Parlament, që kryeministri të bëjë të qartë fondin që do ketë në këtë buxhet për integrimin e këtij komuniteti dhe të jetë i përcaktuar Sa do jenë për arsimin, sa do jenë për shëndetin, sa do jenë për punësimin, sa do jenë për strehimin që edhe neve të dimë të ngremë dhe grupet tona të monitorimit, sesi dhe ku do hidhen këto para dhe se si hidhen këto para.
Ky është ajo që ne kërkojmë. Nëse zoti kryeministri nuk do të vërë pikat mbi “I” në lidhje me këtë buxhet ,me këtë financë për këto fusha prioritare, jo që qershor nuk ka për të kaluar përsëri provimi i Shqipërisë në BE por komunitetit rom do të ngrihet dhe do të protestojë hapur sepse nuk jemi gati të bëjmë atë kërcim tango një hap para, një hap mbrapa.
Përfaqësuesi i shoqatës rinore:
Unë përfaqësoj një shoqatë rinore por doja të fokusohesh tek problematikat personale që lindin. Kam jetuar prej 17 vitesh në Itali dhe arsyeja pse në 2007 jam kthyer me familjen ishte klima e krijuar në Shqipëri nga lulzimi i biznesit por edhe optimizmi që përcillte Shqipëria, ato ritme të jashtëzakonshme qoftë në ndërtimin e infrastrukturës e në drejtime të tjera. Diskutimi i ditës në familjen tonë këto ditë është: A do ikim sërish nga Shqipëria? Diçka të vogël që ne sapo kemi investuar, sapo e kemi blerë i shtohet dyfish taksa dhe për buxhetin tonë është goxha e konsiderueshme. Ne po i afrohemi një skenari që ne e njohim mirë, kemi ikur kur në këtë vend ishin komunistët, kemi ikur me ambasadat. Më kujtohen ato vite kur detyroheshim të paguanim për të ardhur në vendin tonë taksën e solidaritetit ( 10 mijë lekë sa herë hyje e dilje, plus nga 1500 lekë në ditë për çdo makinë) gjë që në këto vite na e lehtësonte kthimin në atdhe dhe këto para natyrisht që i shpenzonim këtu por i kanalizonim diku tjetër. Një taksë tjetër, sa i përket solidaritetit të kësaj qeverie që natyrisht e shohim në të shprehur. Bashkëshortja ime punonte në Ministrinë e Rinisë (tani i përket Mirëqënies Sociale) është pushuar nga puna pavarësisht kualifikimeve dhe eksperiencën disa vjeçare, aq më tepër në muajin e tetë të shtatëzanisë.
Doja të inkurajoja këtë aksion që keni ndërmarrë dhe qoftë edhe me një xhest simbolik. Ka ardhur dita që ju do të jeni në protestë, siç ishit edhe për armët kimike. Natyrisht do jemi prezent dhe do jetë prezent edhe vajza ime që ende nuk ka lindur, sepse jemi në kufijtë e mbijetesës. Ky buxhet ne na prek mbijetesën dhe si unë edhe ata miq të mi të cilët janë kthyer me optimizmin për të bërë diçka këtu në Shqipëri, po mendojmë seriozisht të ikim nga ky vend dhe të përfitojmë nënshtetësinë në një vend tjetër.
Kryetari i PD Lulzim Basha:
Për rininë në buxhet, gjatë gjithë vitit 2014, qeveria ka parashikuar plot 9.5 milionë lekë, për gjithë rininë shqiptare. Ju falënderoj për pjesëmarrjen në këtë tavolinë, ju kemi dëgjuar me vëmendje, ju mirëkuptojmë për emocionet që keni shprehur pasi nga 4 tavolinat që ne organizuam gjatë kësaj jave ky është pa dyshim ai që mbledh rreth saj përfaqësuesit e shtresave në nevojë, shtresave më të goditura nga papërgjegjshmëria e buxhetit, atyre që do e ndiejnë menjëherë e në palcë dhimbjen e këtij projekti nëse e lejojmë të miratohet. Ç’do të thotë kjo? Kjo do të thotë që si opozitë u angazhuam në krye të kësaj jave që me urgjencë të krijonim kushtet për të dëgjuar qytetarët, biznesin, fermerët, përfaqësuesit e investitorëve të huaj, korporatave të mëdha, biznesin e vogël, fasonëve, agrobiznesit dhe shtresat në nevojë, për t’i dhënë dimensionin e munguar këtij procesi kaq të rëndësishëm që është vendimmarrja se si do të qeveriset shtëpia jonë e përbashkët vitin e ardhshëm.
