Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Basha në Korçë në 23 vjetorin e PD-së
English

Basha në Korçë në 23 vjetorin e PD-së

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha është ndalur në Korçë në turin e kremtimit të 23 vjetorit të krijimit të degëve të PD në rrethe. Në fjalën e tij në këtë qytet, zoti Basha është ndalur në situatën e rëndë ekonomike dhe të pasigurisë me të cilat përballet çdo qytetar sot. Maxhoranca e re, sipas zotit Basha, duke shkelur çdo premtim elektoral ka futur vendin në krizë dhe e ka bërë më të pasigurt jetën e çdo shqiptari. Kjo maxhorancë, sipas kreut të demokratëve, me papergjegjshmëri ka në mendjen e saj jo mirëqenin e qytetarëve, por mënyrat se si mund të manipuloje rezultatet elektorale përmes reformës territoriale apo shitblerjes së votave .

“Premtuan ulje taksash, premtuan ulje çmimesh, premtuan 300 mijë vende të reja pune, premtuan shëndetësi falas, premtuan legalizime falas, premtuan një ekonomi të fortë, realiteti me të cilin përballen sot shqiptarët është ekonomi e dobët, e ardhme e pasigurt, asnjë vend i ri pune, por shumë vende pune janë mbyllur, njerëzit janë flakur në rrugë. Çmimet po rriten, pasiguria mbizotëron jetën e shqiptarit, i majtë apo i djathtë, votues apo jo i koalicionit të mashtrimit me 23 qershor. Cila është moto e tyre? fajin e ka opozita, fajin e ka ekstremistët europianë, vetëm ne s’kemi faj. Mesa shihet nuk e vrasin mendjen, sepse kanë në mendje dy gjëra: Salamandrat elektorale përmes reformës të njëanshme territoriale-administrative në një anë dhe shitblerjen e votës që eksperimentuan në Korçë në muajin nëntor, në anën tjetër.”deklaroi lideri i demokrateve Lulzim Basha

Prerë dhe qartë, lideri i opozitës shprehu nga Korça qëndrimin e tij se nuk do të pranohet një refomë e njëanshme për interesa elektorale dhe se nuk do të ketë zgjedhje pa përcaktuar mekanizmat e nevojshme ligjore që pamundësojnë blerjen e votave.

“Partia Demokratike, demokratët, opozita, paralajmëron jo vetëm mosnjohjen e çdo produkti të njëanshëm të reformës territoriale-administrative, por edhe një kundërshtim të fuqishëm mbarë popullor, të reformës arbitrare për interesa të fëlliqura elektorale. Në emër të të gjithë demokratëve paralajmërojmë edhe një herë nga Korça se nuk do të ketë zgjedhje në Shqipëri pa gjetur zgjidhjet dhe rrugën që e bëjnë të pamundur blerjen e votave, përdorimin e parave të korrupsionit dhe krimit për të tjetërsuar vullnetin e lirë të zgjedhësve shqiptarë” theksoi zoti Basha.

Duke folur për kuvendimin e ri që ka nisur PD, zoti Basha ka përcaktuar si katërkëndësh të analizës evidentimin e asaj që është bërë mirë, çfarë nuk bërë mirë, çfarë duhet të ishte bërë më mirë, çfarë duhet bërë më mirë në të ardhmen. Objektiviteti , përgjegjshmëria, profesionalizmi dhe argumentet duhet të jenë bazë e analizës tha zoti Basha.

“Argumenti, arsyeja, transparenca, gjithë përfshirja, llogaridhënia, kërkimi i ndjesës aty ku ka vend dhe është e nevojshme, rimarrja e iniciativës me forca dhe energji të reja, me zgjidhja të reja, me programe të reja që lançojnë zhvillimin, këto janë armët tona, ky është sistemi ynë” deklaroi kryetari i PD Lulzim Basha.

KOMENTE