Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Banorët të nevrikosur me Bashën. Ka ndryshuar planin e bulevardit
English

Banorët të "nevrikosur" me Bashën. Ka ndryshuar planin e bulevardit

Pronarët e banesave që preken nga zgjatimi i Bulevardit të Tiranës kanë protestuar përpara bashkisë së Tiranës, pas sipas tyre matjet nuk kanë qenë korrekte. Ata i kanë kërkuar kreut të bashkisë Lulzim Basha transparencë për zbatimin e projektit. Sipas banorëve, projekti ka ndryshuar dhe askush nuk u ka dhënë shpjegime.

Ata pretendojnë se matjet e pronave nuk janë bëtë në mënyrë korrekte, duke i bërë thirrje kryetarit të Bashkisë që t’u japë përgjigje paqartësive dhe dyshimeve që ata kanë.

Banorët kërkojnë pezullimin e fondit për bulevardin, ndërsa shprehen se kanë biseduar edhe me kryeministrin Rama për shqetësimet e tyre, por presin ende një përgjigje nga ana e tij.

Punimet për ndërtimin e bulevardit të ri të Tiranës kanë nisur më 7 shtator. Nga kreu i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, kjo është konsideruar si një nga veprat më madhore e historike për Tiranën. Kryebashkiaku Basha ka falënderuar Emirin e Kuvajtit, qeverinë e Abu Dhabit, Fondin e Zhvillimit të Abu Dhabit, studion ndërkombëtare “Grimshaë Architects”.

Firma që do të ndërtojë bulevardin e ri është “Copri - Construction Enterprises LLW”, e njëjta firmë që ka ndërtuar edhe autostradën Tiranë-Elbasan. Kostoja e ndërtimit është 26 milionë euro dhe pritet të përfundojë brenda 18 muajsh. Ai është vazhdim i bulevardit ekzistues, të ndërtuar 80 vite më parë sipas idesë së arkitektit gjenial Brasini dhe projektit të një grupi arkitektësh të udhëhequr nga Florestano Di Fausto./Shekulli/

KOMENTE