English

Ardian Tragaj: Krimin nuk e bëra unë, çdo gjë e manipuluar nga sistemi që ngriti Sali "barbari" Berisha

Gjykata e Kavajës do të japë më 3 shkurt vendimin për Ardian Tragajn, i cili akuzohet për vrasje të dyfishtë dhe plagosjen e dy të tjerëve.

Ngjarja ka ndodhur në korrikun e vitit 2012 në Kavajë, për të cilën prokuroria kërkon dënim të përjetshëm për Tragajn.

Në një “rrëfim” për Shekulli-n, ai shprehet se prokuroria ka manipuluar ngjarjen.

“Mos u bëni palë me sistemin më të korruptuar të historisë së shtetit shqiptar që ngriti Sali "barbari" Berisha. Ndiqni seancën, do të rrëfej me fakte pafajësinë time”, shprehet Tagaj.

“Unë jam në burg nga i babëzituri Berisha dhe nga hajdutët e tij të pronave. Kam të gjitha dokumentet që tregojnë pafajësinë time. Do t’i paraqes ditën e gjyqit.”

Tragaj ka lindur dhe është rritur në Durrës me profesion jurist. Ai është i martuar dhe ka tre fëmijë (një vajzë dhe dy djem). Ai tregon se 5 vitet e fundit është marrë vetëm me pikturë.

“E gjithë krijimtaria ime ka qenë e përqendruar të njeriut duke vënë në pah veset, babëzinë, arrogance, abuzimin me pushtetin të qeveritarëve të sistemit të Sali babëzisë. Por dhe të situatës social ekonomike që po kalojmë ne qeniet humane.”

Për të dëshmuar anën humane të tij, Ardiani thotë se, ka organizuar dhe financuar 15 kampionate minifutbolli dhe ka ndihmuar njerëz në nevojë, por dhe shoqata të ndryshme dhe për këto ndihma financiare thotë se, është vlerësuar nga Bashkia Durrës me titullin “Mirënjohje e qytetit të Durrësit”.

“Besoj se vrasësit nuk janë si unë. Dua të them vetëm se unë nuk jam vrasës. Faktet për ngjarjen do t’i paraqes para gjykatës. Prokuroria është pjesë e skenarit që u morën me manipulimin e ngjarjes. Absolutisht nuk është e vërtetë që unë kam pranuar krimin/Shekulli/

KOMENTE