Së bashku kemi identifikuar një sërë fushash ku përkeqësimi i propozuar është kaq i papranueshëm, saqë nuk mund të ketë asnjë kompromis, përveç mospranimit të masave të propozuara, siç është rritja e taksave, akcizave, të gjitha masat që çojnë në rritjen direkte të çmimit, pra të kostos së jetesës, rritja e borxhit dhe mbetja “në vend numëro” e pagave e pensioneve nga njëra anë dhe mungesa e çdo stimuli fiskal për rritjen ekonomike, nga ana tjetër, pra një recetë, ku vetëm një nga këto masa do e çonte ekonominë në greminë. Tashmë, të gjithë këto masa janë propozuar dhe është pothuajse një siguri 100% që ekonomia ka një dhe vetëm një drejtim, poshtë. Ekonomia do të thotë mirëqenie, do të thotë vendet e punës ekzistuese dhe të reja, do të thotë tavolina e mëngjesit, drekës dhe darkës së shqiptarëve për xhepat e tyre, fëmijët e tyre.
Ky hap i parë që hodhëm ka shërbyer e do të shërbejë që opozita përveç zërit të saj që do e thotë e po e thotë edhe përmes ekspertizës që ne posedojmë, nëpërmjet grupit tonë parlamentar, komisioneve në parlament, t’i bashkëngjisë fjalë për fjalë, pa asnjë devijim shqetësimet që ju keni shprehur edhe sot rreth kësaj tavoline. Së dyti, insistimin tonë që të korrigjohet me urgjencë arroganca e qeverisë, të paktën në nivel parlamentar, për t’iu thirrur e dëgjuar dhe jo të insistohet për një miratim të shpejtë e në errësirë, të paketës që do vrasë shpresën, ekonominë, vendet e punës, mirëqenien, bukën e gojës të shqiptarëve.
Këto janë dy instrumente që ne do i përdorim dhe për të cilat këto tavolina kanë shërbyer por ju e dini fare mirë që edhe në raste të tjera flagrante mazhoranca ka preferuar ta injorojë zërin e opozitës, zërin e qytetarëve. Edhe në një rast fare të freskët, u detyruar ta dëgjojë zërin e qytetarëve vetëm atëherë kur e pa punën pisk, që s’kishte nga t’ia mbante, se qytetarët ishin ngritur të gjithë në këmbë.
Në emër të PD, të opozitës shqiptare por edhe në emrin e gjithsecilit prej jush këtu, duke përgëzuar nismën e ndërmarrë, për të shtunën në orën 12.00, nga shoqëria civile dhe nisma të tjera në ditët në vijim, ju bëj thirrje t’i bashkëngjiteni fuqishëm luftës sonë opozitare, parlamentare, me pjesëmarrjen më të gjerë të mundshme. Kjo është një çështje po aq jetike, madje edhe më e mprehtë për ne, edhe se ajo e armëve kimike. Bëhet fjalë për bukën e gojës, shëndetin, mirëqenien e çdo shqiptari nga 0-100 vjeç, nga më i varfri tek më i kamuri, nga më i shëndetshmi tek i sëmuri dhe nuk ka rrugë tjetër, nuk ka nga të shkojmë tjetër.
Unë e dëgjoj dëshpërimin që shprehën edhe sot këtu, e shprehën edhe dje, e shprehu një biznesmen që tha: “do iki nga Shqipëria”, por a është kjo zgjidhja. Unë mendoj se ka një zgjidhje tjetër. Ta detyrojmë këtë qeveri të ballafaqohet me papërgjegjshmërinë e vet, t’u japë fund monologjeve boshe, të dëgjojë zërin e qytetarëve të vet, të ndryshojë menjëherë kursin, përndryshe mendoj se jo vetëm nga pikëpamja parimore por edhe nga ajo ekonomike dhe pikëpamje të tjera, më kollaj të ikë ai grusht njerëzish të papërgjegjshëm, se sa të ikin shqiptarët nga vendi i tyre.
Ju bëj thirrje që këtë shqetësim të cilën ne do ta përcjellim dhe do të bëjmë çmos që të dëgjohet në hapësirën institucionale, ta mbartni dhe ta merrni me vete ju dhe ata mijëra që ju përfaqësoni, ndonëse brenda në Parlament apo para Kryeministrisë apo në hapësirat e institucionale mund të mos ketë vend për gjithë, por ju siguroj që zëri juaj do të dëgjohet fuqishëm dhe bashkë me zërin tuaj ne si opozitë do të qëndrojmë fuqishëm për të mos lejuar se këtë thepisje, këtë rënie të vendit në një krizë që ta bëjë krizën e fqinjit tonë jugor të duket si një ecje në park, sepse për të përsëritur atë që tha dr. Berisha më parë, ndryshe nga të gjitha vendet e tjera europiane ne në këto momente falë edhe papërgjegjshmërisë së kësaj qeverie që e konsideron procesin e integrimit në BE-së jo të rëndësishëm për nga data, nuk kemi askënd tjetër se kujt t’i drejtohemi , përveç mendjes tonë dhe krahëve tona e vullnetit tonë. Edhe njëherë, ju falënderoj për pjesëmarrjen!

KOMENTE