Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shqiptari del nga burgu dhe përdhunon përsëri. Pretendon se ka patur mbi 2 mijë femra
English

Shqiptari del nga burgu dhe përdhunon përsëri. Pretendon se ka patur mbi 2 mijë femra

Arben Tollia i dënuari me 12 vite burg nga drejtësia Shqiptare për akuzën e përdhunimit, është bërë sërish protagonist i një përdhunimi, ku këtë herë ka përdhunuar një shtetase 30-vjeçare në Durrës. Koha kur është kryer krimi daton dy muaj më parë, kur Tollia mësohet se kishte përfituar një leje shpërblyese nga burgu ku vuan dënimin. Në fakt sipas burimeve të policisë dhe prokurorisë së Durrësit, Tollia kishte disa kohë që njihej me shtetasen 30-vjeçare, të cilën e ka njohur nëpërmjet “Facebook”. I dënuari i është prezantuar me emër të rremë dhe pas disa komunikimeve të gjata, Tollia dhe shtetasja 30-vjeçare kanë vendosur të takohen. Nga sa mësohet, Tollia i është prezantuar si emigrant dhe se në kohën kur përkoi me marrjen e lejës 7 ditore nga autoritet e burgut, ai i ka pohuar 30-vjeçares se do të kthehej në Shqipëri, duke mundësuar dhe takimin mes tyre.

Takimi

Takimi është kryer dy muaj më parë në një restorant të Durrësit, ku pasi kanë drekuar, Tollia dhe 30-vjeçaria kanë vendosur të shkojnë në hotel. Pikërisht këtu, sipas kallëzimit të 30-vjeçares Tollia me anë të forcës së ushtruar dhe presionit ka kryer marrëdhënie seksuale me të. Pas kësaj, ai e ka fotografuar duke e kërcënuar se nëse do e kallëzonte në polici, fotot e saj, do të publikoheshin. Pavarësisht këtij kërcënimi, 30-vjeçaria ka paraqitur denoncim në polici, ku ka akuzuar Tollinë për përdhunim. Kallëzimi është bërë në emrin e rremë që Tollia përdorte, gjatë komunikimit me 30-vjeçaren. Mirëpo pas verifikimeve të policisë dhe përshkrimit fizik që vetë e dëmtuara ka dhënë në polici, është mësuar se personi që kishte abuzuar me 30-vjeçaren quhet Arben Tollia. Ky i fundit është lokalizuar, pas verifikimit të “Facebook”, ku policia mësoi se Tollia shkruante nga një burg i vendit.

Tërheqja e kallëzimit

Teksa policia ishte në fazën e hetimeve dhe kishte identifikuar personin, 30-vjeçaria ka vendosur të tërheqë kallëzimin e bërë në polici. Kallëzimi i regjistruar për veprën penale të “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”, hyn në veprat penale që pushohet nëse heq dorë i dëmtuari. Me sa duket 30-vjeçaria ka mësuar rreth historisë famëkeqe të përdhunimit të femrave nga Arben Tollia dhe ka vendosur të tërhiqet nga denoncimi. Fill pas tërheqjes së saj, prokuroria mësohet se ka vendosur të pushojë hetimet ndaj Tollisë. Në datën 13 janar të këtij viti Arben Tollia, ju drejtua gjykatës së Tiranës, ku kërkoi lirimin me kusht. Kërkesa penale mban nr.303 dhe se gjyqtari i çështjes është caktuar Kreshnik Omari. Arben Tollia është dënuar me 12 vite burg për pesë raste përdhunimi të vajzave dhe grave, ndërkohë mendohet se ai ka abuzuar dhe me dhjetëra femra të tjera në zonën e Durrësit, Elbasanit, Lushnjës. /shqiptarja.com/

380 partnere

Tollia, pretendonte vite më parë para Gjykatës së Krimeve të Rënda se kishte patur 380 të dashura. Ndërsa numri i femrave me të cilët ka pasur marrëdhënie seksuale ai pretendon se shkon mbi 2 mijë. 53-vjeçari ka deklaruar gjatë një seancë të fundit gjyqësore, se edhe pse ndodhet në burg prej tri vitesh, nuk i kishte shkëputur aspak lidhjet me ish-të dashurat e tij, të cilat rrezikonin deri atje sa t’i dërgonin karta rimbushëse telefoni në qeli. Pas arrestimit të tij në vitin 2005, rasti “Tollia” tronditi opinionin publik, për shkak të dy shimeve të prokurorisë se ai ishte përdhunuesi i më shumë se 100 femrave. Në vijim, pas administrimit edhe gati të 15 kallëzimeve prej “viktimave” të tij, organi i akuzës arriti të provojë plotësisht para gjykatës përdhunimet e Tollisë në vetëm dy raste. Më 26 prill 2006, Prokuroria kërkoi dënimin e tij me 17 vjet burg dhe 3 milionë lekë gjobë. Në përfundim të 38 seancave gjyqësore të gjykimit ndaj tij, Gjykata e shpalli atë fajtor vetëm për akuzën e “marrëdhënies seksuale me dhunë me të rritura” në dëm të M.M. dhe E. T., duke e dënuar me 12 vjet burg/Shekulli/

KOMENTE