English

21 janar 2011-21 janar 2014. Ceremoni përkujtimore për 4 viktimat: Deda, Veizi, Nikaj dhe Myrtaj

Vitet ikin shpejt, ato fluturojnë por dhimbja dhe trishtimi në zemrat e familjarëve nuk do të shuhet kurrë aq më tepër kur drejtësia akoma nuk ka gjetur shkaktarët e kësaj tragjedie.

Partia Socialiste do të përkujtojë me një ceremoni të veçantë 3-vjetorin e ngjarjeve të 21 janarit.
Ceremonia do të mbahet rreth orës 11:00 ku fillimisht kryeministri Edi Rama do të zbulojë 4 pllakat përkujtimore prej bronxi për nder të 4 viktimave Hekuran Deda, Ziver Veizi, Faik Myrtaj dhe Aleks Nikaj dhe më pas do të mbajë një fjalim të shkurtër.

Katër persona u vranë gjatë protestës së zhvilluar përpara Kryeministrisë në 21 janar të vitit 2011.
Çështja e vrasjes së katër protestuesve, aktualisht po shqyrtohet në gjykatën e Lartë, por asnjë prej përgjegjësve për këtë tragjedi nuk ndodhet aktualisht në burg.

KOMENTE