Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Zgjidhni një kartmonedhë dhe përcaktoni Fatin tuaj
English

Zgjidhni një kartmonedhë dhe përcaktoni Fatin tuaj

A i besoni realitetit se ju jeni vetë ai që bartni çelësin e fatit tuaj për të ardhmen, madje, se parashikimi pikërisht i këtij fati gjendet në portofolin tuaj? Sigurisht se JO! Përmes kësaj metode të prezantuar si më poshtë, do të vëreni se sa të pakufizuara janë mundësitë e aplikimit të monedhave për parathënien e fatit tuaj.

▪ Sipas sistemit të numerologjisë, ju mundeni që edhe përmes një monedhe prej letre të parashikoni, respektivisht t'i mësoni ngjarjet që ju presin në të ardhmen dhe tendencat e tjera në lëvizje, nëse për këtë e parashtroni pyetjen e duhur, në momentin e duhur dhe me aplikimin e metodës së caktuar të sistemit numerologjik.

Ndoshta nuk e keni ditur se, secila monedhë është, po ashtu, si edhe posedusi i saj - e veçantë dhe se asgjë nuk ndodh rastësisht në realitetin tonë të përditshëm. Për çdo gjë, përherë ka ndonjë arsye.

Edhe posedimi i një monedhe në xhep apo portofol ka një domethënie. Pse pikërisht ajo monedhë, dhe me atë numër serik, aspak nuk është e rastësishme. Duke aplikuar këtë parim, edhe në metodologjinë që do ta prezentojmë si më poshtë, edhe ju mund të kërkoni përgjigjet në pyetjet tuaja të hamendshme për shumë çështje praktike nga jeta e përditshme.
Përcillni sqarimin tonë në vazhdim:

HAPI I PARË: Ju nevojitet një kartmonedhë

Për prakticizmin e metodës në shtjellim ne, zakonisht, flasim për valutën e monedhave në euro. Mirëpo, a do t'i përdorni ju valutat edhe në franga, marka, dollar, funte, pesetë... për Orakullin nuk luan ndonjë rol - me rëndësi është që në monedhën tuaj të jetë numri serik, respektivisht një radhë e shifruar, që dallon nga bankënotat tjera. Monedha nuk do të duhej të merrej nga automati i parave, por, nëse është e mundur, të ketë kaluar nëpër shumë duar, deri sa të ketë rënë në duart tua, qoftë si para e shkëmbyer, qoftë si dhuratë.

HAPI I DYTË: Lexojeni numrin serik

Merreni një kartmonedhë letre pa e përzgjedhur se cilën nga portofoli juaj. Shtrijeni bankënotën e zgjedhur para jush. Lexojeni numrin serik të saj.

HAPI I TRETË: Shtroni pyetjet tuaja

Këtu po ju sjell një shembull: Ta marrim se ju doni ta dini, se a do të duhej të takoheshit me një mik tuajin. Në këto raste, pyetja e parashtruar duhet të jetë e thjeshtë, konkrete, spontane dhe e sinqertë. Ajo duhet ta shprehë preokupimin tuaj momental. Të supozojmë se veç e keni marrë nga tufa e monedhave një monedhë (gjithnjë monedhë nga letra që kanë në vete numrin serik).

Më pas, duhet ta parashtroni pyetjen, ta zëmë: A do të duhej të takohem me mikun tim Agimin?

HAPI I KATËRT: Duhet të bëni një llogari të vogël me kokë

SHEMBULL

Numri serik në
monedhën tuaj është 943386434

Formoni shumën
e tërthortë: = 44

Nëse kemi fituar numrin dyshifror, formulojmë shumën e tërthortë edhe një herë: 4+4 = 8

SHËNIM: Për të dytën herë, shuma e tërthortë do të duhej vetëm atëherë, nëse shuma e parë tërthore na jep një vlerë mbi vlerën e numrit bazë 9 (10, 11, 12, 13...)

HAPI I PESTË: Përgjigjet e Monedhës-Orakull

- Nëse shumë e tërthortë është një numër ÇIFT (2,4,6,8) - d.m.th. "PO";
- Nëse shuma e tërthortë është numri TEK (1,3,5,7,9) - d.m.th. "JO".
- Në shembullin tonë shuma e tërthortë është 8! Atëherë, përgjigja do të ishte: "Po, ju duhet të takoheni me mikun tuaj".
Hapi i gjashtë: Kuptimi i zgjeruar dhe më i detajuar i përgjigjes.
Nëse dëshironi të keni përgjigje me kuptim më të zgjeruar (në detaje), atëherë shikoni shabllonin e përgjithësuar të tabelës së kuptimeve. Aty do të keni shpjegimin plotësues, që ndërlidhet me pyetjen tuaj. Nëse ajo nuk është konkrete me pyetjen e bërë, atëherë, atë afërsisht pajtojeni me logjikën e prezantuar në tabelë.

TABELA E KUPTIMEVE TË ZGJERUARA

1. Fillimi i mbarë;
2. T'i sjellë së bashku të kundërtat;
3. Të vazhdojë edhe ca me peshimin e gjërave;
4. Të ketë kujdes në veprimet ditore;
5. Paraprakisht përgatituni mirë;
6. Nga e mira do të bëhet diçka edhe më e mirë;
7. Fat përmes çlirimit (përfitimit në kohë);
8. Tendencë për përmbyllje të plotë;
9. Çojeni punën deri në fund;

Nëse mbeteni ende tek shembulli ynë, si më sipër, dhe manipulojmë me shumë e përfituar 8, pëgjigja e zgjeruar e Orakullit do të ishte: "Do të keni sukses që në atë takim t'i përmbyllni në tërësi qëllimet tuaja!"
Po ta kishim fituar një numër tek, p.sh. nr. 7, përgjigja do të ishte: "Jo - mos u takoni me mikun tuaj". Po ashtu, nëse e kombinojmë edhe nga tabela me kuptimet e zgjeruara "Fati përmes çlirimit", atëherë kjo formulë e Orakullit do të kishte këtë kuptim. "Do të ishte më mirë, nëse para se të takoheshit, respektivisht para marrëveshjes për takim, të ketë një farë zbrazëtirë kohore".

KOMENTE