English

Babai përdhunon vajzën e tij 13 vjeçare (VIDEO)

Për të moshuarin Tafil Leka, në fshatin Lekaj të Lushnjës, varfëria e skajshme ku jeton nuk është asgjë përpara fatkeqësisë që ka zbuluar së fundmi.

I biri 46 vjeç Bashkim Leka dyshohet të ketë përdhunuar vajzën e tij, vetëm 13 vjeçe, në një kohë që e mitura dyshohet gjithashtu të jete abuzuar edhe nga tre të rinj të tjerë të fshatit.

E mitura, e cila është braktisur nga e ëma që 3-muajshe, i është nënshtruar abuzimit seksual prej katër muajsh deri tre ditë më parë, kur ka vendosur të flasë t’i tregojë gjyshit të saj, duke zbuluar kështu një histori të tmerrshme.

"Këtë e quaj ditë të zezë. Ai po erdhi më këtu, ne të dy me vajzën jemi të vrarë. Djali im nuk duhet të dalë nga burgu", thotë Leka.

Por, ndërsa e mitura ka denoncuar fillimisht vetëm të atin, përgjatë seancës me psikologe, ajo ka treguar edhe emra të tjerë të personave që sipas Kodit, nëse rezulton se është e vërtetë ata kanë kryer krim seksual me një të mitur, që nuk ka mbushur moshën 18 vjeç, e që sipas legjislacionit është vepër e dënueshme me burg nga 7 deri në 15 vjet. Për këtë policia e Lushnjës, përveç Bashkim Lekës ka arrestuar edhe Ardis Lekën 19 vjeç, Bertol Lekën 25 vjeç dhe Fatjon Gashin 23 vjeç.

E mitura lutet që ta marrin nën kujdestari dajat, ndërkohe që gjyshin shpreson t'ia strehojnë në një azil.

"Unë kam frikë nga babi. Më tha se nëse do të dalë nga burgu do më vrasë. Ai nuk e pranon atë që ka kryer. Dy prej djemve e pranuan atë çfarë më kanë bërë mua", rrëfen 13-vjeçarja./ A1 Report/ /Top Channel/
2037

KOMENTE