Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rozhani: Gjobëvënësit dhe rrugaçët e policisë
English

Rozhani: Gjobëvënësit dhe rrugaçët e policisë

Arben Rrozhani

Është ora 00.40. Ka hyrë e shtuna. Sapo kaloj në segmentin e Unazës, te pallatet “Agimi”. Semafori është jeshil dhe e kaloj me 40 në orë. Pak më tutje shquaj piketat e kuqe, që kanë bllokuar rrugën për të përfunduar në një korsi te muri anësor përballë derës së zyrës konsullore të Ambasadës së Rusisë në Shqipëri. Para meje është një fuoristradë e kuqe, me targa amerikane, më duket të shtetit të Indianas, me xhama të zinj.

Më ka parakaluar me shpejtësi skëterrë te segmenti i Unazës tek Ura e Lanës, pranë Drejtorisë së Policisë. Shoferi nuk ndalon, shfryn motorin turbo dhe polici tërhiqet, duke e përshëndetur. Pas tij është makina ime, një autoveturë me motor 1, prodhim low cost nga Brazili, me xhama pa film, edhe pse pak të avulluar.

Dua të eci përpara, të mos ndaloj, siç bëri makina pararendëse, sepse shifra e gjobave të mia është zero, makina prej 8 vitesh ka të gjitha taksat e paguara një më një, madje dhe kasko të plotë, kam lidhur rripin e sigurimit dhe mbi të gjitha, dua të shkoj në shtëpi, pasi kam dalë prej saj në orën 08.30 të mëngjesit të së premtes. Polici më zë rrugën, më bën me shenjë të ul xhamin dhe më drejton në sy dritën verbuese të një elektriku dore. Fik makinën dhe ul xhamin.

Polici më shikon me dyshim, me nofulla të shtrënguara dhe elektrikun nuk e heq nga fytyra ime edhe pse kam mbyllur sytë përgjysmë për t’i shpëtuar dritës verbuese. -Patentë, leje qarkullimi, - më thotë me kërcënim. I nxjerr dokumentet nga portofoli, ia jap dhe polici ikën.

Pres të më japë dokumentet dhe të iki. Por jo. Vjen një polic jorrugor, por që më ka zënë rrugën dhe më thotë që të hap krahun. Ndez makinën dhe bëj pak me mundim djathtas te korsia, ku asfalti është bërë fërtele dhe parkoj pas furgonit të policisë. Polici jorrugor më vjen pas.

-Pse i xhirove gomat?- thotë uniforma tipike me tipare rurale, por jo nga ato të “malokëve”. Duhet të jetë nga Jugu, apo “tepelenas”, siç i ironizojnë prurjet e reja në Policinë e Shtetit, pas gradimit të Saimir Tahirit si ministër i Brendshëm. -Nuk i xhirova gomat, - i them me zë të lodhur, sepse e ndjej se realisht nuk kam zë për të harxhuar.

Kam bërë disa mbledhje, kam folur shumë minuta në telefon, ndjej se duhet të ha darkë dhe të fle, ndërsa një punonjës policie po më sajon xhirim gomash në mesnatë.

Pa dashur të fyej intelektin e policëve, e mendoj se është e tepërt t’i sqaroj se ndërmarrja e bashkisë së Lulzim Bashës, prej shumë muajsh nuk ka vënë dorë në rrugët kryesore të kryeqytetit dhe shumë segmente, sidomos në korsitë ku kalojnë autobusët dhe makinat e tjera të rënda, kanë degraduar në atë farë feje sa mund të “biesh dëshmor” në zemër të kryeqytetit.

-Po, i xhirove gomat, - këmbëngul polici jorrugor, me një sjellje tipike rrugaçi duke ngrefosur trupin e bëshëm, tre herë sa i imi. -Të lutem, se jam i lodhur se kam qenë gjithë ditën në punë, -i them policit që më shikon si kriminel. Ndjej se jam gati për të shpërthyer, nervat po më lënë, por e mbaj veten. Para meje është furgoni i grupit të gatshëm që pret “mish të freskët” për në komisariatin më të afërt të policisë. -Në punë?!

Po edhe unë në punë jam, - vazhdon polici jorrugor, gjithnjë e më tepër rrugaç dhe kërcënues. Ndjej se nuk mbaj më, por bëj përpjekjen e fundit: -Kujdes me sjelljen, se je me uniformë. Kontrollo veten dhe bëj detyrën! Vjen një polic rrugor dhe i thotë kolegut jorrugor që të përmbahet. Jam në dilemë.

Të marr ministrin e Brendshëm në telefon është shumë vonë. Pastaj ai e ka bërë publike dëshirën që të mos ngatërrohet me punë gjobash dhe policësh, edhe pse situata po rrëshqet përtej tyre. Në fakt kam dashur disa herë ta telefonoj, por jam tërhequr, duke e shfajësuar, se helbete janë vetëm 100 ditë, policia ende nuk është reformuar, plus që ligji duhet të godasë ashpër në këtë vend rrumpallë.

