English

Arrestohen gratë hajdute të dyqaneve. Emrat

Rudina Dajlani
Nexhmije Dajlani
Alketa Shahini
Të treja këto gra mbrëmjen e djeshme kanë rënë në prangat e policisë së kryeqytetit pasi akuzohen për vjedhjen e një butiku në zonën e ish-Bllokut.

Një prej të arrestuarave Alketa Shahini ishte person i shpallur në kërkim për vjedhje në qytetin e Korçës, ndërkohë që e arrestuara tjetër Nexhmije Dajlani 28-vjeçe ishte e shpallur në kërkim për vjedhje nga komisariati 3 në Tiranë.

Mësohet se këto gra ishin arrestuar në qershor të vitit që lamë pas në qytetin e Elbasanit, pas akuzoheshin për disa vjedhje për vjedhje me anë të mashtrimit.

Sipas burimeve të policisë, bëhet me dije se shtetaset e arrestuara në bashkëpunim me njëra-tjetrën, vidhnin veshje të ndryshme.

Në momentin e arrestimit, atyre iu sekuestruan 40 fustane e 40 palë xhinse të vjedhura në dyqane të ndryshme.

KOMENTE