English

Ekstradohet nga Moldavia në Shqipëri, Alexandros Mikail Zeitinidis

Nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana, dje u krye ekstradimi nga Chisinau, Moldavi drejt vendit tonë, i shtetasit Alexandros Mikail Zeitinidis, vjeç 52, lindur në Kazakistan.
Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda, me vendimin Nr. 43, datë 13.07.2009, e ka dënuar këtë shtetas me 7 vjet e 4 muaj burg për kryerjen e veprës penale të trafikut të lëndëve narkotike, parashikuar nga neni 283/a/1 i Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë. Pjesa e mbetur e dënimit është 1 vit, 1 muaj e 20 ditë burg.
Ky shtetas në datën 07.04.2008, është kapur në Kakavij, pasi në automjetin e tij janë gjetur 36 pako me lëndë narkotike.
Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Chisinau, më datë 24.11.2013 në Giurgiulesti, Moldavi u bë i mundur arrestimi i tij me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë.
Nё aeroportin “Nёnё Tereza” nё Rinas ky shtetas i ёshtё dorëzuar pёrfaqёsuesve tё Drejtorisё sё Pёrgjithshme tё Burgjeve.

KOMENTE