Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Inis Gjoni, kërkon shpërblim 200 mijë dollarë
English

Inis Gjoni, kërkon shpërblim 200 mijë dollarë

Këngëtarja dhe njëkohësisht regjisorja e mirënjohur Inis Gjoni, në datën 23 janar do të paraqitet në Gjykatën e Lartë, nga ku do të marrë vendimin për videon intime që është publikuar nga mediet pa dijeninë e saj, vite më parë.

Mësohet se Inis Gjoni ka kërkuar si dëmshpërblim 200 mijë dollarë, me pretendimin e shkeljes së privatësisë dhe prishje të imazhit publik.

Në 23 janar është caktuar seanca e radhës nga ku pritet të shpallet vendimi. Seancat e para në Gjykatën e Lartë janë shtyrë për shkak të mungesës së trupit gjykues. Regjisorja ka humbur përballjen me prokurorinë në dy nivele të gjyqësorit, por sërish ka vazhduar betejën ligjore, duke bërë rekurs në Gjykatën e Lartë.

Këngëtarja dhe njëkohësisht regjisorja e mirënjohur Inis Gjoni, në datën 23 janar do të paraqitet në Gjykatën e Lartë, nga ku do të marrë vendimin për videon intime që është publikuar nga mediet pa dijeninë e saj, vite më parë. Mësohet se Inis Gjoni ka kërkuar si dëmshpërblim 200 mijë dollarë, me pretendimin e shkeljes së privatësisë dhe prishje të imazhit publik.

Kujtojmë se video-skandali shfaqte pamje të këngëtares Gjoni, në marrëdhënie intime me të ndjerin Arjan Selimi. Videoja është filmuar nga aparati celular i Selimit, ku të dy shfaqen duke marrë nëpërmjet hundës një lëndë të bardhë, e cila dyshohet të ketë qenë heroinë, por më vonë është përgënjeshtruar nga Inisi.

Kjo e fundit akuzoi Prokurorinë e Krimeve të rënda, bën të ditur "Shekulli", se ka publikuar videon e nxjerrë nga telefoni i Selimit, pasi ky i fundit atë kohë ishte i akuzuar për trafik droge.

Nga ana tjetër, prokuroria nuk e ka pranuar këtë akuzë. Ky fakt e ka detyruar Gjonin të fillojë betejën ligjore, në Gjykatën e Tiranës, duke ngritur padi për dëmshpërblim prej 200 mijë dollarëve amerikanë. Gjykata e Apelit e ka rrëzuar padinë e Inis Gjonit, për shkak të mungesës së provave materiale.

KOMENTE