Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Mjekja e nderuar Marika Bollovoda ''braktiset'' nga femijet. Nusja nuk me donte ne shtepi
English

Mjekja e nderuar Marika Bollovoda ''braktiset'' nga femijet. Nusja nuk me donte ne shtepi

Marika Bollovoda, mjeke e njohur e qytetit të Korçës, nuk e kishte menduar kurrë se një ditë do të përfundonte në një qendër rezidenciale për të moshuarit e braktisur. 79-vjeçarja mban mbi shpatulla jetesën e vështirë ndër vite, që e ka zanafillën në Moskë, dhe deri tek braktisja nga fëmijët një muaj më parë. Edhe pse i rriti e vetme dhe me sakrifica dy fëmijët, ata e lanë vetëm në pleqëri.

E strehuar prej një muaji në Shtëpinë e të Moshuarve "Kenedi" në Korçë, e moshuara tregon në një intervistë për "Gazeta Shqiptare", se djali dhe nusja e përzunë nga shtëpia. E tronditur nga fati i keq, Bollovoda, e cila festën e Vitit të Ri do ta kalojë larg nipërve e mbesave, u bën apel të rinjve që t'i duan prindërit e tyre.

“Nusja e djalit nuk më donte në shtëpi, ndaj dhe kërkoi që unë të largohesha. Gjërat ndryshuan shumë, çdo ditë kishim grindje në shtëpi. Më pas, djali dhe nusja më nxorën jashtë. Ndaj erdha këtu. Më del përpara skena kur më nxorën nga shtëpia dhe nuk më dhanë qoftë edhe xhezven e kafesë.”

“Unë kam punuar mjeke për shumë vite në Korçë. Kam lindur dy djem binjakë. Njëri jeton në Tiranë dhe tjetri jetonte në Greqi. Para një muaji, erdhi djali me nusen dhe fëmijët nga Greqia dhe nisi grindja. Nusja nuk më duronte dot se isha e sëmurë. Ajo çdo ditë më thoshte se duhej të largohesha dhe t'i lija të qetë. Unë kundërshtoja, se shtëpinë e kisha blerë vetë. Pavarësisht kësaj, ajo e vuri djalin tim përballë zgjedhjes: Ose të nxirrte nënën jashtë, ose në të kundërt gjërat nuk do ishin më si më parë. Kështu djali më nxori jashtë, pavarësisht se e kisha rritur me shumë sakrifica”, shprehet 79-vjeçarja.

Bollovoda tregon se në azil ka takuar shoqen e saj të ngushtë të shkollës. “Kam një apel për gjithë djemtë dhe vajzat, që t'i duan prindërit e tyre sa janë gjallë. Ata i kanë sjellë në jetë dhe i kanë rritur me sakrifica dhe nuk meritojnë në asnjë moment t'i hedhin në rrugë si leckë. Nusja ka vendin e vet dhe nuk duhet ngatërruar asnjëherë. Ndërsa nëna ka nevojë të vdesë duke ndjerë aromën e fëmijëve të vet. Ato për çka ne sot kemi më tepër nevojë, ngrohtësia familjare dhe dashuria e fëmijëve, për fat të keq nuk ekzistojnë”, bën apel mjekja.

KOMENTE