Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Eddie Irvine, ish-piloti i Formulës 1, dënohet me 6 muaj burg
English

Eddie Irvine, ish-piloti i Formulës 1, dënohet me 6 muaj burg

Ish-piloti i Formulës 1, Eddie Irvine, është dënuar me 6 muaj burg pas një sherri në një klub nate të Milanos.

48-vjeçari ka goditur me gotë djalin e ish-kryebashkiakut të Milanos duke e dëmtuar rëndë në fytyrë. Gjykata e dënoi për agresion, ashtu siç dënoi edhe të dëmtuarin Gabriele Moratti, i cili e ka goditur i pari me grushta ish-pilotin e Ferrarit.

Gjithsesi, duke marrë parasysh sistemin italian të drejtësisë, Irvine dhe Moratti vështirë se do të kalojnë ndonjë ditë pas hekurave pasi automatikisht kanë të drejtën e dy apelimeve.

Sherri mes Eddie Irvine dhe Gabriele Moratti nisi për një mesazh që ish-piloti i dërgoi ish të dashurës së Morattit. Kur ky i fundit hyri në klubin e natës dhe pa që vajza me të cilën sapo ishte ndarë po fliste me irlandezin, nisi të godiste me grusht 48-vjeçarin.

Irvine, i cili në karrierën e tij ka qenë pjesë e skuderive Jordan, Ferrari e Jaguar, është kundërpërgjigjur duke e goditur me gotë italianin.

Nga karriera në Formulën 1, Eddie Irvine ka një pasuri prej 90 milionë eurosh/TCH/

KOMENTE