Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Si na mësuan t`a urrenim vetveten. Shqiptarët e vërtetë me sy bojëqielli dhe shtatlartë
English

Si na mësuan t`a urrenim vetveten. Shqiptarët e vërtetë me sy bojëqielli dhe shtatlartë

Fahri Xharra - Shqiptarët e fillimshekullit 14-të ishin ende flokëbardhë, shtatgjatë, shtathedhur dhe sykaltër, sygjelbër, sylarmë, kur turqit trupshkurtër, flokëzinj, mustaqezinj, lëkurë të murrmë, me forcën e armës i pushtuan viset tona. Pushtuesi është pushtues, gjithmonë i njëjtë, synon skllavërimin, rrjepjen e pasurisë humbjen e gjuhës së vendit të pushtuar, asimilimin e popullsisë së atij vendi. Ballafaqimi i turqve me një racë të bardhë të shqiptarëve, kërkoi edhe metoda të ndryshme të cilat në planin afatgjatë do të bënin ndërrimin e kësaj raceje. Planet e tyre kishin edhe qëllimin tjetër, përmirësimin e racës së tyre aziatike.


Për pamjen e vërtetë të të parëve tanë e kam edhe këtë: Justini i II-të (?- 577 psk) . Ishte djalë motreje i Justinianit të parë, pra me prejardhje ilire.Qysh në moshë të re e kishin sjellë në oborrin mbretëror të ungjit të tij.Shquhej me pamje të bukur të trupit:sykaltër ,bardhec për nga ngjyra e lëkurës.( Mençuria Iliro Shqiptare , Sinan Gashi)


Rrëmbimi me dhunë i të rinjve dhe dërgimi i tyre në Azi, martesat e dhunshme, ndërrimi i fesë, ishin metoda të dhunës për interesat e tyre, por u përdorën edhe metoda psiko-sociale, të cilat mbijetuan shumë gjatë gati edhe në ditët tona. Përderisa turku i rekomandonte ato, me kalimin e shekujve ato u ngulitën në vetëdijen e shqiptarëve myslimanë, metoda të cilat me ndërrimet e tjera edhe ato u futën në psikikën tonë.


“Syri mavi”- Me kalimin e kohës ndër shqiptarë u krijua bindja se për çdo të keqe që ndodhte në familje apo të individi, fajtor ishte syri ”mavi”. Fajësohej takimi me një sykaltër apo me një sylarosh. Nënat frikësoheshin që të porsalindurin t’ia tregonin ndonjë “symavihi”, dhe lutnin Zotin që të porsalindurin kurrë të mos e shihte sykeqi (sykaltri). Shkruheshin hajmalia dhe viheshin rruza të kaltra mbi veshjet fëmijërore, që Zoti t`i shpëtojë ata.


Merrni me mend çfarë hendikepi natyror ishte të kesh sy të kaltër, sy të gjelbër apo larosh. Frika ishte shumë e madhe se përse vallë, unë të jem shkaktar i ndonjë të keqeje që mund t`i ndodhte dikujt nga ngjyra e syve të mijë (sykaltër –sy iliri). Gjeneratë pas gjenerate përcillej porosia të ruajt Zoti nga syligu (sy kaltri). Njerëzit dëshironin të kenë për martesë me më ëndje një syzi, flokëzi se ata nuk sillnin të liga. Filluan të krijoheshin oda për syzinj si ulliri (i zi), flokëzi si fleta e korbit, vetullzi si harku i krahut të dallëndyshes .Urrejtje dhe frikë nga vetvetja.!


Edhe në ditët e sotme i gjen shenjat mbrojtëse nëpër shtëpia, të varura po me atë qëllim që na i kishte porositur turku: Ruana zot nga syri i keq (sykaltri, sygjelbri, sylarmi )! Por, fatbardhësisht e tërë shoqëria shqiptare nuk është vetëm bardh e zi, vajzat e reja sot çmenden pas sykaltërve, kurse djalëria po ashtu çmendet pas vajzave me sy bojëqielli.


“Leshkuqi”- Ne shqiptarët e patëm “nderin “ të robërohemi për mbi pesë shekuj nga Perandoria Osmane, e çka është më keq, që edhe sot sillemi me vese të trashëguara nga ata. Kur u “trash” feja, ne shqiptarët ramë në kurthin e metodave shumë të sofistikuara psiko-sociale: të urrejtës së vetvetes. Një popull lëkurëbardhë siç ishim, një popull flokëverdhë siç ishim, normalisht që në mesin tonë kishte edhe njerëz me flokë të kuq, dhe e filluam urrejtjen ndaj tyre si “hasmi i pejgamberit”.
Osmanët na e mësuan metodën e injorimit, përçmimit, linçimit dhe urrejtjes ndaj “leshkuqeve” . Vetëm paramendoni, para disa dhjetëvjetësheve apo shekujve më parë, kur besimi në të kota ishte shumë më madh çdo të thoshte të kesh një fëmijë leshkuq. Paramendoni se si është sjellë rrethi me një leshkuq. Çfarë komplekse janë krijuar.


E pse ? Vetëm pse ishin apo janë trashëgimtarë të një race të pastër ILIRE.Më kujtohet leshkuqi, shoku i im nga fëmijëria, i cili ishte shumë inteligjent, e i hijshëm, por ai nuk e kishte as më të voglin guxim të ekspozohej në shoqëri, sepse menjëherë pasonin ofendimet për leshkuqin, ”hasmin e pejgamberit”. Sikurse integrimi në shoqëri, ashtu edhe martesa ka qenë një problem i madh. Të ishe “hasmi i pejgamberit” s`ishte aq lehtë, sepse automatikisht i kishe edhe sytë e “mavitë”, pra i padëshiruari i shumëfishtë i rrethit.


Edhe sot më vjen të çuditëm, se si gjatë shekujve nuk gjendej asnjë prijës fetar mysliman që të përgënjeshtronte këto të pavërteta për sykaltrin dhe flokëkuqin, dhe ta çlironin popullin nga metodat më të vrazhda psiko-shkatërruese të pushtuesit, të jetësuara me aq përkushtim në popullin tonë, se qeniet e lindura me sy të kaltër e lesh të kuq janë të barabartë me leshrat ngjyrë tjetër dhe ngjyrat tjera të syve si pjellë e perëndisë.


Kisha folur edhe për një të keqe të rrënjosur në popullin tonë, nga pushtuesit tanë. Qeshja pak më e gjatë e me zë në ahengje, gazmende, ndenja apo takime të rastit gjithmonë ndillte frikë. Çdoherë luteshim që ky gaz, kjo e qeshur të mos i paraprijë ndonjë të keqeje. Ishte e rrënjosur pra edhe frika e të qenit mirë. Pra, nuk guxonim as të lindnim, e as të jetonim atë që të parët na e kishin lënë/standard/

KOMENTE