Ia gjej numrin, por nuk i bie. Pastaj mendoj të prezantohem dhe t’u kërkoj llogari se në çfarë pike e thotë Kodi Rrugor të bllokojnë rrugën me piketa, të kalojë xhamaziu dhe të ndalohet xhamabardhi, në çfarë dyshimesh është mbështetur ndalimi dhe kontrolli? Nuk bëj asgjë edhe pse në fakt kam dy muaj që dua ta bëj këtë, madje me zyrtarët më të lartë të Policisë së Shtetit. Makina ime ka ngrënë në 100 ditët e para të “Rilindjes”, aq gjoba sa s’ka ngrënë në 8 vitet e Saliut, edhe pse nuk kam ndryshuar asnjë sjellje. Gjobat i mora në ish- Bllok, te rruga “Ismail Qemali”.

Sapo hyja në redaksi për të bërë mbledhjen vinin “çunat dhe gocat” e ish- Bllokut dhe vinin gjoba 1 mijë lekëshe. Njërin e kapa, por më tha se s’kishte ç’të bënte se e kishte mbushur. Pastaj i kërkova llogari pse makina përpara meje me stemën e Bashkisë së Tiranës nuk kishte gjobë, apo fuoristradat mu mbi trotuar. U zgërdhi dhe iku duke tundur bllokun e gjobave. Para dy javëve, sa s’më ra pika kur pashë se, tabela në krye të rrugës që kufizonte parkimin ishte hequr.

Tani nuk ke ku të parkosh, sepse mirë që vijnë makinat, por bashkë me ta kanë ardhur edhe zaptuesit e parkimeve, të bardhë dhe romë, që pengojnë me arka birrash vendparkimet, një biznes që po lulëzon mbi kurrizin e taksapaguesve, që u jep mandat pushtuesve të pronës publike që të bëjnë çfarë të duan dhe ti duhet të paguash 100 lekë, ndryshe të dëmtojnë makinën.

Policia nuk u flet dhe ka thënë se do t’u flasë më vonë, kur të bëjë dosjen e plotë për ta (tallje mendereje me popullin, se një patrullë në uniforma do t’i kishte marrë me shpulla ata dhjetëra zaptues, do t’i kishte gjobitur ato qindra makina që kanë vënë tabelën “shitet” dhe kanë zaptuar mbarë parkimet publike të Tiranës).

Gjithsesi paratë i pagova, madje dhe me kamatë, por tani, dy muaj më pas, më duhet të merrem në orën e parë të ditës së shtunë, jo vetëm me gjobëvënës, por edhe me rrugaçë që veshin uniformë policie. Polici jorrugor vazhdon të më akuzojë për xhirimin e gomave, se i kisha thënë; kam qenë në punë dhe më ishte përgjigjur se edhe ai ishte në punë. Polici rrugor bindet.

Urdhëron të më bëjnë testin e alkoolit. Mbaj mend që kam pirë ujë për herë të fundit nga ora 19.30. Ishte lëngu i fundit që përfundoi në organizëm. Vjen një djalë i ri, polic rrugor, bjond i gjatë dhe hap pipin e testit. Ma jep ta fryj. E fryj. Deri kur e merr ai në dorë shfryhet pak dhe ma jep ta fryj sërish.

E merr, e mat dhe ma kthen sërish i pakënaqur, duke më urdhëruar me prepotencë që ta fryj përsëri. E përsëris veprimin dhe ai e merr dhe e shikon rezultatin i pakënaqur. Do me çdo kusht që të ketë pak alkool në gjakun, frymën time, por besoj se s’kishte as H2O. Ia tregon shefit dhe i pakënaqur më kthen patentën dhe lejen e qarkullimit. -Na fal për shqetësimin, - thotë bjondi me buzë të shpërvjela. Ai tërhiqet prapa dhe bashkë me të edhe ai rrugaçi jorrugor.

Desha të dal dhe t’u prezantohem, t’u kërkoj identitetet dhe gradat, sqarimet për ndalesën 15 minutëshe, sjelljen harbute dhe aspak profesionale. Por nuk dola. Po të dojë e bën SHKB-ja me një kërkim të thjeshtë, te libri i shërbimeve. M'u kujtua rrugaçi jorrugor që më tha se ishte në punë. Po, në punë është ai dhe disa të tjerë si puna e atij.

Për fatin e keq të taksapaguesve si puna ime, që duan të jenë në rregull me ligjin dhe për fatin e mirë të atij xhamaziut me targa amerikane dhe të shokëve të tij që s’pyesin për ligje dhe rregulla. Ndoshta do të flas, ndoshta herën tjetër, nëse po këta gjobvënës dhe rrugaçë të jenë sërish atje në pritë, në mesnatë, për të vjelë gjoba e për të mbushur furgonë dhe padyshim... për të përshëndetur xhamazinjtë që fluturojnë rrugëve të Tiranës/"Shekulli"/

KOMENTE