Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Tirana me stadium të ri dhe modern. 60 milionë euro
English

Tirana me stadium të ri dhe modern. 60 milionë euro

Stadiumi i ri kombëtar do të kushtojë 60 milionë euro dhe pjesën më të madhe të shpenzimeve do ta mbulojë FIFA, raportoi në numrin e së premtes gazeta e përditshme "Shqip".

Kjo është “garancia” që presidenti i FSHF-së, Armando Duka ka dhënë para Kryeministrit shqiptar, Edi Rama, në takimin e zhvilluar mes tyre pak ditë më parë, për të bindur këtë të fundit që shteti shqiptar të respektojë akordin për pjesëmarrjen në këtë investim të rëndësishëm.

Ndonëse nuk është zyrtarizuar ende pjesëmarrja e plotë e qeverisë shqiptare në këtë sipërmarrje, Kryeministri nga ana e vet ka shprehur gatishmërinë që shteti shqiptar të investojë për këtë vepër themelore për futbollin tonë, duke derdhur 10 milionë euro për ndërtimin e impiantit të ri.

Projekti fitues i stadiumit të ri prej 20 mijë vendesh të ulura që do të zëvendësojë impiantin aktual “Qemal Stafa”, do të zgjidhet brenda muajit mars, pas përfundimit të shqyrtimit të projekteve të tri kompanive që kanë mbërritur në këtë fazë finale të konkurrimit.

Por, duket se kushtet e ndërtimit dhe menaxhimit të këtij stadiumi kanë ndryshuar, pasi tani shqyrtohet ideja që impianti të mos jepet më në koncesion.

Shkak është bërë financimi prej 40 milionë eurosh që i është premtuar FSHF-së nga FIFA, duke mbuluar pjesën më të madhe të këtij investimi, që në total kap shifrën e 60 milionë eurove.

Në këtë mënyrë, në takimin mes Dukës dhe Ramës është diskutuar për pjesën e mbetur të financimeve të projektit, atë prej 20 milionë eurosh të këtij impianti ultramodern.
Parimisht është rënë dakord që kjo shifër të mbulohet përgjysmë nga FSHF-ja dhe shteti shqiptar, ndonëse gjithçka mbetet në rangun e një akordi parimor deri në momentin që gjithçka përfundon në letër, i parashikuar si pjesë e buxhetit.

Ndonëse Kryeministri Rama kishte bërë të qartë gjatë muajve të fundit se buxheti i kufizuar i qeverisë për vitin 2014 nuk lejonte investime kaq të mëdha për stadiumin, ndërsa vendi përballej me probleme të mëdha, ai ka pranuar që një investim i tillë i rëndësishëm të bëhet në të ardhmen.

Ndërkohë, FSHF-ja është gati të fillojë menjëherë kërkimin për të siguruar pjesën e vet të investimit, 10 milionë euro, të cilat mund të huazohen fillimisht nga UEFA apo FIFA dhe më pas t’u shlyhen këtyre organizatave ndërkombëtare falë të ardhurave nga e drejta televizive apo sponsorizimet.

Në dyvjeçarin në vazhdim, FSHF-ja do të sigurojë të ardhura më të mëdha nga e drejta televizive për eliminatoret e Euro 2016, pasi UEFA i ka centralizuar ato, për të ndihmuar financiarisht vendet më të vogla.

Një pjesë e këtyre të ardhurave do të shkojnë menjëherë si kontribut në buxhetin e përgjithshëm të stadiumit të ri, punimet e të cilit pritet të fillojnë në pjesën e dytë të vitit 2014 dhe të mbarojnë në vitin 2016.
Me këtë marrëveshje të re parimore mes FIFA-s, FSHF-së dhe shtetit shqiptar, tashmë duket se do të bjerë hipoteza e koncesionit të impiantit, ndërsa kompania fituese do të merret vetëm me ndërtimin dhe mirëmbajtjen e tij sipas kontratës që do të nënshkruhet mes palëve. Menaxhimi i plotë do t’i mbetet “Shoqërisë kuqezi”, ku FSHF-ja dhe shteti shqiptar janë partnerë në raportin 75%-25%, që garanton të ardhura më të shpejta dhe më të mëdha për FSHF-në në vitet në vazhdim, për të mbuluar investimet për ndërtimin e stadiumit.

Kjo është arsyeja se pse presidenti i FSHF-së konfirmoi të mërkurën para mediave, se gjërat po shkonin “në rrugën e duhur” për sa i përket stadiumit të ri.

Nëse më parë Duka kishte shprehur shqetësim ndaj indiferencës së shtetit për këtë projekt madhor, tashmë ai ka pranuar se situata është përmirësuar dhe se si FSHF-ja është e bindur për të çuar deri në fund planin për ndërtimin e këtij impianti/"Shqip" /

KOMENTE