English

Personazhi i Vitit 2013, Kryeministri aktual Edi Rama (VIDEO)

Edi Rama, kryeministri aktual i vendit është shpallur personazhi i Vitit 2013, me i votuari nga publiku, ne anketen e pervitshme te organizuar nga top-channel.tv.

Ne vend te dyte, Elhaida Dani, kengetarja nga Shkodra, e cila triumfoi ne spektaklin The Voice of Italy, duke u shpallur si zeri me i mire i Italise ne 2013-en.

Te tretet ne renditje tek me te votuarit, Protestuesit. Te gjithe ata qe i thane "Jo!" importit te plehrave dhe demontimit te armeve kimike ne vend.

Kryeministri Rama kryeson i shkeputur ne renditje, nderkohe qe vendi i dyte dhe vendi i trete jane ndare nga vetem kater vota. Peseshen e pare e ploteson Pal Ndoka, personi i cili denoncoi skandalin ne drejtesi nepermjet emisionit fiks fare. Ne dhjeteshen e pare, ndodhen edhe Shpend Ahmeti e Mimoza Kusari Lila, dy riste e politikes kosovare te ketij viti. I nenti ish-deputeti Sokol Olldashi, i cili kryeson mes te djathteve. Ish kryeministri Berisha renditet i 12-ti, vetem pak vota me pak se ambasadori amerikan Arvizu, por gjithsesi siper kryetarit aktual te PD, Lulzim Basha.

Renditja e plote e fazes finale:


1 Edi Rama
2 Elhaida Dani
3 Protestuesit
4 Adnan Januzaj
5 Pal Ndoka
6 Saimir Tahiri
7 Shpend Ahmeti
8 Mimoza Kusari Lila
9 Sokol Olldashi
10 Rexhep Qosja
11 Alexander Arvizu
12 Sali Berisha
13 Saimir Pirgu
14 Albin Kurti
15 Lulzim Basha
16 Ilir Meta
17 Lorik Cana
18 Ermonela Jaho
19 Vlorent Xhafaj
20 Luljeta Lleshanaku
2027

KOMENTE