Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Bozdo: qeveria pezullon proçesin e dhënies së kredive të buta për strehim
English

Bozdo: qeveria pezullon proçesin e dhënies së kredive të buta për strehim

Deklaratë për media e nënkryetarit të Bashkisë së Tiranës, Enno Bozdo

Dua të shpreh keqardhjen e madhe për vendimin e kryeministrit, për t’u privuar qindra familjeve në nevoje, familjeve të reja, mundësinë për të pasur një shtëpi. Pas bllokimit të buxhetit, ky është një tjetër lajm i keq për qytetarët e Tiranës.

Nuk mund të ketë asnjë rast të ngjashëm në vendet demokratike, që me pretekstin e auditimit të pezullohet puna. Është njësoj si ne të themi që Bashkia do të mbyllë dyert për 3 apo 6 muaj, se do të ketë kontroll nga KLSH. Duket qartë se bllokimi për një vit i këtij procesi ka thjesht dhe vetëm prapavijë politike.

Dua t’ju informoj se që prej 2009, qeveria ka akorduar një kuotë të caktuar në dispozicion të njësive vendore, për të mundësuar kredi të buta për strehimin e familjeve në nevojë apo të reja. Që prej nisjes së këtij procesi, në vitin 2009 e deri tani janë miratuar nga Këshilli Bashkiak i Tiranës 2045 kredi dhe për këtë është informuar Enti Kombëtar i Banesave, pas çdo miratimi në Këshillin Bashkiak, por prej tyre janë lidhur vetëm 610 kontrata me bankën përkatëse. Informacionin për kontratat e lidhura me bankën e disponon në mënyreë zyrtare dhe periodike Enti Kombëtar i Banesave, nëpërmjet të cilit informohet edhe Bashkia e Tiranës. Pra, efektet financiare të buxhetit të shtetit janë vetëm për 610 kontrata. Çdo aludim tjetër është i pavërtetë dhe një justifikim amatoresk për të bllokuar këtë proces.

Dua gjithashtu t`ju bëj të ditur se aktualisht, vetëm në Bashkinë e Tiranës janë 872 familje që kanë aplikuar për kredi të butë. Një pjesë e dosjeve të plotësuar prej tyre presin miratim në Këshillin Bashkiak dhe pjesa tjetër është në proces shqyrtimi, në bazë të kritereve të përcaktuara qartë në VKM.

Në vend që qeveria të shtonte kuotat, për të përballuar kërkesat e mëdha që ka qyteti i Tiranës për strehim, kryeministri vendos pezullimin e këtij procesi, në një afat të pacaktuar

KOMENTE