English

Çmenduri e nipit i cili vret 4 persona në Gjonomadh të Korçës

Katër persona janë vrarë sonte në mënyrë barbare në fshatin Gjonomadh të Korçës.
Bashkim Lakollari ka vrarë fillimisht dajën dhe nusen e tij, Rexhep dhe Valentina Metollari dhe më pas ka shkuar në banesën e kushëririt Belimon Meçollari dhe ka vrarë edhe këtë të fundit bashkë me bashkëshorten Danjela Meçollari, në sy të dy fëmijëve të mitur 4 dhe 6 vjeç.

"Shekulli" ka zbardhur ngjarjen ku në 19:15-Dy persona janë gjetur të vdekur sonte, në aksin rrugor Voskopojë-Korçë. Kufomat janë burrë e grua, Delimon Mecollari dhe bashkëshortja e tij, Daniela, të cilët janë vrarë në fshatin Gjonomadh të Korçës. Nga burimet paraprake, mësohet se autori i ngjarjes është shtetasi Bashkim Lakollari, i cili dyshohet t’i ketë vrarë me armë zjarri. Sipas policisë, Lakollari ka ekzekutuar fillimisht çiftin e bashkëshortëve dhe më pas i ka hedhur ata në anë të rrugës për të fshehur gjurmët.

Kufomat janë gjetur rreth orës 19:45 nga kalimtarë të rastit në anë të rrugës, të cilët kanë lajmëruar menjëherë policinë. Policia ndërkohë ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e viktimave dhe shkaqet e ngjarjes.

09:15-Policia njofton se janë 4 persona të vrarë

Pak minuta pas gjetjes së çiftit Mecollari të vdekur në aksin rrugor Voskopojë-Korçë, policia e Korçës raporton se janë gjetur edhe dy viktima të tjera. Veç çiftit Deçollari, i dyshuari Bashkim Lakollari akuzohet se ka vrarë edhe dajën me bashkëshorten e tij. Sipas policisë Bashkim Latollari ka vrarë me armë zjarri fillimisht dajën dhe nusen e tij, Rexhep dhe Valentina Metollari dhe më pas ka shkuar në banesën e kushëririt Belimon Meçollari dhe ka vrarë edhe këtë të fundit bashkë me bashkëshorten Danjela Meçollari në sy të dy fëmijëve të mitur 4 dhe 6 vjeç.

09:45- Xhelozia, shkak i ngjarjes makabre

Nga hetimet paraprake dyshohet se ngjarja ka motive xhelozie. Sipas policisë autori i ngjarjes dyshohet të ketë pasur një lidhje intime me Daniela Meçollarin. Fillimisht u raportua se çifti Meçollari u gjet i vdekur në aksin rrugor Korçë-Voskopojë pranë fshatit Gjonomadh, ku kalonin kalimtarë të rastit. Por pasi policia mbërriti në vendngjarje u vërtetua se çifti i ri është vrarë brenda banesës së tyre. Pasi ka kryer vrasjet autori Bashkim Latollari është dorëzuar te kryeplaku i fshatit dhe ky i fundit ka lajmëruar menjëherë policinë.

KOMENTE