Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Babai dhe djali e rrahin dhe i presin flokët me thikë nënës
English

Babai dhe djali e rrahin dhe i presin flokët me thikë nënës

Vojsava Arapi vazhdon të jetë e tmerruar edhe tri ditë pas ngjarjes rrëqethëse që përjetoi në banesën e saj. Tri ditë më parë ajo u kthye në shtëpi dhe u dhunua nga bashkëshorti dhe i biri, të cilët i prenë edhe flokët për ta turpëruar.

Ajo tregon se ka përjetuar një situatë të tmerrshme, të shkaktuar nga bashkëshorti dhe i biri, dy të papunë që ajo i mbante me rrogën e saj. Familja Arapi jetonte me qira që prej dy vjetësh në një banesë në Durrës.

"Shekulli" sjell historinë e dhimbshme që Vojsava ka përjetuar. Vojsava paguante 7 mijë lekë qira, para këto që i hiqte veçmas nga rroga prej 18 mijë lekësh që merr. Ajo tregon se tri ditë më parë kishte qenë në kishë së bashku me koleget e punës dhe nuk ishte vonuar aspak gjatë kthimit në shtëpi. “Pasi mora leje në punë, shkova në meshë, e cila përfundoi rreth orës 11:15.

Pas 40 minutash mbërrita në shtëpi. Në orën 13:00 erdhi bashkëshorti, i cili atë ditë po punonte për një familje në zonën e Kënetës. Ai më kërkoi dhe mua që ta ndihmoja dhe shkova bashkë me të. Kur u kthyem në shtëpi nisi edhe sherri. Ai filloi të behej xheloz pa shkak dhe më pyeste mos kisha njohur ndonjë burrë tjetër”, thotë Vojsava.

Më tej ajo tregon se me ardhjen e të birit situata u tensionua më shumë. Sipas saj, bashkëshorti dhe djali i madh i saj nisën ta rrihnin në sy të djalit tjetër 11-vjeçar. Ata e goditën në kokë dhe tentuan që ta thernin me thikë. “Ata ishin dy. Isha e tmerruar. Unë i ushqeja dhe ata donin të më vrisnin”, rrëfen Vojsava. Më tej, ajo tregon se si djali i saj i madh mori një thikë dhe nisi t’i priste flokët, i ndihmuar edhe nga i shoqi.

Pasi ia prenë flokët, Vojsava arriti të dilte nga shtëpia për të njoftuar policinë, mirëpo policia ishte lajmëruar nga djali 11-vjeçar dhe u gjend aty në moment. “Kush është ai djalë që ngre dorën dhe rreh nënën e tij?! Nuk do ta fal kurrë”, tregon Vojsava. “Kam frikë se do të më vrasin kur të dalin nga burgu. Unë dua vetëm të jetoj me djalin tim të vogël”, vijon ajo më tej.

KOMENTE