Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Provohet thënia: Një mollë në ditë mban mjekun larg
English

Provohet thënia: "Një mollë në ditë mban mjekun larg"

Dy mollë në ditë, reduktojnë sëmundjet e zemrës tek gratë.

"Një mollë në ditë mban mjekun larg" është një thënie e vjetër. Studiusit në Universitetin e Floridës (SHBA) kanë vërtetuar vërtetësinë e fjalës së urtë!
Ato zbuluan se mollët kanë aftësinë për të ulur nivelin e kolesterolit sidomos të kolesterolit "të keq" LDL, i cili mund të bllokojë arteriet dhe të sjellë situata të rrezikshme për jetën, sidomos në grupet me rrezik të lartë.

Në Britani, infarktet dhe sëmundjet e lidhura me zemrën janë shkaku më i madh i vdekjes në 45% të grave pas menopauses. Deri në menopauzë, gratë janë të mbrojtura nga këto sëmundje natyrshëm prej hormoneve si estrogjeni. Deri në moshën 50, nivelet e këtyre hormoneve mbrojtëse zbehen dhe rreziku i sëmundjeve të zemrës rritet ndjeshëm.

Studiusit e universitetit rekrutuan 80 gra në menopauz dhe i kërkuan atyre të konsumojnë 75 gram mollë të thata në ditë, e cila është pothuajse e barabartë me dy mollë të freskëta të madhësisë së mesme.

Gjaku i këtyre grave u ekzaminua në çdo tre muaj për një periudhë një vjeçare. U pa se pas tre muajsh niveli i kolesterolit LDL (kolesteroli i keq) ra me 16% dhe niveli i kolesterolit total ra me 9%. Pas 6 muajsh, LDL ra me 24% dhe kolesteroli total ra me 13%. U vu re se në gjashtë muajt që pasuan nuk pati rënie të mëtejshme.

Studimet e mëparshme kanë treguar se konsumimi i mollëve ka patur një ndikim shumë të çmuar në funksionin e mushkërive. Studiusit sugjerojnë se dy mollë në ditë mund të ulin nivelin e kolesterolit në mënyrë të konsiderueshme.

Kolesteroli LDL ( i keq) i lartë dhe kolesteroli HDL (i mirë) i ulët nuk janë të dëshirueshme dhe duhet të trajtohen. Ndryshimet në stilin e jetesës, ku përfshihen perveç te tjerash, dieta dhe ushtrimet, mund të sjellin reduktimin e faktorëve të rrezikut për sëmundje të lidhura me kolesterolin.

KOMENTE